SHBA, falimenton qyteti me 300 mijë banorë

Arfenilla

Themelues i Forumit
Qyteti kalifornian i Stocktonit pritet të shndërrohet në qytetin më të madh amerikan në histori që do të shpallë falimentimin në orët e ardhshme
Kryebashkiakja Ann Johnston deklaroi përpara këshillit bashkiak se nuk mund të bëhet më asgjë për të shpëtuar financat e qytetit dhe se ajo ka marrë “vendimin më të vështirë dhe zemërthyes” të jetës së saj.



f.0627163335533_m.jpg

Si rrjedhojë, shpallja e falimentimit në bazë të ligjit amerikan është bërë e pashmangshme.

Shtëpi e 290 mijë banorëve, 140 kilometra nga San Francisko, Stockton u godit rëndë nga kriza e tregut të pasurive të paluajtshme në SHBA në vitet 2008-09.

Shpallja e falimentimit do të lejojë qytetin të paguajë disa prej kreditorëve të tij, së bashku me disa prej shërbimeve të domosdoshme, si policia dhe departamenti i zjarrfikëseve.

Përpara hedhjes së këtij hapi nga administrate lokale, u vendos një rritje drastike taksash për banorët, shkurtimi i çerekut të punonjësve të policisë, i pagave për mjekët dhe u largua nga puna një e treta e personelit zjarrfikës.

Aktualisht, Stockton qëndron midis qyteteve me kriminalitetin më të lartë në SHBA, ndërsa papunësia prej 15 për qind është dy herë më e lartë se mesatarja kombëtare.

I zgjedhur si qyteti më i mjerueshëm amerikan në vitin 2010, Stockton është një prej qyteteve të mesme në gjendje të vështirë financiare. Shtëpi e 70 mijë banorëve, gjatë javës u lajmërua se edhe Camden në New Jersy po shkon drejt falimentimit.ira.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top