SHBA-BE i shpallin luftë Lulzim Bashës, pas Donald Lu vjen deklarata e fortë e Vlahut

Guest2

Antarë i Respektuar
Pas ambasadorit Donald Lu, një deklaratë e fortë ka ardhur edhe nga Delegacioni i BE në vendin tonë. BE shpres keqardhjen që lidershipi i PD refuzoi propozimin për kompromis.

Sipas BE, besueshmëria e reformës në drejtësi varet nga besueshmëria e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ja reagimi i plotë i BE:

Na vjen keq që lidershipi i Partisë Demokratike e refuzoi propozimin për kompromis.

Besueshmëria e reformës në drejtësi varet përgjithësisht nga besueshmëria e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për ta garantuar këtë, një rol i kufizuar specifik i komunitetit ndërkombëtar përmes Operacionit Ndërkombëtar Monitorues është thelbësor.

Kjo përputhet plotësisht me Opinionin e Komisionit të Venecias që e parashikon këtë rol për Operacionin Ndërkombëtar Monitorues. Propozimi aktual për kompromis reflekton pozicionin tonë të qartë që komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurojë monitorim të fuqishëm për të garantuar besueshmërinë e procesit, përfshirë pre-vetingun e anëtarëve të organeve të vetingut, duke dhënë, sipas rastit, rekomandime negative. Komuniteti ndërkombëtar nuk ka sugjeruar kurrë pasjen e ndonjë pushteti ekzekutiv, meqë është thelbësore që autoritetet shqiptare të ruajnë zotërimin e plotë.

Tani negociatat duhet të mbërrijnë në një konkluzion pozitiv. Kjo do të diskutohet gjithashtu nga Zëvendës Sekretaria e Përgjithshme e Shërbimit Evropian të Aksionit të Jashtëm, Helga Schmid, gjatë vizitës së saj në Shqipëri sot dhe nesër.

/Agjensia e Lajmeve Sot/
 
Titulli: SHBA-BE i shpallin luftë Lulzim Bashës, pas Donald Lu vjen deklarata e fortë

Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë surprizë sa i përket reformës në drejtësi.


Përmes një statusi në rrjetin social Facebook ai i bën një propozim të panjohur më parë Partisë Demokratike, ku i thotë se të vendosin vetë se si e duan reformën në drejtësi, dhe mazhoranca do të jetë e gatshme të miratojë ashtu siç ata do të duan, pa i bërë asnjë ndryshim. Në këtë status, Rama thotë se PD-ja duhet të marrë edhe miratimin e SHBA-ve dhe BE-së për versionin e saj të drejtësisë.

“Një propozim i ri për PD: Shkruajeni vetë si të doni reformën, merrni miratimin e SHBA/BE dhe ne do ta miratojmë pa lëvizur asnjë presje!”, shkruan Rama.
 
Titulli: SHBA-BE i shpallin luftë Lulzim Bashës, pas Donald Lu vjen deklarata e fortë

Kur them une qene jemi temiret e te tjereve e te keqet e vetes..... Si e si tja hedhim njeri tjetrit ,njera al nuk firmos e tjetra te le dobicin tek dera ...te na rroj nena parti e interesat e medjet e meritat per te patur argumenta per te bere fushaten elektorale ne vazhdim ,pa kush pyet per poullin :(
 
Back
Top