S’harron bicikleten? Sekretin e mban qeliza nervore

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

S’harron bicikleten? Sekretin e mban qeliza nervore
Kush ecen nje here me biciklete mund te rrije i qete per gjithe jeten, pasi edhe pa hipur mbi dy rrotat per shume vjet me radhe, nuk ka per ta harruar kurre.

Nuk ka rendesi mosha kur kemi zbritur nga bicikleta sepse pedalimit mund t’i rikthehemi edhe ne pleqeri dhe pothuajse ne marredhenien me bicikleten asgje nuk do te kete ndryshuar. Kujtesa e drejtimit te bicikletes eshte e ngjashme me ate te notit, te ushqyerit dhe skive.

Ne nje kerkim te publikuar ne revisten “Nature Neuroscience” thuhet se fakti i kujteses se disa veprimeve i dedikohet nje qelize nervore qe rregullon mekanizmin e trurit tone. Ekipe shkencetaresh nga Universiteti i Aberdenit, Londres, Roterdamit dhe Nju Jorkut kane studiuar lidhjen mes qelizave nervore te trurit, duke zbuluar se cdo lloj i vecante qelize kujdeset per nje prej “zakoneve” tona.

“Kemi zbuluar se nje qelize qe perkthen sinjalet e trurit fale nje kodi te vecante, kthehet ne nje kujtim te perhershem dhe ky mekanizem vihet ne pune sa here qe mesohemi me dicka te re” shprehet profesori Peer Wulff. Ky zbulim hedh nje tjeter hap ne zhvillimin e neuroshkences dhe do te ndihmoje shkencetaret te rrugetojne per te zbuluar shume funksione te trurit ne te ardhmen.
*tch*
 
Back
Top