Shaqiri: Të kthejnë sytë edhe nga Tanusha

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Ish-komandanti i UCK-së, Xhezair Shaqiri i cili për një periudhë të gjatë është i strehuar në Karadakun e Shkupit ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare të drejtojë sytë kah Tanusha.

“Në këtë periudhë kur po dalin në shesh gjithë ato padrejtësi nga ana e institucioneve shtetërore ndaj zonave shqiptare dhe tanimë me vizitën e drejtpërdrejt të delegacioneve të jashtme sidomos nga Qeveria belge, apelojë që vëmendja të përqendrohet edhe tek Karadaku i Shkupit, një zonë e rëndësishme me popullatë, e cila tmerrësisht është anashkaluar nga shteti”, ka theksuar Shaqiri për agjencinë e lajmeve INA, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, por edhe Qeverisë që të përkujdeset për investime dhe zhvillim të kësaj zone kufitare.

Shaqiri, ish-komandant dhe ish-deputet i Parlamentit të Maqedonisë vite me radhë është i strehuar në këtë zonë të thellë malore në kufirin me Kosovë, për shkak të fletëarrestit të lëshuar nga autoritetet shtetërore të Maqedonisë, edhe pse ai konsiderohet se bëhet fjalë për vepër të montuar ndaj tij. (S.S/INA)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top