polisi_tajrush
Struga zemra Ilirides
Mos të kruhen ka Tanusha. Nuk e kam frikën e pushtetit. Unë respektojë urdhërat e politikës së ndërkombëtarëve dhe shqiptarëve në rajon dhe nuk dua të bëj probleme. Probleme bën Gruevski”, thekson për agjencinë e lajmeve INA, Xhezair Shaqiri-Hoxha, ish-komandanti që po kalon vapën e fillimit të verës nën flladin e malësisë në Tanushë
Xhezair Shaiqir, ish-deputeti i njohur më shumë si ish-komandant Hoxha tashmë është bërë një yll medial dhe shumë i kërkuar edhe nga mediat ndërkombëtare. Ai ishte në qendër të vëmendjes në fillim të kësaj jave në revistën prestigjioze “Financial Times”.
Nga pasiguria dhe nga ndjekja e pushtetit, për shkak të një vepre të ngritur ndaj tij, që ka të bëjë pas luftës së vitit 2001, Xhezair Shaqiri po kalon ditën e fillimit të verës në Tanushë, por i irrituar siç thotë nga skenarët e ndryshme, që duan të ngritën për Tanushën sikur në rastin e Radushës.
“Mund të ketë një gjë të tillë, por unë nuk kam frikë. Nuk e kam frikën e pushtetit nëse formohet një opinion të sulmohet Tanusha. Unë kam respektuar dhe respektojë urdhrat e ndërkombëtarëve dhe urdhrat e politikës së shqiptarëve në Ballkan se nuk duhet të bëjmë probleme. Sa i përket asaj, se sa forca i ka Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov, daja i kryeministrit që është shef i sigurimit shtetëror, që moti do të isha në postet e Qeverisë dhe Parlametit të Maqedonisë”, ka theksuar Xheziar Shaqiri, i cili thekson se arratisja e tij është njëlloj sikur e shqiptarëve të tjerë, që akoma ndiqen nga ky shtet.
Sipas tij, deri tani nuk ka garanci që ai ti kthehet jetës normale, por edhe thekson se rasti i tij është i motivuar politikisht. “Të kishe qenë vetëm Hoxha edhe Tanusha problem në këtë shtet, do të kisha jetu në ndonjë skaj të botës dhe nuk do të kishte pas problem. Shihet qartë se problemet janë të përditshme Nikolla Gruevski nuk ka të ndalur me ofensiva kundër shqiptarëve”, shpjegon Xhezair Shaqiri, duke kërkuar që politika shqiptare të veprojë ndryshe në këto rrethana të zhvillimeve aktuale në Maqedoni.
Shaqiri që thekson se është kryetar i plotfuqishëm i Partisë Demokratike Kombëtare (PDK) konfirmon sërish se ndaj tij ka një vepër të montuar politike, pas vitit 2002, për të cilën ai akuzohet nga dëshmi të rrejshme dhe që më pas të përgënjeshtruara në gjykatë. (Nedreta Nuredini/INA)