Shampanja

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
Champagne-Gala-09-550x381.png

Si ta zgjidhni, ruani, hapni, madje edhe të gatuani me të

Diçka e vogël: Shampanjën e prodhoi i pari në shekullin e 17, një murg me emrin Dom Perignon. Dhe ... kur e provoi për herë të parë, thirri "Jam duke shijuar yjet!". Që ta ruante mirë atë, ai përdori shishe vere më të trasha se normalja dhe i lidhi tapat e tyre me spango.

اfarë është: Kjo pije marramendëse është aktualisht një përzierje e shkëlqyer e verës së bardhë dhe asaj të kuqe. Shampanja e vërtetë vjen vetëm nga krahina Champagne e Francës Verilindore, nga kombinimi i rrushit të zakonshëm Chardonnay me Pinot Noir ose Pinot Blanc. Verërat italiane të ngjashme me shampanjën quhen Spumante, ato gjermane quhen Sekt dhe ato të vendeve të tjera si p.sh. në SHBA quhen thjesht verëra me gaz (bula).
اfarë pamje ka: Këto sajesa me flluska kanë ngjyrë nga e verdha e artë shumë e zbehtë në të kuqe kajsi.
اfarë shije ka: Shampanja varion në shije nga shkumore e me shumë bula dhe nga e thatë në të ëmbël. Etiketa do t'ju tregojë nivelin e ëmbëlsisë.

Si ta bëni përzgjedhjen tuaj më të thjeshtë:
Brut: jashtëzakonisht e thatë (më pak se 1.5% sheqer)
Ekstra e thatë: e thatë (1.2-2.0% sheqer)
E thatë: paksa e ëmbël (1.7-3.5% sheqer)
Gjysmë e thatë: e ëmbël (3.3-5.0% sheqer); verë shumë e ëmbël
E butë: shumë e ëmbël (mbi 5.0% sheqer); verë shumë e ëmbël

Pse është kaq shumë e shtrenjtë: Shampanjat më të mira, jo vetëm që bëhen me rrushin më të mirë, por ato bëhen gjithashtu me një metodë tradicionale të ndërlikuar që quhet metoda e shampanjës (champenoise) gjatë së cilës vera kalon në një fermentim të dytë në shishe.

Këshilla si ta ruajmë: Shampanja juaj e preferuar nuk duhet të mbahet më shumë se disa orë në frigorifer, sepse i ftohti i tepërt do të zbehë shijen (Kjo vlen edhe për verëra të tjera të bardha). Ju duhet ta mbani shampanjën në një vend të freskët dhe të thatë.

Këshilla si ta shërbejmë shampanjën: Shampanja (dhe lloje të tjera verërash spumante) duhet të shërbehet e ftohtë, kështu që futeni në frigorifer dy orë përpara se ta shërbeni. Nëse është e nevojshme, ju mund ta ftohni në një mënyrë të shpejtë për 20 minuta duke e zhytur shishen në një kovë me 50 copa akulli dhe ujë.

Për të hapur shishen, bëni veprimet e mëposhtme:
1. Hiqni letrën e varakut.
2. Zgjidheni telin rreth e rrotull tapës.
3. Mbajeni shishen në një kënd 45 gradë, duke e drejtuar larg nga njerëzit në dhomë.
4. Duke i mbajtur gishtat mbi tapë, me ngadalë rrotullojeni shishen (por jo tapën) me dorën tjetër.
5. Kur e ndjeni që tapa lëviz dhe është e lirshme, lirojeni ngadalë nga shishja me gishtin e madh. Kur ta keni bërë, do të dëgjoni një "puf," të lehtë, jo një "pop" të fortë. Shampanja duhet gjithmonë të shërbehet në gota shampanje të holla, që nuk lejojnë që flluskat të dalin nga gota siç bëjnë gotat me grykë të gjerë. Sigurohuni që gotat të jenë pa detergjent enësh dhe pluhur, sepse të dyja këto i shkatërrojnë flluskat.

Këshilla si ta ruani shampanjën: Mënyra më e mirë për të ruajtur shkumëzimin e shampanjës së mbetur është të përdorni një ‘stopper’ prej metali, që mund ta gjeni në dyqanet e verërave. Në vend të kësaj, hidhni një gjilpërë kundra ndryshkut në një shishe, pastaj lidhni një tullumbace sipër në majë. Secila metodë do ta ruajë shampanjën për rreth dy ditë.
A e dinit: A e ka humbur xixëllimin shampanja juaj? Ringjalleni atë, duke hedhur një stafidhe rrushi brenda.
Informacion për vlerat ushqyese: Një gotë shampanjë 100 g do t'ju falë rreth 70 kalori. Do të përvetësoni 1 g proteina dhe 5 mg natrium, por jo fibra, yndyra apo kolesterol.

/Telegrafi/
 
Titulli: Shampanja

Te gatuajm me shampanje !!!!! o lali ka shku mishi 8000 lek kilja e se blen populli , jo me te gatuajn me shampanj qe bon 100 mij lek shishja lol .Na trego si gatuher me ver nga ajo ekonomikja dhe me rujt ate veren se per shampanj ska me na ra na i her rasti me gatujt .


A dhe dicka nese doni me pi shampanj ekonomike futini 1 vere proseco doc nga veneto dhe isoj si shampanja esht ;).
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top