Sfida me ujëvarën, fitojnë tre të “çmendurit” (VIDEO)

Tre aventurierë të çmendur sfiduan një ujëvarë me lartësi prej më shumë se 100 metrash në Afrikë, duke lundruar me kanoet e tyre deri në buzë të greminës. Steve Fisher, 37 vjeç, Dale Jardine, 33 vjeç nga Afrika e Jugut dhe amerikani Sam Drevo (33 vjeç), u përballën me rrymat e forta, duke u drejtuar drejt një shkëmbi në vendin ku formohet ujëvara e famshme e Viktorias, më e larta në botë, ndodhur në kufirin midis Zambias dhe Zimbabves.

ujvarra_sfida_330_230.jpg


Vetëm një gabim i vogël, do të kishte sjellë një vdekje të sigurt për aventurierët, që edhe kështu rrezikuan jetën e tyre, jo vetëm nga rryma e fuqishme e ujit, por edhe sepse ujrat e Viktorias njihen si të populluar nga krokodilë.

Megjithatë, burrat realizon me sukses misionin e tyre, duke qëndruar në shkëmbin mbi ujë, pikërisht në të tatëpjetën në të cilën nis ujëvara.

Të fotografuar nga një fotograf i sporteve ekstreme, treshja përfundoi në faqet e para të shtypit botëror, për kurajon dhe çmendurinë e jashtëzakonshme në realizimin e këtij misioni të pabesueshëm.

Në të shkuarën, askush nuk ka mundur t’i mbijetojë një rënie në Viktoria.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Sfida me ujëvarën, fitojnë tre të “çmendurit” (VIDEO)

Tamam te çmendur...........nuk e di ca guximi kane
 
Re: Sfida me ujëvarën, fitojnë tre të “çmendurit” (VIDEO)

Te cmendur ne kulem qenkan keta skane cte bejne kshu
 
Titulli: Sfida me ujëvarën, fitojnë tre të “çmendurit” (VIDEO)

Fjala e cmendur nuk quhet me per ata te cmendines se i kane zene rradhen keta
Urime per guximin gjithsesi,kane aq shume sa mund te japin hua
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top