Sezoni turistik në vend, masa për qetësinë akustike

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Tiranë - Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit pritet të marrë masa për të siguruar qetësinë akustike në të gjitha plazhet dhe zonat turistike të vendit.
Kjo nismë vjen nga ankesat e shumta të qytetarëve dhe shqetësimet e vazhdueshme të turistëve vendas dhe të huaj, që pushojnë në plazhet e Shqipërisë, për ndotjen akustike (zhurma e diskove) tej normave të lejuara dhe jashtë orareve të përcaktuara

Kështu, të gjitha drejtoritë e Policisë në Qarqe dhe Komisariatet e Policisë, që në territoret që mbulojnë ka zona turistike, do të marrin masa që nga dita e Hënë deri ditën e Enjte pas orës 24.00, dhe për ditët e Premte dhe e Shtunë pas orës 02.00, të ndërpresin aktivitetet që krijojnë ndotje akustike në zonat turistike.

Për rastet e prishjes së qetësisë publike, të parashikuara nga neni 274 i Kodit Penal, do të kryhen veprimet proceduriale dhe materialet ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor.
*Start*
ps:
ndersa per tipa si puna jone qe sflen naten se si do behet spo e merr vesh njeri...
 
Back
Top