sabah
Anëtar i Respektuar
Janë paraqitur thashethemet e para për paraqitjen e mundshme të Service Pack 1 për Windows 7 i cili supozohet që vjen në muajin shtator te ketij viti. Në fakt, siç pohojnë burimet e afërta me Microsoftin, kompania është e vetëdijshme që një numër i madh i shfrytëzuesve po e pret përditësimin e parë të madh të këtij sistemi për të filluar përdorimi ne tij. Për këtë arsye Microsoft dëshiron të paraqesi SP1 sa më parë që është e mundur, e sipas informatave në dispozicion, kjo do të mund të ndodhte gjatë muajit shtator e me testimet e tij qe prej muajit qershor. Pritet që Service Pack 1 për Windows 7 do të sjell përditësime të vogla dhe mundësi të reja.