Sërish vjen Marsi, sërish vjen stina!

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Keto dite, ne kete fillim marsi, sikurse edhe keto vitet e fundit ne vazhdimesi, kasta jone politike andej e ketej Alpeve Shqiptare jane leshuar ne nje gare se; kush eshte me patriot? , Kush eshte me tradhetare? , Kush eshte me atdhetare?, dhe kush ka me shume e kujt i ka ngele me shume, nese vertete i ka ngele, krenari kombtare? Per mendimin tim ne as sot, as ne te kaluaren, madje as ne te ardhmen, asnjehere nuk do i kemi problem shembujt se ku te merrnin krenari kombtare, por problem qendron ne ate se kemi humbur rrugen dhe se keto dite marsi (perfshi ketu 2 marsin e 1444 dhe 5,6 e 7 marsin e 1998) eshte me lehte se kurre ta gjejme ate qe kemi humbur dhe ajo eshte:

Atje, atje ku te gjitha rruget ne kete fillim marsi dergojne , andaj nisuni per atje………

Perkunder asaj se gjuha jone eshte nder me te vjetrat, akoma leksikologjia e saj nuk ka gjendur pershkrimin adekuat te asaj se cfare kishte ndodhur atje me 5, 6 dhe 7 mars 1998. Andaj eshte i cik si e veshtire te pershkruhet me fjale ajo se cfare kishte ndodhur ato dite ne Prekazin tokes ilire –dardane, ne Prekazin e Ahmet Delise, ne Prekazin e Tahir Mehes, ne Prekazin e Adem Jasharit, ne Prekazin e majeve te Lavdise……
Nje gje eshte e sigurte. Ate dite, aty, ishin ndeshur ne nje perballje direkte, e Mira dhe e Keqja, ne nje perballje qe deri ne ate kohe nuk kishte njohur historiografia boterore e shkruar dhe e folur, ne nje perballje ku e Mira sfidoi te Keqen dhe u shendrrua ne Feniks.
Ate dite aty, u takuan ne lendinen e nderit, te rreshtuara krahe me krahe, ne njeren ane virtytet e keqija dhe ne anen tjeter virtytet e mira, per ta sfiduar njera tjetren. Pra, te gjitha majet e pathyeshme deri me tani te virtyteve pozitive dhe negative ishin ndeshur ate dite ne nje perballje per jete a vdekje. Andaj, une, i jap lluksin mendjes sime dhe guxoj te propozoj qe 5, 6 dhe 7 marsi te shpallen: ditet boterore te sakrifices, ditet boterore te urrejtjes, ditet boterore te atdhedashurise, ditet boterore te friges, ditet boterore te guximit, ditet boterore te tentim nenshtrimit, ditet boterore te qendreses, ditet boterore te dhunes, ditet boterore te trimerise, ditet boterore te se mires, ditet boterore te se keqes, ditet boterore te roberise, ditet boterore te lirise, pse? Sepse te gjitha keto, ate dite ishin ndeshur aty per ti dhene funde njera tjetres dhe atdhedashuria kishte mposhtur urrejtjen, guximi kishte mposhtur frigen, qendresa kishte mposhtur nenshtrimin, trimeria kishte mposhtur dhunen, e mira kishte mposhtur te keqen e liria kishte mposhtur roberine.
Them te drejten, mendja ime deri me tani nuk ka hasur nje perballje kaq sfiduese, nje perballje kaq madheshtore, te permasave kolosale. Nuk me ka rene te degjoje as nga historiografia e shkruar e as nga ajo gojore, as ne enciklopedite boterore nuk kemi nje perngjasim pershkrimi te asaj qe ka ndodhur ate dite, madje madje as ne pershkrimet e librave te shenjet qe njerezia thuajne se eshte parashikuar cdo gje nuk munde te gjeme dic te tille.
Ate dite, maja e egersise njerezore me te gjitha te keqijat qe munde te mbarte ne vete kishte mesyer nje familje te vetme, e cila perkunder mundesise se largimit, kishte vendosur te qendronte dhe ti bente balle tmerrit, madje me krenarine, guximin dhe atdhedashurine me te madhe.

‘’………lufta kishte filluar me kengen ;’’n’Dardani biejn tupanat’’;, dhe kenga ishte sfide me e madhe………Nene Zadeja ne shporet piqte buken per femijet, grat dhe burrat e atyre neteve, qe koha i shendrroi ne gjeneral, madje ne gjeneral qe do u kishin lakmi edhe gjeneralet me ne ze te kohes per sakrificen dhe qendresen e bere……………..diten e pare ra Adilja mu te shkallet derisa barte municion, ……..pastaj te gjithe me radhe ashtu siq ishin besatuar nje nate me pare……..Zarifja….,Qazimi……Nazimi….Besimi, Blerimi, ….Bujari….baca Shaban………bali Hamez………i parafundit ne diten e trete ra bali Adem ……….e krejt krejt i fundit ra Kushtrimi (13 vjec) qe me automatik ne dore e gjoksin djaloshar ndali egersine dhe zjarrin e tankseve, duke i futur lemerin se keqes, me te keqes se mundshme ………….’’ – rrefen Besarta, per ate dite te madhe. Rrefen ajo e cila pa ju trembur qerpiku i kishte thene se keqes ne oborr: Nuk i keni vrare, sepse keta kane mbjellur faren e tyre…..andaj e pavdekshmja nuk munde te vritet.

Pra, aty eshte krenaria jone, dhe jo vetem jona, por e tere botes. Sepse bota nuk njehe nje rast te tille, te paperseritshem, ku grate luftonin kunder gjeneraleve pushtues e cunat me gjoksat dhe trupat e tyre te njome ndalnin zjarrin dhe ecjet e tankseve, ………..e Ademi……Ai u shendrrua ne nje feniks per tu kthyer me pyetjen: Kush ju tha se une kam vdekur?

Andaj, nese dikush eshte ne kerkim te krenarise, guximit, trimerise, patriotizmit, atdhedashurise mos e kerkoni kot ne librat e filozofeve, psikologeve, sociologeve, kronikaneve e historianeve boterore. Se cfare jane te gjitha keto dhe se cfare eshte qendresa, sakrifica, roberia, liria, e keqja dhe e mira, mos do ua tregoje Besarta, prandaj ejani atje. Atje ku Besarta ( atehere 11 vjece) do ju spjegoje per te gjitha, sepse te gjitha i kishte perjetuar ne ato dite te lavdisë.
Mos hezitoni. Ejani!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top