Serbia vazhdon të lobojë kundër njohjes së Kosovës

Në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndikuar te Arabia Saudite për njohjen e pavarësisë së Kosovës, Serbia po mundohet të influencojë te Egjipti për ta kundërshtuar këtë proces, shkruan gazeta serbe “Blic”.

Burime të kësaj gazete, kanë pohuar se presidenti Boris Tadiq personalisht është angazhuar që të bindë homologun e tij, Hosni Mubarak, që shteti i tij të deponojë deklaratë kundër pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Sipas gazetës, presidenti serb, ministri i jashtëm, si dhe një pjesë e madhe e njerëzve të qeverisë, janë angazhuar intensivisht në lobimin te shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Bazuar në deklaratat e deponuara në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, deri tash 21 shtete janë në favor të Kosovës, ndërsa 13 tjera janë rreshtuar në anën e Serbisë. /KTV/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top