Serbia nuk mund të hyjë në BE pa e njohur Kosovën

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Serbia nuk mund të hyjë në BE pa e njohur Kosovën

Analisti i njohur i çështjeve ballkanike nga Instituti Amerikan i Paqes, Daniel Serwer ka vlerësuar se Brukseli duhet t'i bëjë të qartë Serbisë se nuk ka integrim të saj në Bashkimin Evropian pa e njohur sovranitetin e Kosovës.

E premte, 16 Janar 2009 08:52

Serwer ka thënë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të veprojnë me më shumë vendosmëri dhe qartësi ndaj çështjes së Kosovës.

"Për mendimin tim BE-ja duhet të shprehet më qartë, se Serbia nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian, në qoftë se në një farë forme, nuk e pranon sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Fakti që 22 vende anëtare të BE-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duhet të shërbejë si shembull për të kuptuar se mjafton një prej tyre që të ushtrojë pushtetin e vetos për të bllokuar pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian", tha Serwer në një intervistë për Zërin e Amerikës, për të shtuar se, "Ky është në fakt realiteti në terren".

Për sa u përket Shteteve të Bashkuara, sipas Serwerit, ato duhet të angazhohen plotësisht në këtë situatë. "Dihet mirë se Ballkani është mbështetur vazhdimisht tek udhëheqja amerikane. Megjithëse do të doja të shikoja që më shumë përgjegjësi të merreshin përsipër nga Bashkimi Evropian, vendosmëria amerikane është e domosdoshme jo vetëm për Kosovën, në këto momente, por edhe për Bosnjën dhe demokratizimin e Serbisë".

Analisti amerikan po ashtu ka thënë se, Kosovës duhet dhënë shansi për të qeverisur. "Ndërkombëtarët duhet disi të tërhiqen, gjë që megjithëse nuk do ta përmirësonte menjëherë gjendjen, do t'u jepte rastin shqiptarëve të bënin gabimet e tyre dhe të fillonin të mësonin se kur bën gabime nuk rizgjidhesh. Ky është një mësim i rëndësishëm". /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top