Lauri
Anunnak
AMBASADORI PALESTINEZ: SERBIA KURRث NUK E KA OKUPUAR KOSOVثN
Zhvillimet në Palestinë dhe çështja e Kosovës,
janë dy gjëra diametralisht të kundërta, thotë ambasadori palestinez në
Beograd, Mohamed Nabhan. "Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë,
ndërsa Gaza dhe Bregu Perëndimor kurrë nuk kanë qenë në kuadër të
Izrealit. Këto janë territore të okupuara, ndërsa Serbia kurrë nuk e ka
okupuar Kosovën. Paralelja do të ishte e arsyeshme në rast se serbët do
të ishin okupatorë", thotë ambasadori palestinez në një intervistë për
gazetën "Danas" të Beogradit, njofton QIK-u.
Në konstatimin se zyrtarët e Serbisë vazhdimisht falënderojnë shtetet që
mbështesin sovranitetin serb në Kosovë, si dhe Izraelin dhe nëse
autoritetet serbe Izraelin e konsiderojnë aleat, diplomati palestianez
thotë se Izraeli nuk ka ndikim në zhvillimet rreth pavarësisë së
Kosovës. "Perëndimi e ka njohur Kosovën, e jo vendet muslimane dhe
arabe. Nëse Izraeli ka ndikim mbi Perëndimin, përse nuk e ka shfrytëzuar
në kohën e shpalljes së pavarësisë? Nëse dikush beson në ndikimin e
Izraelit në lidhje me Kosovën, është në iluzione. Kosova nuk e ka fituar
statusin e shtetësisë falë vendeve arabe dhe myslimanëve e jo falë
Izraelit. Arabët kanë mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe ende e
mbështesin". Kështu mendon ambasadori pelestinez, edhe pse sipas gazetës
autoritetet serbe nuk do ta njohin shtetin palestinez. Pasi pranon se
palestinezët janë shkolluar në Jugosllavinë socialiste e cila ka
mbështer fuqishëm palestinezët, ai thotë se "tani edhe Serbia na
mbështet". Sipas tij, Serbia në OKB ka mbështetur shumë rezoluta përPalestinën.