Зngjεll
___________
Serbia ka nisur një fushatë “kërkimi për kriminelë lufte” kundër qytetarëve kosovarë, në përpjekje për të njollosur imazhin e Kosovës, ndërkohë që në Hagë po zhvillohet procesi për të vlerësuar si të ligjshme apo jo shpalljen e pavarësisë dhe njohjen e saj. Deri tani numri i të kërkuarve për “krime lufte” ka shkuar në 160 në shifra zyrtare, kryesisht ish-luftëtarë të Ushtrisë اlirimtare të Kosovës. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë serbe për krime të luftës, Bruno Vekariç, i cili tha para mediave se, Serbia ka shpërndarë 160 fletarrestime për ish-pjesëtarët e UاK-së, të cilët dyshohen për krime mbi popullsinë serbe. Prokuroria serbe për krime të luftës thotë se pret që autoritetet italiane t’i dorëzojnë Serbisë, Muharrem Gashin, i cili nga gjyqësia serbe është akuzuar për krime lufte kundër civilëve në Kosovë në vitin 1999. Vekariç ka shprehur bindjen se në rastin “Gashi” autoritetet italiane nuk do të sillen si Bullgaria, kur ish-kryeministrin Agim اeku e liroi nga paraburgimi. Ish-kryeministri اeku është ndaluar dy herë (një herë në Kolumbi dhe një herë në Bullgari) për shkak të një fletarresti të lëshuar nga Beogradi për Interpolin, ku اeku rezultonte një kriminel i kërkuar lufte./Panorama/