legjenda
MAQEDONIA E VERIUT
Serbia dhe Rusia akuzojnë Thaçin që do ta merr veriun me NATO-n

09 Shtator 2016 • 16:53 •
E përditshmja serbe e kontrolluar nga shërbimi secret serb “Informer” raporton se “krimineli i luftës dhe presidenti i të vetëshpallurës Kosovë, Hashim Thaçi, në bashkëpunim me NATO-n dhe SHBA-në në fshehtësinë më të madhe po përgatitet për pushtimin e veriut të Kosovës, paralajmërojnë analistët serbë”.
Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në gjashtë muajt e fundit, për “luftën në veri” po përgatitën në bazën e NATO-s në Grafenëoehr të Gjermanisë. Atje ata po stërviten për ndërhyrjen “blitzkrieg” (luftën rrufe) në veri të Mitrovicës, në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, transmeton “Informer”, shkruan zeri.info
Kjo e përditshme shkruan se instruktorët amerikanë po përgatisin njëherësh në Prishtinë një plan për “mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës”, i cili përfshin transformimin e FSK-së në “Ushtri të Kosovës”, e cila do ta fitonte kështu pavarësinë përfundimtare. Në këtë operacion, përveç shqiptarëve, do të merrnin pjesë edhe pesë ushtri të shteteve anëtare të NATO-s, duke përfshirë edhe Turqinë.
Të gjitha këto informacione i ka publikuar Anja Filimonova, gazetare ruse dhe president e Fondit për Kulturë Strategjikë, e cila në Moskë vlerësohet si njohëse e jashtëzakonshme e rrethanave ndërkombëtare.
Ajo paralajmëroi se Prishtina e ka nisur “fazën përmbyllëse të ndarjes përfundimtare të Kosovës nga Serbia”. /ZثRI