Serbët në Shkodër: Varreza për ushtarët e vrarë

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
SHKODثR- Pas grekëve që duan ngritjen e disa varrezave për ushtarët e vrarë në jug të Shqipërisë, tani janë edhe serbët që duan të kenë edhe ata varrezat e tyre për ushtarët e vrarë në veri. E ka paralajmëruar dje vetë Mitropoliti i Kishës Ortodokse në Mal të Zi, njëri prej antishqiptarëve më të flaktë, gjatë vizitës që bëri në Shkodër.

”Unëkujtoj se në mes dy luftërave kanë qenë të identifikuara të gjitha varrezat e serbëve në Shqipëri, dhe ka qenë një prift serb i cili i ka vizituar ato gjatë periudhës së sundimit tëMbretit Zog. Pastaj, erdhi Lufta e Dytë Botërore gjatë së cilës u shkatërruan plotësisht. Megjithatë, varrezat janë të shenjta, pa marre parasysh se cilës kohë dhe besimi itakojnë”- u shpreh mitropoliti Amfollihije Radoviç, i pyetur nëse do të kërkohet nga qeveria shqiptare riparimi i varrezave të serbëve e malazezëve.

Metropoliti Radoviç vizitoi dje objektet e kultit dhe varrezat e ushtarëve serbë të rënë gjatë luftërave ballkanike dhe pushtimit malazez të Shkodrës, duke u përjekur të falsifikojë historinë dhe t’i trajtorë ushtarët pushtues si martirë. Radoviç vizitoi kishat e Vrakës dhe të Rrushkullit.

Vizita e Amfillohije vazhdoi në Bardhaj dhe pranë Ujëmbledhësit të Shtodrit, ku sipas tij ndodhen të groposur trupat e rreth 10.000 ushtarëve serbë të rënë gjate viteve 1912-1914. Pas riteve të bekimit të varreve dhe lutjeve Amfillohije u shpreh se“ne jemi pelegrinë, dhe kemi ardhur të vizitojmë vendet e shenjta që datojnë që nga kohërat e Apostujve të Krishtit. Kemi vizituar kishën në Rrashkull themelet e së cilës i përkasin kristianizmit të hershëm.

Më pas, kemi ardhur për të vizituar varrezat e ushtarëve serbë të rënë gjatë luftës ballkanike, të cilët luftuan kundër pushtuesit osman. Këta ushtarë së bashku me të tjerë, kanë sakrifikuar veten për çlirimin e Shqipërisë. Këtu në Bardhaj, kanë rënëmbi10 mijë ushtarë serbë. Unë do doja të thosha edhe diçka tjetër, se ata kanë rënë në kohën kur Shqipëria shpalli pavarësinë, në atë moment vendimtar historik për këtë vend. E njëjta gjë ndodhi edhe në vitin 1941, kur serbë dhe shqiptarë së bashku, në këto vende, luftuan kundër pushtuesit nazi-fashist. ثshtë koha që tëkujtojmëtë gjithë ata që dhanë jetën në rininë e tyre, pasi ata kanë qenë kryesisht djem të rinj dhe të pamartuar”.

Që kisha serbe e ka seriozisht me një kërkesë të mundshme në adresë të Shqipërisë për t ëngritur varreza për ushtarët e vrarë si pushtues në vitet 1912-1914, ashtu siç kanë vënë kushte grekët për ngritjen e varrezave për ushtarët grekë të vrarë në Shqipëri gjatë luftës Italo-Greke, e tregon edhe publiciteti që po u jepet në media ngjarjeve të ngjashme.

Para disa ditësh, njëri prej televizioneve në Mal të Zi transmetoi një emision që fliste për një gjerman i cili kishte arritur të identifikonte varrin e babait të tij, rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mitropoliti serb, duke bërë paralelizëm me këtë rast: “Varri është i shenjtë dhe nuk ka armiqësi, pasi dheu i pajton të gjithë.

Brenda në secilin varr, ndodhet një person që ka lënë eshtrat e veta dhe shteti i Malit tëZi duhet te kujdeset për identifikimin e të gjithë të rënëve nëpër botë, ashtu sikurse do duhej tëkujdesej për të gjithëushtarët e rënë në territorin e vet. Mali i Zi, duhet të kujdeset për të rënët e vet që u flijuan për lirinë dhe jetën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve”,- u shpreh ai, ndërkohë që dihet botërisht se ushtria serbe ishte pushtuese në veri, duke vrarë dhe prerë shqiptarët dhe nuk kishte ardhur për tu dhuruar atyre lirinë.

Pas varrezave Amfillohej i shoqëruar nga malazezë që jetojnë në Shkodër, përgjegjësi i kishës ortodokse autoqefale tëe Shkodrës At Nikolla Petani dhe Famullitari i Kishës së Vrakës Radojca Nikqeviç vizituan edhe Malin e Taraboshit për të kujtuar ushtarët pushtues malazezë të rënë gjatë pushtimit të Shkodrës.

Amfillohije, antishqiptari që nxiti protestat në Podgoricë

Mitropoliti Amfillohije, njihet në Mal të Zi si kundërshtar i flaktë i pavarësisë së Kosovës dhe çështjes shqiptare. Me emrin e tij lidhet protesta e dhunshme e 13 tetorit të shkuar në Podgoricë, kur qindra nacionalistë serbë të Malit të Zi, protestuan kundër njohjes së pavarësisësëKosovës nga qeveria malazeze.

Protesta ishte organizuar nga Partia Popullore Serbe, Partia Popullore, Partia Demokratike Serbe dhe Lista Serbe, për shkak të njohjes së Kosovës nga Qeveria malazeze dhe kishte vijuar e qetë deri kur thirrjet e mitropolitit dhe të liderëve të tjerë kishin ndezur turmën, e cila pasi shmangu barrikadat para godinës së Parlamentit të Malit të Zi, sulmoi policinë me gurë dhe mjete të rënda.

Prej vitesh emri i mitropolitit është i lidhur edhe me përpjekjet për përvetësimin e objekteve fetare katolike në territoret e Malit te Zi, të cilat sot janë të banuara nga shqiptarë të besimit musliman ose janë vendbanime të braktisuara, për t’i kolonizuar me banorë sllavë.

Gazeta Shekulli​
 
Mbas Grekve dolen Serbet do na dalin Bullgaret do na dalin Italianet pastaj do vijne Turqit edhe me ne fund do vijne Italianet prap per te kerkuar varezat e Romakve qe u vrane ne luftrat per te pushtuar Iliret....qe kur Shqiperia na qenka bere vend ku cdo shtet kerkon varezat e tij ???me cte drejte apo se na kane ndihmuar shume ??? del cdo mjeker cjap dhe kerkon te semes ne toke Shqiptare.....do zgjohemi por do jete vone :(
 
keshtu ja ka historia...keshtu esht shqiperia. Nje popull i shkelur nga gjithe por tani do te rinkembet(e thashe mire??)!!
 
Back
Top