MITROVICث- Serbët e veriut ashtu sic kishin paralajmëruar kanë venë në jetë kërcënimet e tyre, për shpalljen e pavarësisë së pjesës veriore të Kosovës.
Portali Indeksonline bën me dije se serbët e veriut kanë hartuar një ‘Deklaratë pavarësie të Republikës së Kosovës Veriore’, ku në hyrje të saj thuhet “Zoti u jep të gjithë njerëzve të drejta të barabarta kur lindin, dhe thonë se pas shumë viteve të vuajtjeve dhe tendencës së institucioneve të Kosovës për t’i asimiluar serbët ata deytrohen të shpallin shtetin e tyre të pavarur”.
‘Deklarata e Pavarësisë’ vazhdon edhe me pika të tjera ku thuhet se “Republika e Kosovës Verirore, e ka për synim integrimin e plotë në BE dhe në NATO, ftohet prezencë ndërkombëtare për ta mbikëqyrur“pavarësinë dhe thuhet se respektohet integriteti i shteteve fqinje”
‘DEKLARATA E SERBثVE PثR PAVARثSINث E VERIUT’
1.Ne, liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike nga populli ynë, e shpallin Kosovën Veriore shtet të pavarur dhe sovram. Kjo deklaratë reflekton vullnetin e popullit tonë, që do të rafirmohet me referendum, dhe që është në përputhje të plotë me rekomandimet e GJND-së dhe me të gjithë dokumentet e tjera relevante që lidhen me zgjidhjen e statusit të Kosovës
2. Ne e shpallim Kosovën Veriore republikë demokratike, sekulare dhe multi-etnike, e udhëhequr nga parime për jo-diskrimnim dhe mbrojtje të barabartë para ligjit.
3. Ne marrim të gjitha obligimet që në si shtet demokratik i trashigimojnë nga parardhësit tanë legale, si dhe të gjithë obligimet ndërkombëtare në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
4. Ne do të miratojmë Kushtetun sa më shpejt, një të tillë që reflekton përkushtimin tonë për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve
(el.me/BalkanWeb)