Serbët e Kosovës shtet brenda shtetit, shqiptarëve të Luginës u mohohen të drejtat el

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Lugina e Preshevës krahina më e diskriminuar në Evropën Juglindore. Shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdojnë të diskriminohen nga ana e autoriteteve serbe, dhe për këtë përfaqësuesit e tyre politik po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që në bisedimet e Brukselit të bisedohet edhe për të drejtat e tyre.

Analistët politik thonë se Qeveria e Kosovës duhet të marrë parasysh kërkesën e përfaqësuesve politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët në një vizitë të mërkurën në Kosovë kanë kërkuar që në bisedimet e Brukselit me Serbinë të bisedohet edhe çështja e tyre, ngjashëm me serbët në Kosovë.

“اdo marrëveshje ne Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, pa Luginën, janë jo legjitime për Preshevën..”, ka deklaruar Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Jonuz Musliu ish-drejtues politik i UاPMB-së.

Profesori Universitar Mazllum Baraliu thotë se është momenti i fundit që Qeveria e Kosovës në bisedimet e Brukselit të kërkoj që të bisedohet edhe çështja e shqiptarët të Luginës, pasi që sipas tij, aty vazhdojnë tu mohohen të drejtat elementare, kurse serbëve po u jepet një shtet brenda shtetit.

“Po është dashur që nga fillimi të shtrohet çështja e reciprocitet për statusin dhe çdo fazë, çdo standardë që krijohet për të drejtat, e çfarë do natyre qofshin edhe atë kolektivitet në radhë të parë, po mendoj jo vetëm ato individuale për serbët në Kosovë të ju jepet edhe shqiptarëve atje në Kosovën lindore”, thotë Baraliu.

Madje sipas tij, Kosova e ka obligim kushtetuese që të merret me kujdesin e tyre.

“Patjetër, sepse ekziston një obligim kushtetuese, pra një dispozitë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës ku thuhet se Republika e Kosovës, pra institucionet e saja janë të obliguara që të kujdesën për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë territorit të Kosovës”, thotë Baraliu.

“Pra pa tjetër duhet dhe është momenti i fundit dhe tepër vonë dhe patjetër të shtrohet çështja e reciprocitetit dhe pozita e të gjitha standardet që u jepen serbëve në Kosovën Veriore, tu jepen edhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.
asociacioni-i-komunave1453910994.jpg
http://www.almakos.com/
 
Titulli: Serbët e Kosovës shtet brenda shtetit, shqiptarëve të Luginës u mohohen të d

Thuaj pavarsi kesaj, ti thuash qe Kosova ka shtet e qeveri te saje?
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top