Serbët bllokojnë Gjykatën në veri të Mitrovicës

Para Gjykatës së Qarkut në veri të Mitrovicës janë mbledhur punëtorët serbë të gjyqësorit të cilët kanë bllokuar hyrjen e ndërtesës, ku EULEX-i duhet të fillonte një proces gjyqësor kundër dy serbëve nga veriu i Kosovës.

Protestuesit u kanë thënë mediave serbe se ata nuk janë kundër gjykimit, por janë kundër sistemit sipas të cilit synon të realizohet procesi.

Ata kërkojnë që më parë të sqarohen disa çështje kyçe, se me çfarë statusi punon gjykata, nën të cilat ligje ajo vepron, nëse përdoret vula ku shkruan "Republika e Kosovës" etj.

Protesta po kalon pa incidente. Forcat e Policisë së Kosovës, të KFOR-it dhe Policisë së EULEX-it gjenden para Gjykatës së qarkut dhe asaj komunale. /qik/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top