Serbët po provokojnë shkatërrimin e paqes
“Në Preshevë nuk po ndërtohet baza, por sistemi është mobil dhe me mundësi të mëdha operative”, shprehet ai.
Një kërcënim tjetër ka ardhur nga Rusia dhe Serbia për Kosovën. Mediet ruse dhe serbe raportojnë se, sisteme të fuqishme të raketave ruse, BUK dhe S-400 Triumf, priten të instalohen pranë Luginës së Preshevës, ndërkohë që jo shumë kilometra më larg, në rajonin e Ferizajt në Kosovë, ndodhet baza më e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ajo e “Bondstill”-it.
Përfshirja e Rusisë në Ballkan përmes sistemit të raketave tronditi Perëndimin.
Sipas marrëveshjes së arritur më 30 tetor në Moskë ndërmjet kryeministrit serb Vuçiq dhe atij rus, Medvedev, Beogradi ka lidhur një marrëveshje prej 2.5 miliardë dollarësh për të blerë armë ruse, të paspecifikuara nga qeveria serbe.
Kërcënim për hapësirën ajrore në Ballkan
Lidhur me këto ngjarje, për “Bota sot”, flet eksperti i sigurisë dhe inteligjencës Fadil Kajtazi. Kajtazi thotë se vendosja e këtij sistemi në Luginë, praktikisht pretendon të futë nën kontroll hapësirën ajrore të pjesës më të madhe të Ballkanit.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

[video]http://images.botasot.info/uploads/largea_e-madhe-ballina1446658441.jpg[/video]