"... sepse unë do të jem gjithmonë këtu për ty"

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
"... sepse unë do të jem gjithmonë këtu për ty"

“Piglet?” – thirri arushi Pu.
“Po, Pu?” – u përgjigj Pigleti.
“A ke ndonjë ditë kur s’ndihesh aspak mirë? Po fare fare ama’? E madje, ndonjëherë as nuk e di se pse ndodh një gjë e tillë, por thjesht e di?”
Pigleti tundi kokën në miratim dhe tha: “Oh, sigurisht! Sigurisht që kam ditë të tilla!”
“Vërtet?” – u habit arushi Pu. “S’ma kishte marrë mendja. Ti përherë dukesh kaq i gëzuar, sikur të shkon gjithçka vaj.”
“Ah” – ia priti Pigleti. “Shiko si është puna, Pu... Duhet të dish dy gjëra. E para, edhe ata derrkucë, arushë dhe njerëz, që ty të duket se i kanë punët në terezi, ka shumë gjasa të mos i kenë ashtu. Të gjithëve u ndodh, që në ditë të caktuara të mos ndihen aspak mirë. Thjesht, disa prej tyre dinë ta fshehin më me kujdes se të tjerët atë që u ndodh.
Dhe gjëja e dytë që duhet të dish, është se... s’ka asgjë të keqe të mos ndihesh mirë. Në fakt, është krejt normale të mos ndihesh mirë. Por, ajo çka duhet të bësh kur të ndodh kjo gjë, është që të vish tek unë dhe të flasim. Asnjëherë mos mendo se duhet ta fshehësh faktin që nuk ndihesh mirë. Eja tek unë dhe tregoma... sepse unë do të jem gjithmonë këtu për ty.”

FB_IMG_1652931262572.jpg
 
Qënkeni turni tretë ju me arush në këtë orë 🤪
 
Eh sa herë e kam dëgjuar ktë frazën.
E në fund ti mëson se asnjë nuk ësht i pazëvëndsueshëm.
Kupton se je e fortë mjaftueshëm për të përballuar sfidat.
Gjithsesi mos u demoralizoni,se vjen çasti ku do e njihni e ju shpirtin tuaj binjak😋😋🤗
 
Jeta te dikton saktesisht se ke dhe se kuj do i gjendemi afer. :))
Por mbi te gjitha, mos harroni ti qendroni vetes prane!
 
Por, ajo çka duhet të bësh kur të ndodh kjo gjë, është që të vish tek unë dhe të flasim. Asnjëherë mos mendo se duhet ta fshehësh faktin që nuk ndihesh mirë. Eja tek unë dhe tregoma... sepse unë do të jem gjithmonë këtu për ty.”
🥰
 
* Sepse un do jem gjithmone ktu per ty *
*sepse un nuk do jem askund ku nuk je ti *

I tha ai asaj…

Jo re jo ishin vec blabla. 😏
 
"... sepse unë do të jem gjithmonë këtu për ty"

“Piglet?” – thirri arushi Pu.
“Po, Pu?” – u përgjigj Pigleti.
“A ke ndonjë ditë kur s’ndihesh aspak mirë? Po fare fare ama’? E madje, ndonjëherë as nuk e di se pse ndodh një gjë e tillë, por thjesht e di?”
Pigleti tundi kokën në miratim dhe tha: “Oh, sigurisht! Sigurisht që kam ditë të tilla!”
“Vërtet?” – u habit arushi Pu. “S’ma kishte marrë mendja. Ti përherë dukesh kaq i gëzuar, sikur të shkon gjithçka vaj.”
“Ah” – ia priti Pigleti. “Shiko si është puna, Pu... Duhet të dish dy gjëra. E para, edhe ata derrkucë, arushë dhe njerëz, që ty të duket se i kanë punët në terezi, ka shumë gjasa të mos i kenë ashtu. Të gjithëve u ndodh, që në ditë të caktuara të mos ndihen aspak mirë. Thjesht, disa prej tyre dinë ta fshehin më me kujdes se të tjerët atë që u ndodh.
Dhe gjëja e dytë që duhet të dish, është se... s’ka asgjë të keqe të mos ndihesh mirë. Në fakt, është krejt normale të mos ndihesh mirë. Por, ajo çka duhet të bësh kur të ndodh kjo gjë, është që të vish tek unë dhe të flasim. Asnjëherë mos mendo se duhet ta fshehësh faktin që nuk ndihesh mirë. Eja tek unë dhe tregoma... sepse unë do të jem gjithmonë këtu për ty.”

Shiko fotografinë 1943759
💫🙏❣️
 
Vetëm prindi për fëmijën është - gjithmonë aty. Përndryshe, nuk mund të jesh aty për dikënd që: nuk don të jesh aty, apo nuk ka nevojë kur je aty. Është rastësi utopike, që dy shpirtëra vazhdimisht të kompletojnë njëri tjetrin në raste nevoje. Si ai që jep, poashtu edhe ai që merr.
 
Shumë e vërtetë 🤍
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top