Sepsa – shkaktarët, simptomat dhe shërimi

Kresha

A pretty face can never trick me


Sepsa është infeksion i komplikuar, shpesh i rrezikshëm për jetë. Sepsa paraqitet kur kemikaliet, të cilat lëshohen në trup në mënyrë që të luftojnë kundër infeksionit, aktivizojnë ndezjen në të gjithë trupin. Këto ndezje mund të shkaktojnë ndryshime të shumta të cilat mund të dëmtojnë organet, duke shkaktuar paralizimin e tyre.


Nëse sepsa shkakton shok, qarkullimi i gjakut menjëherë bie dhe mund të shkaktojë pasoja të rënda, përfshirë edhe vdekjen.

Gjithkush mund të ketë sepsë, por më së shpeshti mund të shkaktohet tek personat në moshë e sidomos ata me sistem imunitarë të dobët. Shërimi i hershëm i sepsës, në të shumtën e rasteve me antibiotikë dhe sasi të madhe të lëngjeve, shtojnë mundësitë për shërim.

Simptomat e sepsës

Shumë mjekë sepsën e shohin si sindrom në tri nivele: fillon me sepsë , kalon ne formën e rëndë dhe vjen deri tek shoku i sepsës. Qëllimi i çdo mjeku është të shërojë sepsën deri sa ende nuk është e zhvilluar dhe para se të bëhet e rrezikshme.

Simptomat e para më të shpeshta të sepsës janë:

temperatura mbi 38.5 oC apo nën 35 oC
Më shumë së 90 rrahje të zemrës në minutë.
Më shumë së 20 frymëmarrje në minutë.
Infeksionet e vërtetuara

Forma e rëndë e sepsës do të diagnosifikohet nëse shenjat dhe simptomat do te jenë si në vijim (tregojnë në mosfunksionimin e organeve)

urinimi shumë i rrallë.
ndryshimi i menjëhershëm i statusit mendor.
zvogëlimi i numrit të trombocideve
frymëmarrje e vështirësuar
rrahje të çrregulluara të zemrës
dhimbje në abdomen

Shoku i sepsës do të diagnostikohet kur keni ndonjë nga simptomat dhe shenjat e formës së rëndë dhe qarkullimi i ulët i gjakut.

Në shumicën e rasteve sepsa paraqitet tek personat që janë në spital. Personat në kujdes intensiv veçanërisht janë në rrezik në zhvillimin e infeksioneve që mund të sjellin sepsën. Nëse e fitoni infeksionin apo ju shfaqen ndonjëra nga këto shenja apo simptome pas shtrirjes ne spital, operacionit apo çfarëdo infeksioni tjetër kërkoni menjëherë ndihmë.
Shkaktarët e sepsës

اdo lloj infeksioni mund të sjellë sepsën, por llojet më të shpeshta janë:

Ndezja e mushkërive
Infeksioni abdominal
Infeksioni i veshkave
Infeksioni i enëve të gjakut

Rastet e sepës po shtohen, shkaktarët e mundshëm janë këto:

Plakja e popullsisë – rrezikun më të madh nga sepsa e kanë personat mbi moshën 65 vjet.
Bakteriet çdo ditë me rezistente – shumë lloj bakteresh tani më janë bërë rezistente në shumë lloje antibiotikësh, të cilët para disa viteve do t’i shkatërronin menjëherë.
Imuniteti i dobësuar- në ditët e sotme tek shumica e njerëzve imuniteti nuk është më i fortë për arsye të ndryshme, e veçanërisht tek ata që trajtohen për HIV, apo shërim të kancerit.
Përparimi medicional- e përmendëm që shumë njerëz fitojnë infeksion pas operacionit, e operacionet kanë filluar të bëhen për çdo gjë dhe çdo ditë e më shumë, ku edhe shumë operacione janë shumë të komplikuara.

Shërimi i sepsës

Trajtimi i hershëm agresiv i shërimit rrit shansin për shërim total nga sepsa. Personat me formën e vështirë të sepsës duhet të jenë rreptësisht të mbikëqyrur në mënyrë intensive në spital. Nëse e keni formën e rëndë të sepsës apo shok të sepsës ju nevojitet masa për shpëtim të jetës që e kanë për qëllim stabilizimin e frymëmarrjes dhe funksionit të zemrës.

Shërimi i sepsës mund të përfshijë:

- Antibiotikë – trajtimi me antibiotikë fillon menjëherë, edhe para se të zbuloni infeksionin bakterial.
- Vasporessors – nëse shtypja e gjakut ende është e ulët edhe pas marrjes së infuzioneve do të merrni këtë ilaç i cili ndihmon në rritjen e shtypjes së gjakut.

Personat me formën e vështirë të sepsës mund të pranojnë kujdes shtesë, duke përfshirë oksigjen dhe sasi të mëdha të infuzioneve. Varësisht nga gjendja juaj, ndoshta ju nevojiten aparate të cilat do t’ju ndihmojnë për frymëmarrje. Operacioni mund të jetë i nevojshëm për të larguar shkaktarët e infeksionit që mbledhin qelb. //femra.net
 
Back
Top