Sensorët e djersës në veshje mund të monitorojnë shëndetin tuaj

Kresha

A pretty face can never trick me
https://postimage.org/
Sensorët elastikë masin glukozën, laktatet, natriumin, kaliumin dhe temperaturën tuaj, ndërsa çipi i përpunon të dhënat dhe i dërgon në një celular me aplikacionin përkatës në kohë reale. Imazhi nga: Der-Hsien Lien dhe Hiroki Ota, UC Berkeley, SHBA.

Një pajisje e re e krijuar nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley përdorë matjen in situ* të metaboliteve dhe elektroliteve në djersën tuaj për të kontrolluar shëndetin. Pajisja është përshkruar në një artikull të botuar me 28 janar në revistën prestigjioze Nature.

Ndërthurja e inxhinierisë elektronike dhe kimisë i ka dhënë jetë një pajisjeje që mund të ketë përdorime nga më të ndryshmet, që nga monitorimi i shëndetit të pacientëve të zakonshëm në vend të kontrolleve rutinë, te kontrollimi i një numri të madh pacientësh për studime shkencore, te kontrollimi i shëndetit të atletëve gjatë trajnimeve të rënda, e deri te kontrollimi i vazhdueshëm i shëndetit të astronautëve në hapësirë. Pajisja që monitoron djersën dhe përbërjen e saj, përcakton nëse personi ka sasinë e nevojshme të përbërësve të caktuar në gjak, pa pasur nevojë për analiza gjaku. Natyrisht, kjo nuk mund të zëvendësojë plotësisht analizat e gjakut, por heq nevojën për shumë analiza rutinë. Gjithashtu, pajisja është mjaft e vogël dhe për këtë mund të vendoset në rroba, në rripa ore apo në shirita që vendosen në kokë. Kjo bën që monitorimi nga kjo pajisje të jetë i vazhdueshëm dhe që ndryshimet në trupin e personit që e përdorë të monitorohen në kohë reale.

Pajisja përbëhet nga grupi i sensorëve të cilën gjenden në një shtresë elastike që bie në kontakt me lëkurën dhe analizon djersën dhe një tabelë qarqesh e printuar (printed circuit board) që komunikon përmes sinjaleve pa tel (wireless) me një pajisje si telefonat e mençur ose kompjuterët. Pesë sensorët janë të përcaktuar për matjen e temperaturës së lëkurës që shërben edhe për kalibrim, dhe për matjen e dy metaboliteve (glukozës dhe laktateve) dhe dy elektroliteve (natriumit dhe kaliumit). Të dhënat e marra nga këta sensorë mblidhen, përpunohen në varësi të temperaturës, amplifikohen si sinjal dhe transmetohen nga tabela e qarqeve e përbërë nga më se 10 qarqe të integruara. Këto të dhëna merren nga telefonat me mençur të cilët kanë aplikacionin special gjithashtu të krijuar posaçërisht për këtë pajisje nga grupi i shkencëtarëve.

Shkencëtarët gjithashtu janë të bindur se pajisja mund të zvogëlohet duke i integruar të gjitha qarqet në një çip të vetëm dhe se biokimikatet e analizuara nga djersa mund të shtohen në varësi të nevojës së përcaktuar nga mjekët. Gjithashtu, në varësi të nevojës, pajisja mund të përshtatet për analizimin e lëngjeve të tjera trupore. //nature.com

[video=youtube;OzZBVOF8u-0]https://www.youtube.com/watch?v=OzZBVOF8u-0[/video]

*in situ - Nga latinishtja, në vend. Përdoret për të nënkuptuar kryerjen e një procesi në vendin ku ndodhet. Në këtë rast, djersa analizohet në dorën apo kokën e personit që ka veshur sensorët e jo në laborator.
 
Back
Top