Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Sensacion dhe dyshim: A është kjo Thërrmija e Zotit?

Nuk ka dyshim se ky është lajmi kryesor i ditës për shumë media ndërkombëtare. Shkencëtarët e CERN kanë deklaruar sot se kanë zbuluar një thërrmijë të re. Ajo është shumë e ngjashme me Thërrmijën Higgs, që njihet ndryshe me emrin Thërrmija e Zotit.



3w840.bild_-300x225.jpg

Për më shumë se 45 vite shkencëtarët kanë qenë në kërkim të kësaj thërrmije, që i jep kuptim pyetjes se si materia fiton masën.

Dy eksperimente në kërkim të kësaj thërrmije, të bëra në qendrën kërkimore në kufijtë franko- zviceranë, kanë shtuar shpresat se kjo është Thërrmija e Zotit. Megjithatë duhet më shumë punë për të faktuar se ajo që ata shohin është Thërrmija Higgs.

Të dy skuadrat thonë se kanë zbuluar një thërrmijë që peshon 130 herë më shumë se protoni në zemër të çdo atomi.

Shpallja e rezultateve u prit me duartrokitje.

Profesor Peter Higgs, prej nga ka marrë emrin edhe thërrmija, tha se në jetën e tij po ndodh diçka e pabesueshme.

Të dhënat janë të forta, por mbetet për tu parë nëse thërrmija është vërtet modeli standard Higgs. Dhe natyrisht kjo do kërkojë kohë. Nëse do faktohet se ajo është thërrmija e pretenduar, ky ndoshta do jetë zbulimi më i madh i bërë gjatë këtij shekulli.

Eksperimenti u realizua në atë që njihet me emrin Large Hadron Collider. Ka kushtuar 10 miliard dollarë dhe është përshpejtuesi më i fuqishëm i thërrmijave që është ndërtuar ndonjëherë. Aty realizohet përplasja e protoneve me një shpejtësi pranë shpejtësisë së dritës për të parë se çfarë fenomeni do të sjellë kjo përplasje info..
.
 
Shkencëtarët arrijnë të zbulojnë “Partikulën e Zotit”

bild-300x225.jpg


Shkencëtarët pohuan sot se kanë zbuluar një thërrmijë të re subatomike që i plotëson kriteret e thërrmijës Higgs boson, deri tani e parashikuar vetëm teorikisht.

Lajmi që u bë i ditur në Organizatën Europianë të Kërkimeve Bërthamore u prit me interes të jashtëzakonshëm dhe u vlerësua si një nga zbulimet më të mëdha të 100 vjetëve të fundit.

Shkencëtarët kishin 45 vjet që përpiqeshin të gjenin prova të ekzistencës së thërrmijës që ishte parashikuar teorikisht që në vitin 1964 nga profesor Peter Higgs.

Ekzistenca e kësaj thërrmije qëndron në bazë të teorisë së ashtuquajtur Modeli Standard, që është sot për sot teoria më e pranuar e mënyrës se si u krijua Universi.

Profesor Higgs u shpreh se ai nuk e kishte besuar se zbulimi i thërrmijës së parashikuar prej tij do të ndodhte sa kohë ai ishte gjallë.

Thërrmija Higgs boson e lokalizuar nga shkencëtarët është çelësi që shpjegon se si materia mund të fitojë masë dhe lejon përdorimin e Big Bang si teoria e fillimit të universit.

Zbulimi i kësaj thërrmije, e quajtur ndryshe si ‘thërrmija e Zotit’, ishte synimi kryesor i eksperimenteve në impiantin gjigand të tunelit të nëndheshëm në Zvicër, ku shkencëtarët përplasnin thërrmija elementare, i quajtur Large Hadron Collider./Ama/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back