Senati amerikan, rezolutë për zgjedhjet në Shqipëri

Vvetoni

Antarë i Respektuar
Senati amerikan miratoi të premten një rezolutë ku i bën thirrje Shqipërisë të zhvillojë zgjedhje të drejta e të lira.
Në rezolutë thuhet se Senati amerikan “njeh arritjet demokratike të popullit të Shqipërisë dhe shpreh shpresën se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009 do të ruajnë dhe përmirësojnë transparencën dhe paanshmërinë e demokracisë në Shqipëri.”

Duke njoftuar rezolutën, kryetari i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit John Kerry, nënkryetari i Komisionit, Richard Lugar si dhe senatorët Benjamin Cardin, Jeanne Shaheen, Ted Kaufman dhe Joe Lieberman, bënë një deklaratë ku njohin arritjet demokratike të Shqipërisë.

“Interesi i natyrshëm që Amerika ka në Shqipëri nuk mori fund me pranimin e vendit në NATO,” thuhet në deklaratë.

“Tani, më shumë se kurrë, ne duhet të jemi të angazhuar për të parë në Shqipëri zgjedhje të cilat të jenë të besueshme në sytë e popullit të saj dhe të partnerëve të saj evropianë. Si aleatë, ne jemi të interesuar thellësisht në sukseset e Shqipërisë. Në ditët e fundit para se shqiptarët të shkojnë drejt kutive të votimit, ne shpresojmë se të gjitha palët do të punojnë së bashku për të pasur një proces zgjedhor të drejtë dhe legjitim”, thuhet në deklaratën e 6 senatorëve amerikanë. /VoA/
 
Kur do mbushemi ne mend dhe sdo kete me nevoje SHBA-ja te na mbroj kufinjet apo demokracin me rezoluta. Verete me duket e habitshme se sa deshprues jane Partite Politike ne Shqiperi por edhe ne Kosove ne keto dite vlugu zgjedhjesh.
Madje une i lutem Presidentit te Shqiperise qe te mos caktoj me zgjdhje (cfardo qofshin ato) ne prag te fillim sezones se pllazhit qe te mos etiketohemi me shume apo qe mos te bejme apo te mos na beje dikush ndonje coroditje te papare. Jemi te prirur per te na ndodhur befasit kur me se paku i presim.
Edhe ne Kosove fushatat kan marre zjarre edhe pse zjedhjet mbahen me 15 nentor. Deri me ateher nese nuk do kete nderhyrje nga jashte nuk dihet se cfare do ndodhe me fyerjet, sharjet dhe etiketimet qe kan filluar. Zjarret duken ne horizont. Por, ne duhet se paku kesaj radhe te tregojme gadishmeri qytetare per te mos u fryre zjarreve. :gjujpeshk:
Mos te behemi model me te keqinjet. Te tregojme ate me te lashten qe kemi. Kulturen.
 
Back
Top