Sëmundjet ngjitëse s eksuale!!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Disa informacione për sëmdundjet ngjitëse seksuale më të shpeshta.
اka është HIV?

Shkurtesë e cila rrjedhë nga gjuha angleze dmth Human Immunodeficiency Virus -virusi njerëzor i cili dëmton sistemin e imunitetit. ثshtë virusi që e shkakton Aids apo Sidën siq njihet tek ne. HIV e dëmton sistemin imun në trup dhe personi me virus është i pambrojtur nga disa infektime. Personi i/e cili/a është HIV pozitiv nuk do të thotë se vuan nga Aids. Mund të shkojnë vite të tëra deri sa HIV ta dëmton sistemin imun dhe personi të sëmuret. Gjatë kësaj kohe personi me HIV pozitiv mund të jetojë me shëndet të mirë me vite të tëra pa zhvilluar Aids.
اka është AIDS (SIDA)?

AIDS rrjedh nga gjuha angleze Acquired Immunodefficiency Sindrom apo SIDA qe rrjedh nga gjuha frenge Syndrome d’Immuno Déficience Acquise. Nga të dy emrat kuptohet se AIDS është sindromi i fituar nga virusi i cili dëmton sistemin e immunitetit. AIDS është një kolekcion i infektimeve dhe kancereve të ralla që njerëzve me HIV pozitiv mund të ju zhvillohen. Nëse një person me HIV sëmuret me njërën nga këto sëmundje të veçanta atëherë do të thotë se vuan nga AIDS. Shumë nga këto organizma që i shkaktojnë këto sëmundje janë mjaft të zakonshme dhe relativisht të padëmshme për personat me imunitet të shëndosh. Megjithatë, te personat me imunitet të dëmtuar keqësisht mund të shkaktojnë sëmundje serioze dhe vdekje.
Si infektohen njerëzit me HIV?



Katër mënyrat kryesore për tu infektuar me HIV janë:
  • Duke pasur marrëdhënie seksuale vaginale dhe anale pa përdorim të kondomit me dikend që është i/e infektuar me HIV
  • Duke marrë drogë me pajisje të injeksioneve që është e kontaminuar me gjak të infektuar
  • Foshnjet gjatë shtatëzanisë nga nënat e infektuara me HIV, gjatë lindjes apo ushqimit me gji.
  • Me injeksion apo transfuzionit me gjak nga personi i infektuar
HIV nuk ngjitet nga kontaktet sociale ditore si:
  • puthjeve në faqe, prekjeve, përqafimeve, takimi me duar
  • në pishinë, nga nevojtoret, enët, lugët/pirunët apo ushimet që pregaditen nga personi i infektuar me HIV
  • kollitja, teshja apo lotët, kafshimet e insekteve apo kafshëve.
Marrëdhëniet seksuale

Ju mund të infektoheni me HIV dhe infektime të tjera seksuale nëse keni marrëdhënie seksuale vaginale apo anale pa përdor kondom me dikend që është i infektuar. Kondomi ju jap mbrojtje efektive kundër HIV nëse keni marrëdhënie seksuale. Kondomat poashtu mund të ju mbrojnë kundër infektimeve të tjera seksuale poashtu edhe shtatëzanive të padashura.

Droga

Ju mund të infektoheni me HIV dhe me viruse të tjera të gjakut si Hepatitin C nëse merrni drog dhe i ndani gjilëpërat dhe shiringat me të tjerët. Nëse merrni drogë përdorni gjilpërë dhe shiringë të papërdoruar çdo herë dhe mos i ndani me të tjerët.

 
Redaktimi i fundit:
Shtatëzania



Nëse jeni shtatëzanë dhe jeni të infektuar me HIV, kujdesi i përshtatshëm para, gjatë dhe pas lindjes mund të zvogëlojë rrezikun e transmetimit të HIV në fëmijën tuaj 20 përqind në deri në një përqind. Për ta zvogëluar mundësin e transmetimit të HIV ju mund të:
  • merrni tretman me medikamente kundër HIV gjatë shtatëzanisë
  • Lindni foshnjen me operacion
  • ta ushqeni fëmijën me shishe nëse është e mundhsme sepse është e vërtetuar që ka mundsi 10 përqind që HIV mund të kalojë nga qumshti i nënës
Dhënja dhe marrja e gjakut


Dhënja e gjakut në Britani të Madhe është e sigurt. Të gjitha pajisjet janë të sterilizuara dhe përdoren vetëm njëherë. Të gjitha prodhimet, organet dhe indet për transplantim analizohen për antitrupat e HIV. Prodhimet e gjakut poashtu trajtohen nxehësitje për të shkatruar HIV. Kështu që tani për tani rreziku për tu infektuar nga HIV nga transfuzioni i gjakut në Britani të Madhe është i papërfillshëm.

Analiza e HIV

Diagnoza e HIV zakonisht bëhet me analizë të gjakut, që njihet si analizë për antitrupa të HIV apo analizë e HIV. Kur bëhet kjo analizë kërkohen antitrupa të formuar nga sistemi imun nëse HIV është prezent. Kur një person infektohet nga HIV mund të shkojë deri në tre muaj që sistemi i imunitetit të prodhojë mjaft antitrupa për tu lajmruar në gjak. Kjo periudhë quhet periudhë tremujorshe apo serokonverzion. Nëse antitrupat gjinden në gjak, rezultati i analizës njihet si pozitiv. Kjo do të thotë se personi është HIV pozitiv. Nëse antitrupat nuk gjinden rezultati i analizës njihet si negativ. Kjo do të thotë që personi është HIV negativ, përderisa analiza është bërë pas periudhës tre mujorshe.

Tretmanet e HIV

Terapia kundër HIV është tretman me ilaqe që e sulmojnë HIV. Këto ilaqe ndërprejnë mënyrën e shumimit të virusit brenda qelizave njërëzore, por këto ilaqe nuk mund ta shkatërrojnë virusin krejtësisht. Ilaqet kundër HIV zakonisht përshkruhen në kombinim të tri apo më shumë lloje të ilaqeve. Kjo quhet terapi kombinuese apo terapi me aktivitet të lartë antiretrovirale (Highly Active Antiretrovral Therapy, HAART). Qysh nga viti 1996 kur është prezentuar, kjo terapi është vërtetuar se është efektive për ta kontrolluar HIV dhe ta vonojë fillimin e Aids për shumë njerëz mirëpo jo të gjithë. Tretmanet ju kanë ndihmuar shumë njerëzve por ilaqet kanë kundërindikacione që ndonjëherë mund të jenë serioze. Kjo mund të bëjë vështirë të vazhdohet me tretmane dhe mund të ketë reagim të tretmaneve të komplikuar që njerëzit duhet ta vazhdojnë. Këto vështërsi për të vazhduar me ilaqe mund të thotë se tretmani mund të dështojë. Poashtu sa më gjatë që merren këto tretmane mundësi të dështojnë janë më të larta. Tretmanet dështojnë kur HIV i reziston ilaqet që merren. Kur një kombinim dështon, një kombinim tjetër i ilaqeve duhet të merret, por sa më shumë që tretmanet dështojnë më vështirë është që të gjindet kombinim i sukseshëm.

A ka ilaqe që mund ta parandalojnë infektimin e HIV?

Tani për tani nuk ka vaksinë që e prandalon infektimin e HIV dhe ende nuk ka shërim për Aids. Vaksinat eksperimentale janë duke u hulumtuar por ende nuk ka ndikim për vaksinë efektive në të ardhmen.
 
اka janë sëmundjet ngjitëse seksuale?

Sëmundjet ngjitëse seksuale janë sëmundje që ngjiten nga kontakti trupor gjatë marrëdhënieve seksuale. Këto shkaktohen nga viruset, bakteriet dhe parazitet. Këto poashtu njihen si Infektime ngjitëse seksuale apo me emrin e vjetër Sëmundje veneriane. Ekzistojnë 25 lloje të sëmundjeve ngjitëse seksuale. Këto të gjitha kanë të përbashkët ate që të gjitha ngjiten nga marrëdhëniet seksuale duke përfshirë seksin vagjinal, anal dhe oral. Sëmundjet e përmendura në këtë fletushkë nuk janë të gjitha sëmundjet ngjitëse që ekzistojnë mirëpo thjeshtë ato më të zakonshmet.

Si mund të dini që keni sëmundje ngjitëse seksuale?

اdonjeri që është seksualisht aktiv mund të jetë në rrezik prej sëmundjeve ngjitëse seksuale. Disa prej sëmundjeve mund të kenë simptome si shkarkesë nga organet gjenitale, dhëmbje kur urinojnë, ënjtje dhe inflamim në organe gjenitale. Shumë sëmundje ngjitëse seksuale si Klamidia nuk shfaq simptome. Për këtë shkak rekomendohet të bëni kontrollim për shëndet seksual, ti bëni analizat për sëmundje ngjitëse seksuale nëse mendoni se jeni në rrezik. Ndonjherë mund të kalojë kohë e gjatë deri me shfaqjen e simptomeve kështu që ju mund infektoni dikend gjatë kësaj kohe prandaj është e nevojshme ti bëni analizat dhe të merrni tretman. Nëse jeni në marrëdhënie me partner dhe është vërtetuar se keni sëmundje ngjitëse, kjo nuk do të thotë se ai/ajo ka patur marrëdhënie seksuale me dikend tjetër. Simptomet e sëmundjeve ngjitëse seksuale mund të shfaqen me muaj pasë infektimit.
Si mund ti parandaloni sëmundjet ngjitëse seksuale?

Ju mund të evitoni rrezikun nga sëmundjet ngjitëse seksuale gjatë marrëdhënieve seksuale të përdorni kondom dhe ju dhe partneri-ët tuaj të i bëni analizat. Sa më shumë partner që keni aq më shumë rrezik keni të infektoheni me sëmundje ngjitëse seksuale. Mënyrate e tjera që mund ta redukoni ju mund të përdorni mbrojtës për gojë dhe kondoma gjatë seksit oral, të i pastroni lodrat seksuale pas përdorimit, pastroni duart pasë seksit dhe të pastroni organet gjenitale rregullisht.
Pse është me rëndsi të dini se ju keni sëmundje ngjitëse seksuale?

Shumë prej sëmundjeve ngjitëse seksuale janë ngjitëse dhe mund të shkaktojnë dëmtime për një kohë të gjatë apo përherë, por edhe mund të shkaktojnë dëme në pjellshmëri nëse infektimi nuk trajtohet. Shumë prej sëmundjeve ngjitëse seksuale mund të infektojnë partnerin tuaj gjatë seksit dhe disa nga sëmundjet mund të barrten nga nëna në foshnjen e palindur. Sëmundjet ngjitëse seksuale mund të ndihmojnë barrtjen e HIV.
 
Udhëzues për sëmundjet ngjitëse seksuale?

Vagjinosis bakterial nuk është saktësisht sëmundje ngjitëse seksuale sepse nuk ngjitet gjatë marrëdhënieve seksuale. Megjithatë mund të keqësohet nga seksi dhe më shpesh shfaqet në femrat të cialt janë aktive seksualisht se ato që nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale asnjëherë. Shkaktohet nga çregullimi i bakterive normale të shëndosha që gjinden në vaginë. Edhepse janë relativisht të padëmshme dhe kalojnë pa u dalluar ndonjherë mund të shkaktojnë erë të keqe. Përderisa nuk ka spjegim të qartë pse ky infektim ndodh sygjerohet se përmbajtja e spermës që është alkaline mund të jetë njëri nga shkaqet përshkak që mund të shkaktojë ngacmim me bakteriet e vaginës natyrale të cilat janë acidike. Përdorja e spirales mund te jete shkakëtare gjithashtu. Femra nuk mund të infektojë mashkullin me këtë infektim mirëpo është me rëndsi që infektimi të trajtohet sepse ndonjëhere infektimi Vaginosis bakterial kalon në tubat fallopiane dhe shkaktojë infektim më serioz. Infektimi për vaginosis bakterial shërohet me krem për vaginë apo antibiotik.
 
Balanitis shpesh referohet si simptom i infektimit por nuk do të thotë se është infeksion vetëvetiu. Saktësisht nuk është sëmundje ngjitëse seksuale, është pasojë e aktivitetit seksual. Ndodh vetëm te meshkujt dhe paraqitet si pezmatim në krye të penisit dhe ndodh më shpesh në meshkujt që nuk janë të bërë synet. Poashtu mund të shkaktohet nga mos higjiena, nga ngacmimi i kondomeve dhe kremave, nga përdorimi i tualetet me parfum dhe nga infeksionet mykotike. Mund të preventohet duke mos përdor disa nga tualteket dhe duke e pastruar lafshën e penisit. Mund të shërohet me krem për ta redukuar inflamimin dhe antibiotik nëse është e nevojshme.
 
Klamidia është njëra nga infeksionet bakteriale ngjitëse seksuale më të zakonshme. Nëse nuk shërohet mund të shkaktojë probleme serioze. Klamidia e infekton qafën e mitrës në femra. Por infektimi i uretërs, rektumit dhe syve mund të shkaktohet në femra dhe mashkuj. Simptomet e infeksionit mund të shfqen në çdo kohë. Shpesh ndodh që simptomet të shfaqen 1 deri në 3 javë pasë infektimit. Por simptomet mund të ndodh që mos të shfaqen për një kohë të gjatë.
 
Morrat pubike janë parasite të vogla në form të gaforres që jetojnë në qime dhe pijnë gjakun. Kryesisht atë jetojnë në qimet pubike, mund të jetojnë në flokë, por mund të gjinden edhe nën sqjetulla, në trup, edhe në qimet e fytyrës si vetulla. Ato mund të jetojnë edhe jashtë trupit kështu që mund të gjinden në rroba, në shtrat dhe peshqir. Ju mund të keni morra dhe mos të jeni i vetëdishëm për këtë, por pasë 2 ose 3 javëve ju mund të përjetoni kruarje. Morrat zakonisht kalojnë në trup nga kontakti gjatë seksit me personin që është i infektuar por edhe nëse i ndani rrobat me dikend, peshqirët apo shtratin. Ende nuk ka mënyrë efektive për ta ndaluar infektimin por nëse jeni të infektuar atëherë ju mund të preventoni të tjerët të infektohen duke i larë rrobat dhe qaeshafat e shtratit me ujë të nxehtë. Krema të ndryshme mund të blehen në barnatore për ti mbytur morrat. Ruamja e qimeve pubike nuk do të thotë që i largon morrat.
 
Epididmitisi do të thotë inflamacion i epididmitisit, tuba që gjindet në krye të testiseve ku sperma qëndron. Epididmtisi nuk është gjithëmonë rezultat i sëmundjeve ngjitëse seksuale por zakonisht është nga prezenca e infektimeve si klamidia apo gonorea. Simptomet e infektimit janë ajësim dhe dhimbje në testiser dhe qeset e tyre. Mënyra më e mirë për të preventuar infektimin është duke përdor kondom gjatë seksit, sepse kondomi e preventon infektimin e klamidiës dhe gonoreas. Epididmitisi vetëvetiu nuk mund të ju ngjitet personave të tjerë mirëpo infeksionet e tjera që kanë shkaktuar epididmitis mund të ngjiten (Shikojeni pjesën për infektimet kllamidia dhe gonoria) Tretmani për këtë infeksion bëhet me antibiotik.
 
Herpesi gjenital shkaktohet nga virusi herpes simpleks. Virusi mund të infekton gojën, pjesët gjenitale, lëkurën përreth anusit dhe gishtat. Pasë fazës së parë të përhapjes së herpesit, virusi vendoset në fijëzat nervore ku qëndron pa u dalluar dhe nuk shkakton asnjë simptom. Simptomet e infektimit fillestar zakonisht ia fillojnë prej ditës 1 deri në 26 pasë infektimit dhe zgjasin 2-3 javë. Femrat dhe meshkujt mund të kenë një apo më shumë simptome që përfshinë kruakjen apo ndjesi shpimi gjilpërash në pjesët gjenitale apo pjesët anale. Flluska të mbushura me lëng mund të pëlcasin dhe lëjnë lëndime të vogla që shkaktojnë shumë dhimbje. Personat me infektim mund poashtu të kenë dhimbje gjatë urinimit nëse urina kalon në pjesët e lëndimit nga flluskat. Por edhe simptome sikurse kur personat vuajnë nga gripi si dhimbje koke, temeraturë, dhimbje të shpindës, gjendra të ajura.
 
Lythat gjenital janë rritje të mishi të cilat mund të paraqiten çdokund në organet gjenitale të femrave dhe meshkujve. Ato shkaktohen nga virusi që quhet virus njerëzor papilloma. Lythat mund të rriten në organet gjenitale apo në pjesët tjera të trupit posaqërisht në duar. Pasë infektimit me lythat gjenital kalon 1 deri 3 muaj që lythat të paraqiten në organet gjenitale. Ju apo partneri juaj mund të dallojnë gunga të vogla të bardha apo ngjyrë roze apo më të mëdhaja në formë të karfiollit. Lythat mund të paraqiten në vulvë, kokeshpullë në testise apo në anus. Ato mund të paraqiten në formë individuale apo në grup. Mund të shkaktojnë kruamje por zakonisht nuk shkaktojnë dhimbje. Shpesh nuk shkaktojnë simptome të tjera dhe mund të jetë vështirë të dallohen. Nëse femrat kanë lytha në qafë të mitrës kjo mund të shkaktojë gjakderdhje apo shumë rrallë shkakrkesë nga vagina me ngjyrë të pazakonshem.
 
Gonorrea është infeksion bakterial. Ngjitet seksualisht dhe mund ta infektojë qafën e mitrës, uretërn, rektumin, anusin dhe fytin. Simptomet e infektimit mund të shfaqen në mes 1 deri 4 ditë pasë ekspozimit. Por ndonjherë është e mundshme të infektoheni dhe mos të kenë simptome. Infektimi është më e mundshme të dallohet në meshkuj se në femra.

Infektimi i zorrës mund të ngjitet gjatë seksit. Dy infeksionet më të zakonshme janë amoebisiasi dhe gjiardiasis. Këto janë infeksione bakteriale dhe kur të kalojnë në zorrë mund të shkaktojnë dhimbje në bark dhe jashtëqitje të shpeshtë. Infektimi i zorrës mund të ngjitet gjatë seksit me dikend që është i infektuar posaqërisht gjatë aktiviteteve që përfshinë kontaktin me feçe dhe seksi anal. Infeksioni mund të preventohet duke përdor kondoma, mbrojtës për gojë dhe dorëza lateks. Lodrat që përdoren gjatë seksit duhet të pastrohen pas përdorimit dhe duart të lahen pasë kontaktit me feçe. Ilaqet kurdër jashtëqitjes ndonjherë mjaftojë pët tretman të infektimit por edhe antibiotikët mund të përdoren.
 
Hepatiti shkakton inflamimin e mëlqisë. Ka disa lloje të hepatitit, më të zakonshmet janë hepatiti A,B dhe C. Këto tri lloje të virusit veprojnë ndryshe. Hepatiti mund të shkaktohet nga alkoholi dhe nga disa lloje të drogës por zakonisht infektimi ndodh nga infektimi viral.
 
Molloskumi është sëmundje e lëkurës që shkaktohet nga virusi molloskum contagjiosum. Shfaqet në formë të gungave të vogla në lëkurë dhe mund të zgjat prej dy javëve deri në disa vite. Molloskumi shkakton gunga të vogla në formë të perlave në madhësi të qukave në kofshë, prapanicë, organe gjenitale dhe ndonjherë në fëtyrë. Ato ngjiten gjatë seksit dhe nga kontakti me lëkurë. Ngjitja mund të preventohet duke përdor kondoma dhe duke iu shmangur kontaktit me lëkurë dhe seksit me personin që është i infektuar përderisa shërohet. Në shumë raste ky lloj infektimi nuk ka nevojë për ilaqe sepse zdhuket me kohë. Megjithatë tretmanet si ngrimja e gungave apo mund të lyhen me një lloj kemikali.
 
Uretirisi i pa specifikuar është inflamim i uretresë në meshkuj. Ky inflamim mund të shkaktohet nga disa lloje të infekcioneve, por më zakonisht nga klamidia. Inflamimi mund të përjetohet me muaj edhe në disa raste me vite në marrëdhënie. Simptomet përfshijnë dhimbje dhe ndjenja të djegjes gjatë urinimit. Lloj lëngu i bardhë i vrenjëtur mund të shfaqet në krye të penisit posaqërisht dallohet në mëngjez. Ndjenja për të urinuar shpesh poashtu është njëra nga simptomet. Shpesh mund të jetë që nuk keni asnjë simptom por kjo nuk do të thotë që nuk mund të ia ngjitni infeksionin partnerit tuaj.
 
Zgjebet shkaktohet nga morrat parazite nën lëkurë dhe shkakton kruamje. Morrat janë shumë të vogla dhe nuk mund të shihen dhe shumë njerëz nuk janë të dijshëm që janë të infektuar. Infektimi mund të shkaktojë kruamje dhe mund të ia fillojë 2 deri në 6 javë pasë infektimit. Shenjat e infektimit mund të jenë si vija të kuqe nën lëkurë të duarve, prapanicës dhe organeve gjenitale. Mënyra më e zakonshme e infektimit është gjatë kontaktit seksual mirëpo është e mundshme që infektimi të ndodh me këmbimin e rrobave dhe peshqirëve me dikend që është i infektuar. Por kjo mënyrë nuk është shumë e zakonshme. Nuk ka mënyrë efektive ta ndaloni infektimin por nëse jeni i infektuar mënyra që mos ta infektoni dikend tjetër është duke i larë rrobat dhe qarshafat më ujë të nxehtë. Për ti mbytur këto morra është duke e lyer trupin me krem që mund ta bleni në barnatore.
 
Sifilisi nuk është infektim i zakonshëm në Britani të Madhe por është më shumë i zakonshëm në shtete të tjera. ثshtë infeksion bakterial. Zakonisht ngjitet gjatë seksit por edhe mund të ngjitet në foshnje të palindura nga nënat shtatëzanë. Simptomet e sifilisit janë të njejta në meshkuj dhe femra. Janë vështirë të dallohen dhe mund të shfaqen 3 muaj pasë seksit me personin e infektuar. Sifilisi i ka disa faza, faza e parë dhe e dytë janë më infektuese.
 
Infeksioni mykotik është infeksion që shumohet e cila jeton në lëkurë dhe normalisht qëndron si baktrie jo dëmtuese. Por nëse shumohet mund të shkaktojë kruamje, ajësim, dhëmbje dhe shkarkesë në femra dhe meshkuj. Femrat mund të përjetojnë shkarkesë të bardhë të trashë dhe dhimbje gjatë urinimit. Meshkujt mund të përjetojnë shkarkesë të njejtë dhe kanë vështërsi në lafshin e penisit. Infeksini mykotik mund të ngjitet gjatë seksit me personin e infektuar por infektimi mund të ndodh nëse veshni rroba të ngushta nga nailoni apo goma. Infektimi mund të ndodh edhe nga disa lloje të antibiotikëve. Ndonjherë infektimi është i paqartë mirëpo ngjitja mund të preventohet duke përdor kondom gjatë seksit. Meshkujt duhet të e pastrojnë nën lafshin e penisit. Shërimi i infeksionit mykotik bëhet duke përdor tretman kundër kërpudhor. Infektimi mykotik mund të përsëritet, posaqërisht në femra.
 
Trikomanas vagjinosi shkaktohet nga parazitët që gjinden në vaginë dhe uretrën e meshkujve. Shpesh nuk ka simptome. Nëse simptomet janë prezent ato mund të jenë dhimbje gjatë urinimit dhe shkarkesë në meshkuj, dhimbje gjatë seksit dhe inflamim në vulvë të femrave. Ngjitja normalisht ndodh gjatë seksit oral, anal dhe vagjinal me personin e infektuar. Shërimi bëhet me antibiotik dhe infektimi nuk përsëritet.
KUJDES:

Këto informata nuk jipen si zavendësim për këshilla profesionale mjekësore. Ju lutem konsultohuni me mjekë nëse keni ndonjë brengë për shëndetin tuaj.

____________________
marrë nga avert.org.uk
 
Klamidia është njëra nga infeksionet bakteriale ngjitëse seksuale më të zakonshme. Nëse nuk shërohet mund të shkaktojë probleme serioze. Klamidia e infekton qafën e mitrës në femra. Por infektimi i uretërs, rektumit dhe syve mund të shkaktohet në femra dhe mashkuj. Simptomet e infeksionit mund të shfqen në çdo kohë. Shpesh ndodh që simptomet të shfaqen 1 deri në 3 javë pasë infektimit. Por simptomet mund të ndodh që mos të shfaqen për një kohë të gjatë.

clamidia nuk eshte infeksion por bakter.
njeri nga tipet e clamidias shkakton SST, dhe me sakte clamidia trachomatis
 
Zgjebet shkaktohet nga morrat parazite nën lëkurë dhe shkakton kruamje. Morrat janë shumë të vogla dhe nuk mund të shihen dhe shumë njerëz nuk janë të dijshëm që janë të infektuar. Infektimi mund të shkaktojë kruamje dhe mund të ia fillojë 2 deri në 6 javë pasë infektimit. Shenjat e infektimit mund të jenë si vija të kuqe nën lëkurë të duarve, prapanicës dhe organeve gjenitale. Mënyra më e zakonshme e infektimit është gjatë kontaktit seksual mirëpo është e mundshme që infektimi të ndodh me këmbimin e rrobave dhe peshqirëve me dikend që është i infektuar. Por kjo mënyrë nuk është shumë e zakonshme. Nuk ka mënyrë efektive ta ndaloni infektimin por nëse jeni i infektuar mënyra që mos ta infektoni dikend tjetër është duke i larë rrobat dhe qarshafat më ujë të nxehtë. Për ti mbytur këto morra është duke e lyer trupin me krem që mund ta bleni në barnatore.
zgjebja nuk eshte semundje seksuale e transmetueshme
 
semundjet seksualisht te transmetueshme jane vetem ato semundje te cilat transmetohen VETEM me rruge seksuale, pra me akt seksual.
ketu hyjne:
1) gonorreja qe shkaktohet nga neisseria gonorrhe
2) sifilizi qe shkaktohet nga treponema pallidum
3) lymfogranuloma venereum qe shkatohet nga clamidia trachomatis
4) ulcus molle qe shkaktohet nga hemofilus dycrei
5) lymfogranuloma inguinale qe shkaktohet nga donovania granulomatosis

infektimi me trichomonas mund te shkaktoje gjithashtu vaginit dhe merret kryesisht me rruge seksuale.
 
Titulli: Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

KLAMIDIA



Armiku i heshtur
ثshtë një infeksion gjenital seksualisht i transmetueshëm, më i përhapuri në botë, por edhe më i rrezikshmi: nëse nuk mjekohet në kohë, mund të shkaktojë sterilitet. Simptomat, diagnozat dhe kurat

Merret përmes marrëdhënieve seksuale të pambrojtura dhe tek të rinjtë shkakton infeksion të rëndë, i cili mund të dëmtojë mitrën dhe tubat e saj. Ka pasoja serioze për shtatzëninë dhe lindjen. Klamidia është një armik i heshtur që prek edhe meshkujt, por nuk ka pasoja aq serioze sa te femrat. Si transmetohet? Pse mund të shkaktojë sterilitet? Si diagnostikohet dhe si parandalohet? Këtyre pyetjeve u përgjigjet një doktor gjinekolog specialist në këtë fushë.

Doktor, mund të na shpjegoni fillimisht se çfarë është klamidia?

ثshtë një bakter gram negativ i palëvizshëm, i cili bën një jetë infraqelizore të detyrueshme. Te femra, ky bakter infekton epitelin cilindrik të qafës së mitrës, qelizat e uretrës ose gjëndrën e Kouperit.

Kë prek?

Kryesisht adoleshentët dhe në 70-80 për qind të rasteve është asimptomatike, pra nuk shfaq ndonjë shenjë të veçantë. Dëmet që mund të shkaktojë janë të mëdha, sepse në pjesën më të madhe të rasteve nuk merret aq seriozisht nga të dyja gjinitë, edhe pse është një nga infeksionet më të shpeshta seksualisht të transmetueshme.

اfarë rreziqesh ka?

Mund të shkaktojë sëmundjen inflamatore të organeve pelvike, e njohur mes mjekëve si PID, nga anglishtja “Pelvic inflammatory disease”, paaftësi për të mbetur shtatzënë, ose shtatzëni jashtë mitre (kur shtatzënia zhvillohet jashtë mitre, zakonisht në tubat e Fallopit).

اfarë ndodh kur ky infeksion merret gjatë shtatzënisë?

Mund t’i transmetohet fetusit gjatë lindjes, i cili shkakton infeksion të syve, duke çuar deri në verbim.

Pse prek kryesisht të rinjtë?

Sepse ata ndërrojnë shpesh partnerë dhe nuk përdorin kondomë, madje edhe kur i përdorin, nuk dinë, ose i përdorin keq. Më të prekur janë moshat e reja, kryesisht nga 16 deri në 24 vjeç, sepse kanë mungesë informacioni dhe nuk dinë të mbrohen. Infektohen nga e ashtuquajtura “plaga” e qafës së mitrës, që shpesh dallohet përmes “pap test” dhe njihet si faktori i rrezikut për sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Si mund të mbrohemi?

E vetmja masë parandaluese e sigurt është përdorimi i prezervativit në çdo rast dhe që në fillim të raportit. Pilulat të mbrojnë më shumë, pasi rritja e trashësisë së mykut ul rrezikun e kalimit të infeksionit nëpër tuba. Në fakt, më e keqja është se njerëzit janë shumë injorantë. Përveç Sidës, Papiloma virus dhe Kandidas, të gjitha sëmundjet e tjera lihen shumë pas dore, pra nuk merren kurrë seriozisht. Vajzat nuk e dinë se ekzistojnë dhe mbi të gjitha as që i njohin rreziqet.

Si përcaktohet diagnoza?

Deri para pak kohësh bëhej me tampon endocervikal ose endoretal, teste shumë të përdorshme atëherë. Sot bëhen teste më të thjeshta dhe të shpejta që zbulojnë klamidian në urinë.

Cilat janë shenjat paralajmëruese?

Në 30 për qind të rasteve, femrat kanë sekrecione me ngjyrë të bardhë dhe aromë të keqe, dhimbje aspecifike, ose një dhembje pelvike të vazhdueshme.

Si kurohet ky lloj infeksioni?

Në fakt, edhe terapia nuk është e lehtë për t’u gjetur. Lloji i antibiotikut që do të përdoret mund të kërkojë doza të mëdha dhe mjekim të vazhdueshëm.

Ju thatë se klamidia prek edhe meshkujt. Cilat janë shqetësimet që shfaqen tek ata?

Në vitin 1996, përqindja e meshkujve të prekur nga klamidia ishte 5,8 për qind, ndërsa te femrat 1,9 për qind. Për mashkullin pjesa ku qëndron bakteri është në nivelin e uretrës. Edhe ata mund të kenë probleme me riprodhimin. Shpeshherë meshkujt janë të infektuar dhe pa e ditur ua transmetojnë infeksionin edhe partnereve të tyre.

Ju si mendoni, pse flitet pak për këtë infeksion?

Mendoj se nga pikëpamja sociale nuk ka ndonjë interes të madh. Ndërkohë që për ne mjekët, klamidia është shumë e rëndësishme, duke qenë se jemi profesionistë dhe i dimë rreziqet që paraqet. Dëmet e klamidias i shohim kur kryejmë ndërhyrje kirurgjikale në tuba dhe vezore. Në nivelin pelvik, mund të shkaktojë dhembje barku, prandaj femrat mbeten gojëhapur kur u themi se janë prekur nga klamidia.
shqip
 
Titulli: Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Teme interesente......Mbrohuni perpara se te merni dicka.
Sa per kete komentin e fundit kjo nuk mund te quhet semundje seksualisht e trasmetushme sepse mund te meret dhe pa bere sex vetem me prekje :p. Megjithate eshte plotesisht e kurushme.
 
Titulli: Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Sifilisi, shkaktari i tij: Syphilis është sëmundje seksualisht e transmetueshme e shkaktuar nga Treponema pallidum. Treponema depërton përmes qarjeve të vogla të lëkurës dhe mukozave. Sifilisi është më së tepërmi kontagioz gjatë fazës primare dhe sekondare. Më rrallë sifilisi përhapet përmes transfuzionit me gjak të infektuar, nga lezioni aktiv – puthjes. Treponema pallidum është e ndieshme ndaj dritës, ajrit dhe ndryshimit të temperaturës dhe për këto arsye nuk përhapet përmes toaletit, dushit, rrobave dhe mjeteve për ngrënie të individit të infektuar.
 
Titulli: Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Sifilisi ne baze te shkalles se tij ndahet ne 3 stade:

Sifilisi Primar: Shenjat e Sifilisit primar mund të paraqiten nga 10 ditë deri në 3 muaj pas eksponimit. Në vendin e hyrjes së treponemës (gjenitale, rektum, gjuhë ose buzë) shfaqet një plagë që nuk dhemb që emërtohet si shankr (Shang-her). ثshtë tipik vetëm një shankr, por mund të janë disa.

Sifilisi Sekondar: Shenjat dhe simptomat e sifilisit sekondar fillojnë 2 deri 10 ditë pas shfaqjes së shankrit dhe mund të përfshijnë: Ndryshime në lëkurë – rash në të gjithë trupin përfshirë shuplakat dhe shputat. Temperaturën e ngritur trupore. Lodhjen dhe diskomfortin. Kruarjen. Rritjen e nyjeve limfatike. Dhëmbjen e fytit.

Sifilisi Latent: Nëse nuk trajtohet sifilisi në stadin e dytë kalon në fazën latente ku nuk ka shenja dhe simptoma dhe mund të zgjasë me vite. Shenjat dhe simptomat mund të mos paraqiten ose sëmundja progredon në fazën e tretë (sifilisi terciar).

Sifilisi Terciar: Rreth 15-30 % të rasteve të sifilisit të patrajtuar kalojnë në fazën terciare ose të sifilisit të vonshëm kur mund të dëmtohen truri, nervat, sytë, zemra, vazot e gjakut , mëlqia, kockat dhe artikulacionet. Disa nga shenjat dhe simptomat e sifilisit terciar:

Lëvizje të pakordinuara të muskujve.
Paraliza.
Pareza.
Vërbim gradual.
Demenca.
 
Titulli: Sëmundjet ngjitëse seksuale!!

Sifilisi ka nje game te gjere te komplikimeve:

Rritja e riskut për infeksion me HIV.
Problemet në shtatëzani.
Ndryshimet gumoze gjatë fazës së vonshme të sifilisit (tumore të vogla) që mund të shfaqen në lëkurë, kocka, mëlqi apo organe të tjera.
Meningjiti.
Parestezionet.
Paralizat.
Humbja e dëgjimit dhe probleme me të pamur.
Ndryshim të personalitetit.
Demencë.
Inflamacion i aortës dhe valvulave të zemrës (aneurizmë e aortës).
Reth 40 % të foshnjave të infektuara me sifilis nga nënat e tyre gjatë shtatëzanisë apo lindjes vdesin në formë të missed abortion, lindin të vdekura ose vdesin disa ditë pas lindjes.
 
Titulli: Sëmundjet ngjitëse s eksuale!!

[h=2]Infeksionet ****ualisht të transmetueshme, një problem i shëndetit publik [/h]Në vendet në zhvillim, IST dhe komplikimet e tyre renditen në 5 kategoritë e para të sëmundjeve për të cilat të rriturit kërkojnë kujdes shëndetësor. Lumturi Merkuri, Alban Ylli, Pëllumb Pipero
Instituti i shëndetit publik, Ministria e shëndetësisë

IST një problem i shëndetit publik
IST-të janë një risk madhor për të gjithë adoleshentët ****ualisht aktiv. اdo vit, 1 në 20 adoleshent preket nga një IST, dhe mosha në të cilën këto infeksione merren po vjen duke u bërë gjithmonë dhe më e re. Globalisht të gjitha këto infeksione krijojnë një problem të madh shëndetësor dhe një barrë ekonomike, sidomos në vendet në zhvillim, ku ato sjellin 17% të humbjeve ekonomike shkaktuar prej sëmundshmërisë.
Kostot sociale-ekonomike të këtyre infeksioneve si dhe komplikacioneve të tyre, janë të konsiderueshme dhe në shumicën e vendeve në zhvillim shterojnë buxhetet kombëtare për shëndetin dhe të ardhurat familjare (4). Pse investojmë në parandalimin e IST-ve
Për të reduktuar sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë e shkaktuar prej tyre- IST rrisin barrën e sëmundshmërisë e vdekshmërisë nëpërmjet impaktit direkt në cilësinë e jetës, në shëndetin riprodhues të meshkujve e femrave, në jetën e fëmjëve si dhe indirekt duke lehtësuar transmetimin e HIV si dhe ndikimit në ekonomitë kombëtare e individuale.
Për të reduktuar riskun e transmetimit të HIV parandalimi dhe trajtimi i IST-ve redukton riskun e transmetimit ****ual të HIV. Efekti bashkëshoqërues në transmetimin e HIV është më i lartë në sëmundjet ulcerative: Evidencat tregojnë se herpes genital mund të jetë përgjegjës për një përqindje të lartë të rasteve të reja me HIV. Përmirësimi i menaxhimit të rasteve me IST është një ndërhyrje shkencërisht e provuar në reduktimin e incidencës së HIV në popullatën e përgjithshme. Objektivi 6 i MDG, kërkon reduktimin e përhapjes HIV/ AIDS në 2015. Parandalimi i IST-ve është një ndërhyrje që në mënyrë të dukshme dhe kostoefektive kontribuon në arritjen e këtij objektivi.
Për të parandaluar komplikacionet serioze tek gratë- IST janë ndër shkaqet kryesore të parandalueshme të infertilitetit, në veçanti tek gratë. Rreth 10-40 % e grave me infeksion të klamidias të patrajtuar zhvillojnë sëmundje inflamatore pelvike. Dëmtimet e tubave mbas infeksionit, janë përgjegjës për 30-40 % të rasteve të infertilitetit tek femrat. Gratë që kanë kaluar sëmundje inflamatore pelvike kanë 6-10 herë më tepër mundësi të zhvillojnë barrë ektopike (12). MDG 5 dhe 6 kërkojnë reduktimin e mortalitetit amtar me ¾ në 2015. Parandalimi i IST do të kontribuojë në arritjen e këtij objektivi duke parandaluar vdekjet tek gratë të lidhura me barrat ektopike. Nga ana tjetër parandalimi i infeksionit HPV do të reduktojë numrin e grave të cilat vdesin prej kancerit cervical, kancerit të dytë më të zakonshëm tek gratë mbas atij të gjirit. Për të parandaluar përfundimet negative të shtatzënisë dhe sëmundjet e të porsalindurit-IST-të e patrajtuara janë të lidhura me aborte, lindje parakohe, infeksione kongenitale e perinatale të të
porsalindurit. Në gratë shtatzëna me sifiliz të patrajtuar, 25% rezultojnë në lindje parakohe e 14% në vdekje neonatale (16). Mbi 35% e grave që kanë një infeksion gonokoksik të patrajtuar rezultojnë në aborte e lindje parakohe dhe mbi 10% në vdekje perinatale (17). Në mungesë të parandalimit, 30-50% e fëmijëve të lindur nga nënat me gonorre të patrajtuar dhe mbi 30% e fëmijëve të lindur nga nënat me klamidia do të
zhvillojnë oftalminë neonatale, e cila mund të shkaktojë verbëri tek fëmijët (18,19). Në mbarë botën 1000-4000 bebe të porsalindura verbohen çdo vit për këtë arsye (20).
Disa principe kryesore të Strategjive të parandalimit të IST-ve
1. Pabarazia gjinore duhet të adresohet në të gjitha ndërhyrjet lidhur me IST-të. Promocioni i përgjegjësisë së meshkujve dhe fuqizimit të grave në parandalimin e IST-ve janë element thelbësor dhe një përgjigje efektive gendër sensitive.
2. Ndërhyrjet për IST-të duhet të jenë pjesë integrale e shërbimeve të shëndetit ****ual e riprodhues.
3. Bashkëpunimi i ngushtë i programeve për IST-të me ato të HIV është jetike. Duke kombinuar pikat e forta të dy programeve, krijohet sinergji.
4. Ndërtimi i partneriteteve për një bashkëpunimi ndërsektorial është kritik për parandalimin e IST-ve duke arritur një përgjigje intensive.
5. Përfshirja e komunitetit si partner në hartimin, implementimin e vlerësimin e ndërhyrjeve. Kjo siguron fuqizimin e komuniteteve, nxit pjesëmarrjen nga ana e publikut dhe kërkon një akces të plotë dhe të vazhdueshëm për informacion (21).
6. Reduktimi i stigmatizimit dhe diskriminimit në të dy nivelet, atë individual dhe shoqëror, është një komponent kyç në parandalimin e kontrollin e IST-ve.
Elementet thelbësore të strategjive parandaluese të IST-ve
Elementët kryesore strategjik për një program të kontrollit për IST-të janë të krijuara dhe përfshijnë: rishikimin e politikave përkatëse, ligjeve e rregulloreve për t’u siguruar që kontribuojnë në arritjen e qëllimit të programeve parandaluese; promovimin e sjelljeve të shëndetshme; kujdesi për IST në shërbimet antenatale; sigurimi i një furnizimi të sigurt, me cilësi e të përballueshëm të barnave për parandalimin e IST-ve përfshirë prezervativët dhe forcimin e komponentëve mbështetëse.
Komponentët e strategjive të parandalimit dhe kontrollit të IST-ve
Strategjitë duhet të disenjohen bazuar në mësimet e nxjerra dhe në veprime qartësisht të suksesshme, të cilat duhen shkallëzuar. Ato duhet të përshkruajnë elementët esenciale të një përgjigjeje efektive ndaj barrës së infeksionit, të japin informacion në çështjet kyçe e të jenë të përshtatshme për të maksimalizuar impaktin. Programet duhet të analizojnë se: cilat grupe janë më në rrezik; cilat sjellje vënë këto popullata në rrezik; cilat janë ndërhyrjet më të mira në thyerjen e zinxhirit të transmetimit; si të prioritizojnë e të shtrijnë më tej ndërhyrjet.
Disa prej strategjive të suksesshme parandaluese:
1. Ndërhyrje të parandalimit dhe kontrollit të IST-ve
Promovimi i sjelljeve ****uale të shëndetshme. Një përgjigje efektive ndaj përhapjes së IST-ve, fillon me parandalimin. Edukimi shëndetësor rreth IST-ve duhet të jetë pjesë integrale e çdo shërbimi shëndetësor. Komunikimi për ndryshimin e sjelljeve ****uale si një proces interaktiv me komunitetet ka qëllim të zhvillojë mesazhe të përshtatshme për target grupe të veçanta duke përdorur një sërë kanalesh komunikimi. Komunikimi si komponent i aktiviteteve rrit njohuritë, stimulon dialogun në komunitetit, promovon ndryshime në qëndrime, redukton stigmën e diskriminimin, rrit kërkesën për informacion e shërbime e përmirëson aftësitë.
Sigurimi i kondomëve
Sigurimi i kondomëve si një mundësi shumë efektive dhe në dispozicion, duhet të jetë komponent kyç i strategjive të parandalimit të transmetimit ****ual të IST-ve. Strategjitë duhet të arrijnë popullatën e shëndetshme e cila ka nevojë për informacion dhe njohuri për të mbetur e lirë nga IST-të.
Zhvillimi i shërbimeve të parandalimit e kujdesit për IST-të
Ofrimi i shërbimeve parandaluese për IST parandalon komplikacionet tek të infektuarit e transmetimin e infeksionit tek partnerët ****ual, fetusi e i porsalinduri. Programet e parandalimit duhet të jenë të arritshme, të pranueshme dhe efektive për personat e infektuar për të parandaluar infektimet e mëtejshme dhe komplikacionet afatgjata. Komponentë të tyre janë: diagnoza e trajtimi korrekt, reduktimi e parandalimi i infektimit të mëtejshëm, promovimi i përdorimit të kondomit si dhe njoftimi i partnerëve ****ualë. Menaxhimi i syndromik-IST shpesh janë asimptomatike dhe strategji të ndryshme duhen
përdorur për kapjen e tyre si: zbulimi i rastit, ndërhyrje për arritjen e partnerëve ****ualë, e rritja e njohurive për rriskun individual. Zbulimi i rastit i referohet testimit të individëve për IST, të cilët kërkojnë kujdes shëndetësor për arsye të tjera. Në çdo rast duhet patur parasysh konfidencialiteti, këshillimi dhe trajtimi i rastit.
Strategji për njoftimin e partnerve ****ualë
Njoftimi i partnerit ****ual është pjesë e manaxhimit të rastit. Partnerët ****ual të personave të diagnostikuar informohen për ekspozimin e tyre ndaj infeksionit. Manaxhimi i partnerëve ****ualë është një nga ndërhyrjet më të vështira, por komponent i rëndësishëm për kontrollin e IST-ve.
Medikamentet
Të pasurit në dispozicion në mënyrë të vazhdueshme të barnave është esenciale për suksesin e programeve parandaluese të ISTve. Trajtimi i menjëhershëm dhe efektiv thyen zinxhirin e e transmetimit dhe parandalon zhvillimin e komplikimeve.
Testet diagnostike
Rreth 80-90% të barrës globale të IST-ve e zënë vendet në zhvillim ku ka akces të kufizuar apo nuk ka akces për diagnostikim të përshtatshëm. Prandaj ekziston nevoja për zhvillimin e testeve të shpejta diagnostike për të përmirësuar diagnozën.
Vaksinat
Për të siguruar zbatimin e suksesshëm të çdo strategjie vaksinimi duhet përcaktuar me kujdes popullsia target e të sigurohet pranueshmëria e vaksinës, veçanërisht tek një popullsi që nuk mund të perceptojnë veten si në rrezik për IST. Shtrirja e ndërhyrjeve Mjaft programe implementojnë ndërhyrjet në zona pilot të vogla të cilat arrijnë rezultate të mira por nuk arrijnë gjithë popullatën. Për të arritur një impakt të madh ndërhyrjet parandaluese duhen vlerësuar për të bërë korrigjimet e duhura dhe më pas duhet rritur mbulimi gjeografik për të arritur popullatën e gjerë. Shtrirja e programit ka impakt më të madh kur fokusohet veçanërisht në popullata që ndikojnë dinamikën e shpërndarjes së IST-ve dhe që arrijnë sa më shumë individë të jetë e mundur prej këtyre popullatave.
Përmirësimi i informacionit për zhvillimin e politikave dhe programeve. Sigurimi i informacionit për zhvillimin e politikave dhe të programeve është një element parësor i strategjive parandaluese. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top