Semundjet e veshit

sensuu

sweet
V.I.P
Sëmundjet e veshit

Semundjet imflamatore jo specifike te veshit te mesem dhe mastoidit.

Semundjet imflamatore te veshit te mesem jane te rendesisheme se pari se jane shume te shpeshta dhe se dyti per rriskun e komplikacioneve endokraniale qe paraqesin si pasoje e afersise anatomike ndermjet kavitetit te veshit te mesem dhe kavitetit cranial.

اrregullimet e ventilimit dhe drenimit veshit te mesem.

Patfiziologjia. Shumica e semundjeve te veshit te mesem kane si shkak prishjen e dy funksioneve kryesore.- demtimin e funksionit te ventilimit te veshit te mesem dhe dhe inflamacionin. Demtimi i ventilimit ne lidhje me tubin e eustakit bazohet ne imflamacionin e mukozes ne nazofarings duke cuar ne imflamacionin e mukozes se veshit te mesem.

Patogenezis. Tubi i eustakit nuk hapet rregullisht gjat gelltitjes ne lidhje me keta faktore.

Disfunksionin e muskulit levator veli palate.
Edema e mukozes se tubit shkaktuar nga imflamacionet chronike te strukturave kufitare sic jane sinuset, tonsilat apo alergjia.
Obstruksioni i ostiumit te tubit nga hypertrofia e adenoideve tek femijet dhe adultet.
Infiltrimi i tubit nga tumoret e nazofaringsit.
Veshi i mesem mbetet pa ajerosur dhe ajeri i mbetur reabsorbohet duke shkaktuar zvogelimin e presionit ne veshin e mesem duke sherbyer sin nje ngacmues i mukozes. Ne bllokimet e shkurtera apo persistente te tubit reduktimi i presionit ne veshin e mesem mund te shkaktoje keto ndryshime.
Edeme te mukozes
Krijimin e transudatit ne veshin e mesem
Rezistence te rritur ne levizshmerine e zinxhirit kockor dhe retraktimin e membranes timpanike
Qendrimi per nje kohe te gjate i obstruksionit dhe reduktimi i presionit ne veshin e mesem mund te pasohet me ndryshimet e meposhteme.

Metaplazi e mukozes se veshit te mesem nga epitel i sheshte ne epitel ciliar me cilje dhe qeliza mucus prodhuese.
Shtim i aktivitetit sektetor te qelizave mucus prodhuese dhe perzierje e mukusit me transudatin e krijuar ne vesh duke krijuar nje eksudati seromucinoz.
Krijimin e nje eksudati me permajtje kolesterine qe quhet granuloma kolesterinike.
Eksudati seromucimoz dhe ndryshimet substanciale qe peson mukoza krijojne terenin e nje rrethi vicioz ndryshimesh.
Bllokimi akut i tubit te eustakit.


Shfaqja klinike. Ndjenja e presionit ne vesh qe ndjek nje situate rinofaringiti e shoqeruar nga nje dhimbje te lehta ne vesh, ndjenje kercitjes ne hunde gjat gelltitjes, ulje degjimi.

Diagnoza. Ne otoskopi vrehet retraksion i membranes timpanike, hiperemi e lehte e dorezes se maleusit dhe zgjerim i eneve te gjakut ne membranen timpatike. Ne rast se shfaqet transudati ne veshin e mesem kemi ndryshim te ngjyres seMT she shfaqie te nivelit te likidit ne pars tensa. Pacientet ankojne ulje te lehte te degjimit.

Mjekimi. Per trajtimin duhet qe te kemi parasysh shkakun fillestar dhe trajtimi i tij eshte kryesori. Rhinofaringitet trajtoden me dekogjestante, antihistaminike, vazokonstruktive, per te reduktuar edemen ne tub. Antibiotiket fillohen kur kemi shenja per progresimin e procesit ne drejtim te otitit akut ose rino- faringitit akut, mjekohet sinuziti. Ne rast se kemi hipertrofi adenoide behet nderhyrje kirurgjikale me vone ne se eshte e nevojshme.

Otiti seromucinoz kronik

Shfaqja Klinike. Pacienti ndjen nje ndjenje presioni dhe bllokimi ne vesh shpesh duke ndjekur nje infeksion te rrugeve te siperme te frymemarrjes dhe kemi nje ulje te degjimit ne njerin apo te dy veshet. Degjojme zhurma ne vesh gjat pertypjes, gelltitjes apo teshtitjes. Nuk kemi dhimbje.

Patogeneza. Bllokimi i tubit te eustakut perfundon ne uljen e presionit intra impanik. Obstruksioni i tubit ne nazofarings dhe crregullimet ne funksionimin e tubit vecanerisht paaftesia e muskulit levator veli palate ne rastet e palatum skizum, infeksionet virale jane shkaqet faforizuese me te shpeshta te semundjes.

Diagnoza. Ne otoskopi vrejme nje membrane timpanike dukshem te retraktuar shoqeruar me zona te vogela prolabuese dhe vrehet nivel eksudati mbrapa membranes timpanile. MT vrehet e diskoloruar dhe ne kanal e jashtem te degjimit vazhdimisht gjendet epidermis qe prodhohet nga MT.Ne matjen e degjimit rezulton nje ulje degjimi deri ne 50db per te gjitha frekuencave duke dhene nje paraqitje grafike te sheshte te audiograms. Kurba tympanometrike eshte e sheshte dhe komplianca me e vogel se 0.2.

Ne provat kamertonale vrejme se kemi rinne negative. Duke kerkuar per shkakun primar te infeksionit verejme hipertrohi adenotonsilare, sinusitis, alergji ose tumor.

Mjekimi. Trajtimi i semundjes primare si adenotomi, mjekimi i sinuzitit dhe kur semundja vazhdon me shume se dy muaj rekomandohet inserimi–vendosja e tubave ventilues ne membrane timpanike

Otiti i mesem akut.


Fillon me fazen eksudative qe zgjat 1-2 dite dhe shoqerohet me ngritje te temperatures ne shifrat 39-40 grade rezistente karshi antipiretikeve rralle tek femijet shoqerohet me meningizem. Pacientet ndjejne dhembje te forte pulsuese e cila eshte me e forte gjate nates se sa diten. Pacientet ankojne bllokim te veshit shoqeruar me zhurme sinkron me pulsin si dhe vrehet sensivitet i mastoidit gjate shtypjes, ne paciente te moshuar semundja shpesh nuk shoqerohet me temperature.

Faza e dyte zgjat 3-8 dite dhe shoqerohet me carje te membranes timpanike dhe rrjedhjen e posit ne kanalin e jashtem te degjimit, ne kete moment menjehere kemi ndalimin e dhimbjes dhe uljen e temperatures. Kjo faze mund te shkurtohet duke bere pastrime te vazhdueshme te kanalit te jashtem te degjimit duke e shoqeruar me perdorim te disifektanteve ne kanalin e jashtem te degjimit si dhe perdorimi i dekogjestionanteve nga hunda. Perdorimi i hershem i antibiotikeve pak e ndryshon kursin klinik te semundjes dhe nuk parandalon perforacionin spontan te membranes timpanike.

Faza e trete zgjat 2-4 jave dhe shoqerohet me nderprerjen e rrjedhjeve dhe tharjen e kanalit te jashtem te degjimit dhe me sherimin e membranes timpanike.

Patogeneza.(Rruget e infeksionit). Rruga me e shpeshte eshte rruga nepermjet tubit te eustakit. Rruga hematogene eshte e rralle dhe ndodh ne rastet e semundjeve infective si fruth, rubeole, skarlatine, tifo dhe septicemia. Nga kanali i jashtem i degjimit infeksioni kalon ne veshin e mesem duke perforuar membrane timpanike ose nepermjet nje perforacioni te meparshem sidomos nga futja e ujit te ndotur ne vesh. Metodat jo korekte te heqjes se trupave te huaj nga veshi gjithmone mund te sherbejne si nje shkak.

Ne persona te shendetshem veshi i mesem eshte steril ne qofte se membrane timpanike eshte intakte.

Infeksioni eshte monomikrobial dhe mikrobet me te shpeshte jane streptococcu ne pacientet adulte, pneumococci, hemophilus influenza, moracella catarhalis dhe stafilococci te ndryshem tek femijet. Infeksionet virale pregatisen situaten per mbivendosjen e infeksionit bacterial. Infeksioni nuk demton vetem mukozen e veshit te mesem por gjithashtu demtohet i gjithe sistemi i brendeshem respirator.

اdo atak i otitit media akut shoqerohet me mastoidit.

Diagnoza. Ne fazat e hershme ne otoskopi vrehet hiperemi opacitet dhe infiltrimi i membranes timpanike, zhduken konturet e dorezes se cekicit dhe procesi i shkurter. Pacienti paraqet ulje konduktive te degjimit. Ne fazen maksimale te eksudacionit shfaqet bombimi i membranes timpanike vecanerisht kuadrati posterjo-superjor, ne kete faze vrehen pulsacionet e membranes timpanike. Shoqerimi i otitit me mastoidit vrehet me shfaqien e dhimbjes kur shtypim regionin mastoidien retroaurikular.

Ne fazen e dyte kemi rupture spontane te membranes timpanike dhe rrjedhjen e pusit nga membrana timpanike ne kanalin e jashtem te degjimit zakonisht pa ere ne forme pulsimi. Per verifikimin e diagnoses dhe per te pare shtrirjen e infeksionit ne rastet qe infeksioni shoqerohet me paralyze facial, marrje mendesh, vertigo, ulje te madhe neurosensorjale te degjimit na ndihmojne Ro-grafite konvecionale, CT.

Mjekimi. Perdorimi i antibiotikeve me doza te larta 48 ore pas fillimit te semundjes kur situate perkeqesohet. Marrja e cultures per antibiograme ne rastet kur membrana timpanike eshte perforuar para fillimit te antibiotikeve. Perdorimi i dekogjestionuesve nazofaringeale. Perdorimi i analgjezikeve. Kryerje e paracentezes ne rastet kur kemi bombim te shprehur te membranes timpanike shoqeruar me temperature te larte dhe dhembje te forta
Mastoiditi akute


Komplikacioni me i shpeshte i infeksioneve te veshit te mesem eshte mastoiditis qe nenkupton nje shtrirje te infeksionit nga kaviteti i veshit te mesem ne drejtim te sistemit pneumatik te kockes temporal. Ne contrast me zhvillimin e infeksionit ne veshin e mesem qe perqendrohet ne mukoze ne mastoid kemi shkrirjen e kockes.

Shenjat klinike. Mastoiditi shfaqet ne periudhen e sherimit te otitit akut dhe fillon me rritje te temperatures dhe perkeqesim te gjendjes se pergjitheshme, leukocitoze dhe rritje te konsiderueshme te eritrosendimentit.

Lokalisht kemi rishfaqje te forta te dhimbjes ne vesh sinkron me pulsin dhe iradiohet ne drejtim te mastoidit dhe kockes oksipitale. Rishfaqje te kullimeve purulente pa ere nga veshi ne sasi me te madhe si dhe ulje te degjimit.

Patogenezis.

Otiti i mesem akut i shoqeruar me mastoidit pergjithesisht reabsorbohen pa komplikacione.
Zhvillimi i komplikacioneve varet ne lidhjet anatomike ndermjet sistemit respirator dhe kavitetit timpanik sepse nje kalim i ngushte ndermjet antrumit dhe celulave te mastoidit tregon per nje ajerosje jot e mire nga tubi i eustakit.
Virulenca dhe rezistenca e organizmit.
Rezistenca locale e mukozes.
Situata e pergjitheshme imunitare e pacientit.
Gjendja e pergjitheshme shendetesore e pacientit.
Diagnoza.

Rjedhje purulente nga veshi.
Dhimpje te forta kur shtypim me gisht mastoidin.
Edeme retroaurikulare e shoqeruar me spostim te llapes se veshit perpara.
Mjekimi. Imflamacioni qe shkon pertej mukozes dhe shoqerohen me shkrirje te indin kockor kerkon nderhyrje kirurgjikale.

Indikacionet per mastoidectomi.

Ne rastin e shenjave te komplikacioneve endokraniale.
Shkrirja e septumeve te celulave te mastoidit dhe grumbullimi i posit ne hapsiren e krijuar verifikuar kjo me CT.
Shfaqja e paralizes faciale.
Prognoza eshte e mire kur trajtimi eshte korrekt.

Otiti i mesem kronik

Otiti i mesem kronik ndahet ne dy lloje: Imflamacioni mukozal kronik dhe Imflamacioni kockor kronik.

Imflamacioni mukozal kronik ose mezotimpanitis.


Shfaqja klinike. Kemi te bejme me rrjedhje kronike mkoide ose purulente pa ere nga veshi te pasuara nga inteale qetesie por qe nderpriten nga episode acute reinfektimi. Rrjedhjet jane te trasha dhe purulente ne fazen e pare dhe behen mukoide dhe viskoze kur fillon absorbimi i infeksionit. Pacienti ankon per ulje transmetive apo konduktive te degjimit nuk ankon per dhimbje dhe ka gjendje te mire shendetesore.

Patogenezis. Semundja nuk eshte pasoje e nje shkaku te vetem por eshte rezultat i disa proceseve te ndryshme primare te semundjeve qe lidhen me veshin e mesem. Inflamacioni mbetet i kufizuar ne mukoze.

Faktoret patogenetik.

Ulja konstitucionale e aftesise vetesheruese te mukoses.
Lloi, patogeniciteti, virulence, rezistenca bakterjale.
Situata anatomike ne kavitetin e veshit te mesem, sic eshte pneumatizimi dhe lidhjet ndermjet atikusit me antrumin, kavitetin e veshit te mesem dhe tubit te eustakit.
Crregullimet e tubit te eustakut.
Semundjet e pergjitheshme sic jane alergjia, deficitet imunologjike, diabeti etj.
Diagnoza. Nga anamneza tregon per nje rrjedhje kronike qe perseritet here pas here nga veshi dhe shoqerohet me ulje degjimi. Ne otoskopi vrehet perforacion central i membranes timpanike rralle vrejme polip si pasoje e hipertrofise te mukozes nga reinfeksionet acute. CT vrejme uljes se pneumatizimit dhe shtimin e opacitetit te mastoidit si nje shenje e mastoiditit kronik. Audiograma tregon ulje konduktive te degjimit.

Trajtimi. Kur kemi rrjedhje behet pastrimi i kanalit te jashtem te degjimit here pas here. Mund te bejme lavazhe me solucion fiziologjik ne temperature e trupit. Ne fazen e pare mirret materjal nga veshi per antibiograme. Perdoren solucione antiseptike ose dhe me permbajtje atibiotiku por pa efekte ototoksike per periudha te shkurtera kohore.

Ne fazen e thate te semundjes keshillohet ruajtja e veshit nga renja e ujit ne te si dhe trajtimi i menjehershem i rinofaringiteve. Trajtimi kirurgjikal perfshin masteidectomine ne rastet kur duam te eleminojme fokusin nga mastoid apo kaviteti timpanik ndersa timpanoplastika kryhet me qellim izolimin e kavitetit timpanik dhe rikonstruktimin e zinxhirit kockor per evitimin e riinfeksioneve dhe permiresimin e degjimit

Imflamacioni kockor kronik (Epitimpanitis)

Eshte rezultat i nje defekti marginal te membranes timpanike ne kuadratin posterior-superior ne regionin pars tensa apo pars flaksida. Infeksioni perhapet ne pjesen laterale te murit kockor te epitimpanit. Granulacionet jane te shpeshta dhe jane si pasoje e osteitit kockor.


Kolesteatoma e fituar e veshit te mesem. Kolesteatoma ka te beje me futjen nepermjet perforacionit te epidermisit qe vesh nga jashte membrane timpanike ne kavitetin timpanik kryesisht ne atikus. Krijimi i kolesteatomes stimulohet nga reinfeksionet e kavitetit timpanik. Perforacioni lateral si pasoje e infeksionit te perseritur shkakton osteitis te murit lateral te epitimpanit ne kete vend krijohet nje xhep qe grumbullohet episermus e cila duke u zmadhuar deperton ne kavitetin timpanik.


Shenjat klinike.

Otoreja ne sasi te paket dhe me ere shume te keqe eshte gjithmone purulente dhe asnjehere mukoide.
Vrehet ulje progressive e degjimit.
Dhimbje veshi dhe remperature ne raster e reinfeksioneve acute.
Dhimbje koke dhe ndjenja e presionit ne koke.
Diagnoza. Kolesteatoma ndahet ne kolesteatomen sekondare te veshit te mesem dhe quhet tensa kolesteatoma zhvillohet nga xhepat e retraksionit si pasoje e infeksioneve kronike ne nivelin e perforacionit anesor ne kuadratin posterior-superiot te pars tensa dhe kolesteatomen primare qe quhet flaccid kolesteatoma lind nga rritja e epitelit skuamoz te keratinizuar ne nivelin e pars flacida nen prezencen e stimulimit inflamator kronik ne epitimpan i cili nxit proliferimin e epitelit skuamoz. Perforacioni i vogel i krijuar shpesh eshte i mbuluar nga krusta ndersa vazhdon te destruktoje murin lateral te atikusit, kjo eshte karakteristike e keti lloj infeksioni.

Shfaqja e granulacioneve mediale, era e keqe e sektecioneve si dhe njyra e bardhe e kolesteatomes jane shenjat e semundjes gjate egzaminimit otoskopik te veshit. Pacienti paraqet renje konduktive te degjimit dhe ne stadet e avancuara kemi perfshirjen edhe te veshit te brendeshem. Okult kolesteatoma jane ne ato raste kur kolesteatoma zhvillohet ne veshin e mesem mbrapa nje membrane timpanike normale.

Nje ndihme te madhe diagnostikuese jep aksial e koronal CT i cili jep informacion te mire rreth destruksionit kockor, anomalite e indeve te buta ne kavitetin timpanik dhe shtrirjen e kolestaatomes ne kavitetin cranial.

Mjekimi. Trajtimi konservativ nepermjet perdorimit te antibiotikeve dhe kortikosteroideve me pika ne vesh eshte inefektiv. Trajtimi kirurgjikal konsiston ne ne hehien radikale te imflamacionit dhe rekonstruktimin e veshit te mesem.


Komplikacionet ekstra dhe endokraniale me orgjine nga veshi.

Komplikacionet me orgjine nga veshi duhet te diagnostikohen sa me shpejt dhe te beteh trajtimi i tyre i menjehershem. Vleresimi klinik, audiometric, egzaminimi neurovestibular, egzaminimi radiologjik CT duhen kryer sa me shpejte qe te jete e mundur. Trajtimi kirurgjikal ka prioritet me te madh.

Labirintitis.

Shenjat klinike. Marrje mendesh, nauze, te vjella, zhurme si fishkellime ne vesh, shurdhesi qe instalohet per nje periudhe te shkurter. Pacienti nuk ka temperature dhe nuk ka dhimbje.


Patogenezis.Ne disa forma te otitit akut toksinat perhapen ne labirint nepermjet dritareve te vendosura ne ndersa infeksioni kalon ne labirint nepermjet eneve te gjakut.Ne rastet e otiteve media kronike me kolesteatome infeksioni perhapet ne labirint nepermjet fistulave te krijuara ne hapsiren perilimfatike.Infeksioni mund te mbivendoset edhe pas nje trauma kiturgjikale apo pas nje trauma te shoqeruar me fraktura transvesale te kockes temporale.

Diagnoza. Pacienti ka te gjitha shenjat e demtimit te rende te veshit te brendeshem.

Diagnoza diferenciale. Morbus Meniere, shurdhesit e menjehershme, vestibuloparite acute.

Mjekimi. Fillohet menjehere me antibiotike intravenoze me doza te larta ne menyre te vazhduar duke u shoqeruar me mastoidectomi radikale ne rastet e otitit te mesem chronic me kolesteatome.Ne tastet e traumave nderhyrja kirurgjikale ndermeret ne rastet e otorreve te liquorit cerebrospinal massive,paralizave te nervit facial dhe meningitit.

Prognoza. Labirintiti shfaqet ne forma klinike me ecuri te ndryeshme ne vartesi te zhvillimit te procesit patologjik. Labirintiti seroz shfaqet zakonisht pas traumave apo gjendjeve virale, format purulente shkaktohen si pasoje e invadimit te spaciumit perilimfatik nga bakteriet,forma cirkumskripte ne rastet e fistulave te labitintit si pasoje e kolesteatomes dhe i gjeneralizuar kur kemi perfshirjen e gjith labirintit ne process si pasoje e vazhdimit te perhapjes se infeksionit ne te ose kjo situate mund te vije edhe si pasoje e nje infeksioni te gjeneralizuar. Ne format e vonuara semundja ndjek nje kurs fulminant me humbje te plote pa kthyeshme te funksioneve te veshit te brendeshem. Infeksioni eshte i afte te shtrihet ne drejtim te meningjeve.

Epidural empiema.


Shfaqia klinike. Dhimbje koke pulsuese monotone, otorre, temperature subfebrile. Nuk ka shenja tipike karakteristike patognomonike per semundjen.

Patogenezis. Infeksionet acute apo chronike shtrihen nga procesi mastoid ne drejtim te hapsires subdurale si pasoje e destruktimit te murit kockor qe ndan veshin e mesem nga kaviteti endokranial.

Gjithashtu infeksioni mund te perhapet edhe nepermjet eneve tte gjakut qe pershkojne murin kockor i cili mund te mbetet intakt.

Diagnoza. Gjenden pak simptoma karakteristike per kete semundje, disa here mund te zbulohet dhe gjate operacionit te mastoidectomise.Diagnostikimi mund te jete rezultat i egzaminimeve radiologjike si CT, MRI.

Mjekimi. Mastoidektomia immediate me ekspozim te dures ne kufijte e shendoshe,drenimi dhe antibiotikoterapia.

Prognoza. Eshte e mire kur semundja kapet dhe trajtohet shpejt perndryshe eshte rreziku i pakimeningitit duke avancuar ne leptomeningit.Empiemat subdurale jane te rralla dhe vijne si pasoje e meningitit difuse.

Meningiti Otogen

Shenjat klinike. Perfshihen dhimbjet e fort ate kokes,qafa derrase qe nenkupton mos perkuljen e qafes dhe te trupit, ndergjegjia sa vjen e erresohet, fotofobi, irritabilitet, konvulsione toniko-klonike, paralize faciale. Otoreja, otalgia dhe shurdhesia mund te mungojne ose jane okulte. Tipike jane puls i shpejte, frymemarrje e crregullt, temperature ne shifra te larta.Pacienti mund te paraqese paralize te nervit okulomotor apo abducens dhe shfaqen crregullime ne fundus okuli.

Patogenezis. Shkaku eshte perhapja e nje infeksioni akut apo kronik zakonisht te shkaktuar nga pneumokoku ne drejtim hapsires subaraknoidale.

Ne rruge direkte sipasoje e destruksionit kockor nga infeksioni.
Nepermjet eneve te gjakut apo nervane qe peshkojne murin kockor.
Nepermje vazhdimit te perhapjes se tromboflebitit te venave.
Nepermjet labirintit ne keto raste sherben porus akustikus internus.
Diagnoza. Ne keto raste kemi shenjet tipike te meningitit acute ku perfshihen treguesit tipike ne rastet e meningiteve te lengu cerebrospinal, gjenden shenjat e nje infeksioni akut,sukakut dhe ne shumicen e rasteve kronik te veshit ne shkalle te ndryshme shfaqieje te jashteme. Egzaminimet radiologjike mund te jene decisive per diagnostikim dhe ne zgjedhjen e menyres se trajtimit.

Diagnoza diferenciale. Perfshim meningitin viral apo meningokoksemite epidemike si dhe meningitin tuberkular.

Mjekimi. Perdorimi i antibiotikeve me doza te larta dhe ne baze te antibiogrames. Perdorimi i penicillines nga 20-60 milione UI ne dite eshte i rekomanduar ne rastet e infeksionit nga pneumokoku.Perseritja e punksionit lumbar duhet bere per te vleresuar efikasitetin e mjekimit.

Prognoza. Semundja mund te perfundoje fatalisht ne rastet e pa mjekuara apo te mjekuara jo mire. Perspektiva e sherimit egziston ne 90% te rasteve kur diagnostikohet qe ne fazen e hershme se shkak eshte otiti media dhe i fillohet trajtim i adekuat dhe ne menyre te menjehershem.

Tromboza e sinusit sigmoid me orgjine nga infeksionet e veshit te mesem.

Shenjat klinike.Nje abcess i hapsires persinusale,periflebiti dhe fillimi i trombozes se sinusit kane ngjashmeri te madhe me abcesin epidural.Shkeputja e trombeve te infektuar krijon mundesine e septicemive qe perfshin.


Temperature me frisone disa episode brenda dites.
Takikardi
Dhimbje koke
Te vjella
Pergjumje
Qafa si derrase
Dispne ne lidhje me infeksionet metastazike pulmonare.
Krijimi i abceseve metastazike hepatike.
Patogenezis. Procesi imflamator kolestamatos vazhdon te destruktoje muret kockore perreth dhe ne disa raste harrin ne hapsiren perisinusale duke shkaktuat abcesin perisinusal qe shkakton periflebitin e sinusit sigmoid e ndjekur nga flebiti i sinusit. Trombi fillimisht krijohet ne muret e sinusit por gragualisht okludon gjithe lumenin e tij dhe shtrihet superjorisht ne drejtm te sinusit sagital dhe poshte ne drejtim te venes jugulare interna. Trombi peson trombolize per shkak te infiltrimit bacterial dhe krijon mundesine e perhapjes se masave te vogela te trombit ne drejtim te organeve duke krijuar mundesine e sepsisit metastatik.

Diagnoza. Shenjat klinike ne terenin e otitit akut apo media me kolesteatome qe sygjerojne per tromboze te sinusit.

Temperature e larte mbi 40 grade C shoqeruar me frisone gjate gjithe dites dhe nuk ndikohet nga antipiretiket.
Edeme e mastoidit dhe dhimbje e forte ne shtypje ne nivelin e kufirit posterjor te tij.
Indurim dhe tendosje e venes jugulare gjate bordit anterjor te muskulit sternoklejdomastoid.
Ne formen septike vrehen petekie ne lekure qe tregojne crregullime ne koagulimin e gjakut.
Splenomegali
Egzaminime radiologjike. CT tregon per destruksion kockor ne zonen e sinusit.Angiografia tregon per ngushtim apo okluzion te sinusit sigmoid ne fazen venoze te carotid- angiografise.

Diagnoza diferenciale. Ketu perfshihet tuberkulozi miljar, tifo, malaria, bruceloza, pneumonia virale, cistopielonefriti.

Mjekimi. Mastoidectomi radikale imediate duke zbuluar sinusin sigmoid deri ne kufij te shendoshe. Behet incision i sinusit dhe pastrohet nga trombet nderkohe qe vena jugulare interrna eshte liguar dhe prere ku nuk ka fenomene imflamatore.Antibiotikoterapi me doza te larta dhe per nje kohe te gjate shoqeruar me antikoagulante.

Prognoza. Pacientit duhet te ndiqet nepermjet CT te perseritura per te pare ndryshimet ne indet perreth. Semundja eshte fatale ne rast kur nuk mjekohet ne menyre korekte ose ne rastet ku shkaku baze dhe komplikacionet nuk diagnostikonen ne kohen e duhur. Kur mjekimi fillohet heret 80% e pacienteve sherohen.

Abceset cerebrale me orgjine otogenike.

Eshte nje nga komplikacionet me serioze qe zhvillohet ne fshehtesi ne terenin e nje procesi imflamator te otitit te mesem kolesteatomatoz kronik.


Shfaqia klinike.
Faza fillestare. Meningizem, nauze, dhimbje koke, ndryshime psykologjike, temperature.
Faza e fshehte. Atake epileptiforme, simptoma neurologjike.
Faza klinike. Te vjella te shoqeruar me bradikardi, crregullime te sjelljes, afazi, aleksi, agrafi, hemiplegji, atake epileptike, ataksi ne rastet e abcesit cerebelar, paralize te nervave kraniale, crregullim te fushes vizive, crregullim te sistemit okulomotorr dhe te pozicionit.
Faza terminale. Stupor, koma, shtremberim i syve ne drejtim te lezionit, bradikardi dhe frymemarrje Cheyne-Stokes.

Patogenezis. Semundja mund te perhapet nepermjet rruges direkte.

Nepermjet tegmentum timpani duke shkaktuar abces te lobit tempotal.
Nepermjet sinusit sigmoid ne fosa krani posterjor duke shkaktuar abces cerebelar.
Nepermjet labirintit ne sakusin endolimfatik duke formuar abcesin cerebelar.
Nje tjeter rruge eshte dhe ajo nepermjet eneve te gjakut (venave) ose nepermjet porus akustikus internus ne rastet e labirintitit.

Diagnoza diferenciale. Duhet te behet me tumoret.

Mjekimi. Hiqet fokusi primar nepermjet mastoidectomise dhe drenimi i abcesit mund te behet ne kete moment sikunder heqia primare mund te behet nepermjet kraniotomise nga nje neurokirurg. Eshte shume e rendesisheme eleminimi radikal i fokusit primar duke ndjekur rrugen e infeksionit. Antibiotik me doza te larta.

Prognoza. Edhe per rastet qe kane perfituar trajtim intensive kirurgjikal vdekshmeria ne vendet e zhvilluara mbetet ne shifrat 5-8%.

Semundjet jo imflamatore te veshit te brendeshem.

Otosklerosis.

Otoskleroza eshte semundje qe lokalizohet ne kapsulen kockore te labiirintit shkaku i se siles akoma nuk eshte zbuluar. Baza e stapesit ngurtesohet si pasoje e rrethimit te saj nga kocke spongioze, kjo gjendje ben fiksimin e stapesit ne lidhje me veshin e brendeshem keshtu qe stapesi num mund te vibroje normalisht.


Otoskleroza mund te preke stapesin,maleusin dhe kocken qe rrethon veshin e brendeshem duke perfunduar ne nderprerjen e transmetimit te tingullit ne veshin e brendeshem.Otoskleroza e pa mjekuar perfundon ne shurdhesi te plote zakonisht ne te dy veshet. Diagnoza egzakte vendoset me biopsy por vetem 10% e pacienteve ne ndryshime histologjike paraqesin simptoma per otoskleroze.

Shenjat klinike Ne vartesi te vendit te krijimit te fokusit te otosklerozes kemi dhe shfaqien klinike.

Ulje konduktive te degjimit ne 85% te rasteve kur fokusi gjendet ne veshin e mesem.
Ulje mikes e degjimit ne 15% te rasteve qe nenkupton ulje transmetive dhe neurosensoriale te degjimit.
Ulje e pastert degjimi e tipit neurosensorial ne 5% te rasteve.
Semundja zhvillohet ne menyre graguale duke u shoqeruar me ulje progressive te degjimit e cila prek fillimisht njerin vesh me kalimin e kohes prek edhe veshin tjeter ne shumicen e rasteve. Pacienti fillon te ndjeje ne menyre konstante, progressive zhurme ne vesh.

Semundja asnjehere nuk shkakton otalgi, otorre, marrje mendesh ose crregullime ne lidhje me ekujlibrin.

Patogenezis. Otoskleroza ka te beje me nje crregullim te lokalizuar te mineraleve ose te metabolizmit te kockes e cila shoqerohet me rritje te aktivitetit enzimatik te qelizave mezinkimale ne kapsulen e labirintit kryesisht predominojne faktoret gjenetike por gjithashtu ndikojne dhe crregullimet hormonale.

Anamneza familjare.
Nepermjet otoskopise mund te shikojme nje zone hyperemike ne promoter qe quhet shenja (Schwartze)
Provat funksionale, ne audiogramen tonale vrehet tregon per ulje transmetive te degjimit disa here per ulje mikes dhe rralle here per ulje neurosensoriale. Karakteristike eshte e thelluara Carhart qe nenkupton uljen e degjimit kockor ne frekuencen 2000Hz. Ne egzaminimin timpanometrik vrejme kurba me forme normale por me amplitude pak te ulet si dhe mungese te refleksit stapedius si pasoje e fiksimit te bazes se stapesit.
Egzaminimi radiologjik tregon pneumatizim shume te mire te mastoidit.
Diagnoza diferenciale

Behet me anomalite kogenitale te veshit tte mesem.
Me shkeputjen e zinxhirit kockor pas traumave.
Fiksimi post imflamator i kkockave te degjimit.
Me procese adezive.
Timpanosklerozen.
Mjekimi. Trajtimi i vetem mbetet kirurgjikal. Dhe ka dy lloj operacionesh stapedektomi qe nenkupton heqien ekspozimin e stapesit dhe te bazes se fiksuar e cila hiqet dhe nne vend te saj nendoset njje proteze e pregatitur me dhjame, kartilago etj qe fiksoheh nje procesin lentikular te inkusit.Kemi dhe Stapedotomi qe nenkupton hapjen e nje vrime tek bbaza e stapesit dhe dhe vendosjen e nnjje proteze industrial te varet ne procesin e gjate apo lentikular te sinkusit dhe piston fiksohet tek vrima qe kemi punktuar.

Prognoza. Semundja manifestohet ne 70 % te rasteve nga te veshet. Te dy veshem mund te operohen me njje interval kohor rreth 6 muaj. Ne raste se pacienti paraqet hypoakuzi neurosensoriale grave kirurgjia ne veshin qe degjon me mire nuk eshte ne indikacion.

اrregullimet vestibulare ose marrje mendesh.

MORBUS MENIERE

Shenjat klinike. Triada klasike eshte pershktuar per here te mare nga Meniere ne vitin 1861 dhe perfshin.

Zhurme e vazhdueshme ne vesh me frekuence te ulet qe i ndryshon intesiteti.
Ulje e menjehershme e degjimit.
Marrje mendesh ne forme atakesh duke patur ndjenjen e rrotullimit te objekteve.

Nje atak tipik fillon ne menyre akute me triaden qe pershkruam me siper duke u ndjekur nga nauze te vjella dhe te tjera simptoma vegjetative. Pacienti ka ndjenjen e bllokimit te veshit. Zhurma ne vesh dhe ulja e degjimit mund te fillojne para atakut dhe te ndryshojne gjate tij.

Karakteristike eshte qe tinnitus apo zhurma ne vesh te permiresohet ndersa degjimi perkeqesohet dhe ne shumicen e rasteve permiresohet pas atakut dhe ky quhet” Lermoyez phenomenon”. Simptomat zakonisht jane uni laterale, ne shumicen e rasteve pas atakut degjimi normalizohet dhe zhurma zhduket nga veshi.

Ne stadet me te voneshme te zhvillimit te semundjes vrehet nje ulje e degjimit permanente per tonet e uleta dhe ne stadin e fund ulja e degjimit eshte unilateral e rende dhe per te gjitha frekuencat. Shkaku i shfaqjes se semundjes nuk eshte i qarte.

Patogenezis.Semundja shfaqet si pasoje e prishjes se balances sasiore te volumeve midis perilimfes dhe endolomfes si pasoje kemi shfaqien e ndryshimeve cilesore ne permbajtjen e elektroliteve ndermjet perilimfes dhe endolimfes nepermjet procesit te presionit osmotic gjate gjithe labirintit membranoz. Kjo shkakton hidrops endolimfatik.

Mjekimi.
Gjate atakut.

Qendrimi shtrire ne shtrat.
Solucione intravenose me permbajtje elektrolitesh ne rastet qe kane te vjellura te shumta.
Medikamente intravenoze antiemetike, dhe antivertiginoze.
Solucione me peshe molekulare te vogel si dextran dhe vazodilatatore per permiresimin e qarkullimit labirintik dhe te permiresojne qarkullimin e perilimfes dhe endolimfes
Ne fazen e qete te semundjes perdorim.

Medikamente antivertiginoze anti histaminike (Betahistine).
Diuretike
Trajtim psikologjik.
Prognoza. Nje nga karakteristikat kryesore te Morbus Meniere eshte ecuria e paparashikuar e semundjes. Nga njera ane kemi format abortive te cil te cilat sherohen pas disa atakesh pa pasoje ne lidhje me degjimin nga ana tjeter semundja mund te progresoje me atake te here pas hershme pasuar nga periudha qetesie dhe shoqerohet me ulje permanente te degjimit.

Egziston dhe nje forme acute qe shoqerohet mme atake te perseritura qe cojne ne humbje te plote te degjimit dhe shoqerohen me crregullime serioze te ekujlibrit. Shfaqja bilateral e semundjes eshte e rralle dhe haste ne me pak se 10 % e rasteve.

Vertigo e Pozicionit.

Shenjat Klinike. Vertigo e pozicionit ose sic quhet ndryshe verigo me atake paroksizmale beninje.Semundja karakterizohet me atake te forta te papritura vertigo me ndjesi rrotullimi te objekteve (marrje mendesh). Semundja shpesh here shperthen gjate nates si pasoje e cuarjes se menjehershme apo ndryshimit te pozicionit.

Patogeneza. Vertigo e pozicionit ka orgjine periferike dhe ka te beje me lesion ne nivelin e organit fundor te ekujlibrit.Teorikisht semundja nxitet nga depozitime te vogela qe quhen otokonde dhe notojne ne endolimfen e kanaleve semicirkulare dhe semundja quhet kanal litiasis. Keto otokonde jane shkeputur nga macula. Gjate levizjes se kokes keto pjese te vogela shkaktojne nje perkulje te sforcuar te kupules dhe si pasoje kemi shfaqien e simptomave tipike te semundjes.

Mjekimi. Ne praktike perdoren Dix-Hallpike manever qe bazohet ne ndryshimin e shpejte te pozicionit te kokes nga pozicioni shtrire ne ate ndenjur per te krijuar mundesine e shkeputjes dhe ripozicionimin e otokondeve.

Crregullimet vestibulare me natyre central.

Shfaqja klinike.

Atake te papritura te vertigos me kohezgjatje te shkurter 1-2 sek.
Atake vertigoje qe shoqerohen me rrezimin ne toke te pacientit qe nuk shoqerohen me humbje te koshjences.
Marrje mendesh e shoqeruar me crregullime te pamjes, diplopi, hemianopsi, skotoma, etj.
Marrje mendesh shoqeruar me disartria dhe crregullime te personalitetit.
Patogeneza. Vertigot me natyre centrale jane pasoje e crregullimeve multifokale te sistemit nervor qendror. Keto shoqerohen me simptoma te crregullime okulomotore dhe crregullime somatosensore.

Investigimi dhe trajtimi i ketyre crregullimeve behet nga specialiteti i neurologjise. Shkaku me i shpeshte eshte insuficienca vaskulare e trungut cerebral e cila con ne lezione iskemike dhe hemoragjike.

اrregullimet ne lidhje me degjimin.

SHURDHESIA E MENJEHERSHME.

Shenjat klinike. Pacienti ka ndjenjen e presionit ne vesh nderkohe fillon e shfaqet zhurme shqetesuese ne vesh e ndjekur nga ulja e theksuar degjimi qe brenda disa minutave fillon ulja e theksuar degjimi qe perfundon ne shurdhesi te plote.

Patogenezis. Ne shumicen e rasteve shkaku mbetet idiopatik ose i panjohur, gjithashtu akuzohen infeksionet virale,crregullimet e mikrocirkulacionit ne veshin e mesem,reaksionet imunologjike.

Diagnoza. Simptomat zakonisht jane unilateral. Audiograma tregon ulje neurosensoriale te degjimit per frekuencat e larta dhe te mesme deri ne shurdhesi te plote. Per verifikimin e diagnoses ndihemoje egzaminimet si Timpanometri, emisjonet statoakustike, testet vestibulare etj.

Mjekimi. Qellimi eshte te permiresojme mikroqarkullimin dhe oksigjenimin e koklear sa me shpejte te mundemi.

Solucione intravenoze me peshe molekulare te ulet si dekstran ose vazodilatatore sistemike.
Kortikosteroide.
Prognoza. Ne rast se mjekimi fillon brenda 24 oreve te para sherimi eshte shpesh i pjesshem ose i plote brenda disa diteve. Mund te ndodhe permiresim spontan. Prognoza eshte jo e mire per pacientet qe vuajne me diabet, hypertension apo semundje vaskulare me demtime permanente.

Uljet progressive te degjimit apo shurdhesite neurosensoriale.

Semundja fillon ndermjet moshes 30 -50 vjec. Shkaku eshte i panjohur

Klinika. Ulja e degjimit eshte bilaterale me variabilitet te ndryshem ne lidhje me uljen e degjimit.Fillon me nje ulje e papritur e degjimit qe vazhdon te progresoje gradualisht ulja e degjimit shpesh here shoqerohet me zhurme ne vesh.Shurdhesia e plote ndodh Brenda nje periudhe kohore qe kerkon vite apo dekada.

Diagnoza. Ulja progressive billaterale e degjimit vleresuar me audiometri.

Perjashtimi i faktoreve etiologjike qe mund te jene metabolic, gjenetik, autoimmune, infektiv, toksik, etj.

Perjashtimi i faktoreve ekstrakokleare,psykogene dhe uljet te degjimit me natyre central.

Mjekimi. Vendosje aparat degjimi ose implantim koklear.

Presbiakusia. Ulja simetrike billaterale e degjimit per moshat mbi 50 vjec eshte nje ulje degjimi qe lidhet me moshen. Nga kjo semundje vuajne personat mbi 50 vjec dhe rreth nje e treat e personave mbi 65 vjec kane ulje te rendesisheme te degjimit qe llogaritet ne shifra rreth 35 db ose me shume ne audiometrine tonale.

Audimutisem. Termi eshte i pasakte pasi ai nuk le nenkuptim per zhvillim te vonuar te te folurit. Femija nuk flet megjithse eshte i afte te degjoje.Termi audimutisem ne kuptimin strikt perfshin femijet te cilet nuk fillojne te flasin pas moshes tre vjec komunikojne nepermjet xhestesh per kerkesat e tyre dhe jane te paafte te flasin fjale por nuk kane defekte mentale dhe demostrojne degjim normal.

Gjendet nje lidhje ndermjet audimutismit dhe demtimit te trurit ne femijerine e hershme. Termi shurdh-memec eshte zevendesuar me zhvillim te vonuar apo moszhvillim i aftesise se te folurit.

mjeket.al
 
Titulli: Semundjet e veshit

Bravo, kam hyre me qellim vetem qe te shoh ne ka per otosklerozen dhe kolesteatoma dheee i gjeta :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top