Sëmundjet e hundës, si t’i shmangim nga i ftohti

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
HUNDثT E BLLOKUARA APO Qث RRJEDHIN
Sekrecionet e tepërta në hundë që çon në rrjedhjen e hundëve shkaktohet nga një virus i të ftohtit. Cipa e brendshme e kanaleve të hundës infektohet, fryhet dhe shkakton bllokimin. Shkaqet e tjera mund të jenë alergjia apo ndonjë trup të huaj në hundë.
Shenjat
Qurrat që shkaktohen nga viruset e të ftohtit, në fillim janë të rrjedhshme dhe të pastra, por mund të trashen dhe të zverdhen kur trupi sulmon infeksionin.
Trajtimi
Nxiteni fëmijën t’i shfryjë hundët shpesh. Tregojini si ta bëjë duke pastruar njëherë njërën anë e pastaj tjetrën. Disa pika mentol në jastëkun apo rrobat e fëmijës mund të ndihmojnë. Konsultoni me mjekun nëse hundët rrjedhin më shumë se tre ditë.
RRJEDHJA E GJAKUT NGA HUNDثT
Shumica e gjakrrjedhjeve mund të ndalohen lehtësisht. Nëse gjakrrjedhja vazhdon më shumë se 30 minuta, çojeni fëmijën tek mjeku. Ajo shkaktohet tek fëmijët nga kapja me forcë e hundës.
Shenjat
Gjakrrjedhja vjen nga enët e vogla të gjakut në pjesën e brendshme të hundës. Mund të formohet një kore në hundë, që nuk duhet të hiqet.
Trajtimi
Vendoseni fëmijën me kokën poshtë në lavaman dhe shtrëngojini pjesën e butë të hundës. Ushtroni presion për tre minuta deri sa gjakrrjedhja të ndërpritet. Asnjëherë mos ia vendosni kokën mbrapa, sepse ai mund të gëlltisë gjak dhe të sëmuret.
SINOZITI
Sinuset janë zgavra në kockat e hundës, faqeve dhe mbi sy që janë të mbështjella nga cipa. Mukusi, sekrecioni rrjedh nga ato tek hundët. Sinoziti shfaqet kur rrjedhja e mukusit keqësohet. Kjo vjen kur për arsye të një të ftohti ose të një gripi, ose kur ndonjë infeksion kalon nga fyti te hundët.
Shenjat
Qurrat në fillim kur fëmija ftohet janë të pastra dhe të rrjedhshme. Më pas bëhen të trasha dhe më të verdha. Kjo është normale. Por nëse kjo është e vazhdueshme, atëherë ka shumë të ngjarë që të jetë zhvilluar sinoziti. Jep dhimbje koke, bllokim të hundëve, ulje të shijes dhe ndonjëherë ethe.
Trajtimi
Trajtohet me antibiotikë dhe ilaç me pika në hundë. Mbajeni mjedisin të lagësht në shtëpi, përgatisni mentol dhe jepini paracetamol për dhimbjet.Telegrafi
 
Titulli: Sëmundjet e hundës, si t’i shmangim nga i ftohti

Infeksionet e fytit, si të dalloni nëse fëmija juaj është i sëmurë
Cilat janë infeksionet më të shpeshta që prekin rrugët e frymëmarrjes

Dhimbja e fytit është shenja më e shpeshtë e infeksionit që mund të godasë një nga zonat e këtij organi, nga bajamet
tek faringu. Përgjegjës janë në përgjithësi viruset dhe bakteret, por ndonjëherë dhimbja e fytit mund të jetë një reagim ndaj irrituesve si: pluhuri, tymi, smogu (ajri i ndotur) dhe ajri shumë i thatë. Infeksionet e fytit, të tilla si bajamet/tonsilitis, janë të rralla tek fëmijët nën një vjeç. Ato janë më të zakonshme tek fëmijët që sapo kanë filluar shkollën dhe që ekspozohen në një shkallë më të madhe ndaj baktereve. Mjafton të hapësh gojën e fëmijës dhe dallohet një fyt i skuqur, me bajamet që mund të jenë skuqur gjithashtu. Nxirrini gjuhën jashtë fëmijës dhe bëjeni të thotë: “Aaaaaa”, për t’i parë fytin. Fëmija ka dhimbje kur gëlltitet, mund të thotë se e ka fytin e tharë, mund të ketë temperaturë, kollë, ulje zëri. Nëse është një dhimbje e zakonshme fyti që nuk shkakton gjendje të keqe fizike të përgjithshme, është e mjaftueshme që fëmijës t’i jepen pije të freskëta dhe në përgjithësi ushqim të lëngët. Në të kundërt, po pati temperaturë, dhimbje të theksuar dhe vështirësi në frymëmarrje, është e nevojshme të thirret pediatri, që do të japë kurën më të përshtatshme.
Infeksioni i bajameve
Këto organe të vogla në formë bajamesh që gjenden në fund të fytit formojnë një unazë të vërtetë mbrojtëse. Detyra e tyre është të pengojnë bakteret dhe viruset. Pra nuk është për t’u habitur që bajamet skuqen dhe kjo ndodh shpesh tek fëmijët mbi dy vjeç. Bajamet, që janë të vogla në lindje, zhvillohen në vitet e para të jetës, për të ndihmuar trupin të mbrohet nga infeksionet. ثshtë normale pra, që një fëmijë në moshë parashkollore mund të ketë gjatë dimrit 4-5 episode të mprehta të bajameve. Pjesa më e madhe e skuqjeve të bajameve është me origjinë virale (rreth 70 %). Shfaqet me temperaturë të lartë (38.5-39 gradë), dhimbje fyti dhe skuqje të lehtë të bajameve. Këto shenja lehtësohen që nga dita e dytë për t’i lënë vendin ftohjes, kollës së thatë dhe pastaj rrjedhjes së ujshme të hundëve. Kura parashikon pothuajse ekskluzivisht përdorimin e mjekimit kundër temperaturës për ta ulur atë. Brenda një jave shqetësimi zhduket.
Bakteret
Vetëm 30 % e bajameve bëhen nga bakteret. Por t’i dallosh nuk është gjithmonë e thjeshtë: temperatura shkon mbi 39 gradë dhe vazhdon për të paktën dy ditë; bajamet duken të zmadhuara dhe shumë të skuqura. Gjëndrat në anë të nofullave janë rritur. Pediatri mund të sigurohet për tipin e bakterit, duke vendosur një pambuk në fund të fytit. (Kujdes! Ky është një veprim që i lejohet vetëm mjekut të specializuar dhe jo familjarëve). ثshtë e rëndësishme të përjashtohet prania e një bakteri veçanërisht të rrezikshëm si Streptokoku betahemolitik i grupit A. Ai është i vetmi që mund të shkaktojë, për fat të mirë shumë rrallë, probleme të rënda si temperatura reumatike, ose infeksioni në veshka. Gjithashtu, duke dalluar bakterin, pediatri mund të përshkruajë antibiotikun më të mirë, pasi ka bërë antibiogramën (analizë e rekomanduar nga mjeku). Më parë mjaftonin disa shqetësime të bajameve dhe mjekët vendosnin t’i operonin. Sot mjekët përpiqen t’i ruajnë sa më shumë të jetë e mundur këto organe mbrojtëse të vogla, por shumë të dobishme. Heqja bëhet vërtet e nevojshme kur: bajamet zmadhohen, aq sa bëjnë të vështirë frymëmarrjen dhe gëlltitjen; inflamacionet bakteriale janë më shumë se 7 në një vit dhe antibiotikët nuk iu bëjnë asgjë; formohen çibanët e qelbëzuar të bajameve, që shkaktojnë temperaturë të lartë dhe dhimbje fyti.

Infeksionet e kraharorit
Te fëmijët e vegjël kanalet e kalimit të ajrit, sinuset, veshët, hunda dhe fyti janë një sistem i vetëm, sepse tubat janë shumë të shkurtra. Infeksionet e kraharorit mund të shkaktohen nga çdo lloj infeksioni në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Këto infeksione janë gjithmonë serioze. Rrugët e ajrimit janë aq të ngushta, sa që frymëmarrja bëhet e pjesshme dhe mund të zhvillohet pneumonia. Nëse frymëmarrja e fëmijës vështirësohet, thërrisni menjëherë mjekun.
Kolla
Kolla është një veprim që pastron fytin nga irritimet e tilla si sekrecionet mukoze, pluhuri apo duhani. Kolla mund të jetë edhe si pasojë e irritimeve nga gripi, të ftohurit, bajamet apo infeksioni në kraharor. Duhet të trajtohet shkaku i kollës dhe jo vetëm kolla, e cila është thjesht një shenjë. Ka dy tipa kollash: kolla e thatë dhe kolla me gëlbazë. Të dyja pengojnë gjumin. Tek një bebe e vogël, mukusi që mund të jetë në fundin e fytit mund të shkaktojë të vjella. Nëse dyshoni se fëmija ka astmë, duhet të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore. Nëse ka ndonjë infeksion të brendshëm si për shembull, të bajameve, ky duhet trajtuar më vete. Mos e lini fëmijën të vrapojë, të marrë frymë rëndë dhe shtrijeni anash apo përmbys për të fjetur. Kjo pengon mukusin që të rrjedhë poshtë fytit. Jepini shumë pije të ngrohta.
Laringu
Infeksioni i laringut shkaktohet nga të ftohtit dhe fyti i tharë. Në qoftë se nuk çon në bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, nuk është problem serioz. Shenjat më të përgjithshme janë humbja e zërit dhe ngjirja. Fëmija mund ta ketë të vështirë dhe të dhimbshme të gëlltitet, mund të ketë kollë të thatë dhe ethe të lehta. Shumica e rasteve të laringitit nuk zgjasin. Fëmija duhet të pushojë mundësisht në një mjedis të lagësht, ku të qarkullojë ajri. Jepini shumë lëngje dhe mos e lini të flasë shumë. Nëse temperatura vazhdon, ka nevojë për antibiotikë. Sigurohuni që nuk është i nxehtë dhe nëse vini re shenja të bllokimit, lajmëroni mjekun.
Bronkitet
Rrugët e gjera të ajrit në mushkëri quhen bronke dhe ato më të voglat bronkiole. Bronkitet dhe bronkolitet ndodhin kur infeksionet virale çojnë në mbushjen e tyre me mukus, apo bllokimin e tyre. Bronkoliti është më serioz, sepse mund të sjellë vështirësi në frymëmarrje dhe vihet re më shumë tek bebet dhe fëmijët e vegjël. Bronkiti zakonisht nuk është serioz tek fëmijët mbi 1 vjeç. ثshtë një mahisje e bronkeve që paraprin ose i bashkëngjitet mahisjes së rrugëve të frymëmarrjes (grip, trakeit ose laringit). Një sëmundje tipike gripi, shfaqet shpesh gjatë dimrit, kur fëmijët jetojnë në mjedise të mbyllura dhe thithin ajrin e ndotur të qytetit. Në shumicën e rasteve shkaktohet nga viruse, por mund të shkaktohet edhe nga baktere ose irritues të tjerë (tymi, ajri i ndotur). G. Albania
 
Back
Top