Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK)

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
SPOK eshte nje semundje qe karakterizohet nga ngushtimi i bronkeve qe nuk eshte plotesisht reversible. Ngushtimi i bronkeve eshte i vazhdueshem dhe shoqerohet me nje pergjigje inflamatore jo normale te mushkerive ndaj grimcave dhe gazeve te demshme.
SPOK diagnostikohet vetem kur kjo semundje eshte klinikisht e dukshme dhe mesatarisht e avancuar.
Nga studimet eshte pare qe SPOK eshte me e perhapur ne vendet ku pirja e duhanit eshte e larte.
Faktoret e riskut per SPOK
  1. Faktoret e veteorganizmit
  2. Genet (alfa 1 antitripsina)
  3. Mbindjeshmeria e bronkeve
  4. Faktoret e jashtem
  5. Pirja e duhanit
  6. Pluhurat dhe kimikatet profesionale
  7. Ndotja e ajrit te ambienteve te mbyllura dhe te hapura
  8. Infeksionet
Shenjat e SPOK-ut
  1. Kolla kronike dhe sputumi
  2. Marrja e frymes
Diagnoza e SPOK-ut
Diagnoza e SPOK bazohet ne marrjen e te dhenave ndaj faktoreve te riskut dhe pranise se ngushtimit te bronkeve qe nuk eshte plotesisht reversibel, me ose pa pranine e shenjave te semundjes.
Pacientet qe kane kolle kronike dhe prodhim te sputumit me nje histori te ekspozimit ndaj faktoreve te riskut duhet t’i nenshtrohen provave respiratore edhe nese ato nuk kane marrje fryme.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK)

Parandalimi i SPOK-ut
Ndalimi i pirjes se duhanit
Pakesimi i ekspozimit ndaj grimacave dhe kimikateve profesionale qe shkaktojne SPOK
Pakesimi i ndotjes se ajrit ne ambientete e brendeshme dhe te jashtme
Duhet theksuar se ndalimi i pirjes se duhanit eshte menyra e vetme efektive dhe me e lire ne shumicen e njerezve per te pakesuar rrezikun e shfaqjes se SPOK dhe ndalimin e perparimit te saj.
Trajtimi i keqesimeve te SPOK-ut
Keqesimet e simptomave te aparatit te frymemarrjes (ne rastin e SPOK; rritja e veshtiresise se frymemarrjes, shtimi i kolles, prania e sekrecioneve te verdha ne gelbaze, temperature e larte, dhimbjet e gjoksit, dobesia trupore etj,) kerkojne keshillim me mjekun per trajtimin e tyre.
Shkaqet me te zakonshme te nje keqesimi jane infeksionet e rrugeve te frymemarrjes dhe ndotja e ajrit.
Ne rreth 1/3 e keqesimeve te renda nuk mund te zbulohet shkaku.
Bronkodilatatoret inhalatore, theofilina, dhe glukokortikoidet nga goja ose me injeksione jane mjekimet efikase ne keqesimet e SPOK.
Pacientet qe paraqesin keqesime te SPOK me shenja klinike te infeksionit te rrugeve respiratore mund te perfitojne prej mjekimit me antibiotike.
Marrja e oksigjenit me rruge jo invasive ne keqesimet akute permireson gazet e gjakut dhe pH, pakeson vdekshmerine ne spitale, pakeson nevojen per oksigjenim invaziv dhe intubimin e te semurit dhe shkurton kohen e qendrimit ne spital.Mjeksia.net
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top