Afrike - Ne Ugande te Afrikes po ndodh dicka e pazakonshme. Mekat qe mediat boterore, si gjithmone, nuk po i japin rendesine e duhur kesaj ngjarjeje por vendi afrikan duket se eshte pllakosur nga nje semundje misterioze qe prek vecanerisht femijet, duke i transformuar ne ate qe disa i quajne zombi.
Semundja eshte quajtur “Nodding Disease”, dhe ka detyruar mijera femije te lene shkollen per shkak te sulmeve te pashpjegueshme te ngjashem me te natyres epiliptike qe duket se po modifikon ngadalesisht personalitetin e adoleshenteve.
Nje vajze ugandeze me emrin Pauline, per shembull, ka lene shkollen tashme prej vitesh, e nuk mundtet me te kujtoje as sesi perdoret nje laps.
Personaliteti i saj ka ndryshuar shume nga kohe me perpara. Kur ajo lindi ishte normale, thote nena e saj Grace Lagat.
CNN ishte i pari nga mediat qe solli lajmin dhe te hetonte kete fenomen te cuditshem qe po ndodh ne kete vend.
Femijet e prekur nga kjo semundje, pasi lidhen nga prinderit e tyre, ata fillojne te kafshojne litaret si kafshe te egra, dhe pikerisht per kete sjellje eshte hedhur hipoteza dhe pseudonimi per ti quajtur “zombi”.
Efektet nuk limitohen me kaq, ne disa raste femijet i vendosin vullnetarisht flaken shtepive te bashkfshatareve te tyre, dhe deri tani duket se jane perfshire ne vdekje rreth 200 persona.
Nderkohe ka nisur nje hetim shkencor mbi shkaqet e perhapjes se kesaj semundjeje dhe pasojat qe ajo mund te kete./Lajmi Dites/