Sela u thotë maqedonasve: Nëse nuk e pranoni gjuhën shqipe, do ta ndajmë Maqedoninë

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Lideri i LR-PDSH-së dhe njëherit edhe kryetar i Komunës së Strugës, Ziadin Sela ka komentuar propozimin e LSDM-së, që gjuha shqipe të bëhet gjuhë zyrtare dhe e barabartë me maqedonishten, njofton TetovaSot.

“VMRO nuk pranonka gjuhën shqipe si gjuhë të dytë në tërë Maqedoninë. Për hir të së vërtetës edhe në se duam të dytë, por të barabartë me maqedonishten në tërë Maqedoninë. Jemi të gatshëm të bëjmë një kompromis . Nqs se doni të barabartë shqipen dhe maqedonishten në të gjithë Maqedoninë, atëherë e ndajmë Maqedoninë në dy njësi federative. Një shqipfolëse, një sllavishtfolëse…”, shkruan Ziadin Sela në fb.

Ndryshe sot reagoi edhe partia në pushtet VMRO-DPMNE tha se është kundër dygjuhësisë në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Barazimi i gjuhës maqedonase me shqipen në të gjithë Maqedoninë, për VMRO-DPMNE, është absolutisht i papranueshëm, deklaroi anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski./TetovaSot
Ziadin-Selaa-620x330.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top