Seksi mund t’jua shpëtojë jetën dhe jua rritë shanset për të shpëtuar pas sulmit në zemër

Hera

Έτερος εγώ
Seksi mund t’jua shpëtojë jetën dhe jua rritë shanset për të shpëtuar pas sulmit në zemër

Shiko fotografinë 1885770
Sipas një studimi të ri të publikuar në revistën “American Journal of Medicine”, seksi jua rritë shanset afatgjate për të mbijetuar pas sulmit në zemër.
Rreth 1,120 meshkuj dhe femra, të gjithë 65 vjeç ose më të ri kur kishin përjetuar sulm në zemër në vitin 1992/1993, ishin analizuar nga hulumtuesit përgjatë vitit 2015, transmeton Telegrafi.

Deri në këtë vit, të paktën 524 prej tyre kishin vdekur ndërkaq personat e mbijetuar që kishin qenë aktivë seksualisht kishin qenë më pak të prirë të vdesin gjatë periudhës së studimit.
Sipas shkencëtarëve, ata të cilët qëndrojnë aktivë seksualisht pas sulmit në zemër janë deri në 37% më pak të rrezikuar nga vdekja.
Ndërkaq ata të cilët bëjnë seks më rrallë mund të jetojnë deri në 28% më gjatë, krahasuar me ata të cilët nuk bëjnë më seks pas sulmit në zemër.
Vlen të ceket se mosha, shëndeti dhe statusi martesor kanë qenë po ashtu faktorë të parashikimit të shkallës së vdekjes. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top