Sekretet që nuk duhet t‘i ndash me shokët e punës

MasteR

I'm offline
Na ka ndodhur të gjithëve. ثshtë një rrjedhë e madhe fjalësh që del e
del nga gojët tona, shpesh pa arritur të thuhet thelbi. ثshtë ajo lloj
ligjërate pa kufi që nuk ndal nëse dikush nuk të thotë "stop"! ثshtë ai
lloj rrëfimi, në fund të të cilit menjëherë mendon se do të ishte më
mirë të mos ta kishe bërë fare. Disa e konsiderojnë "diarreja e
fjalëve" dhe në të gjitha rastet është një gabim, por në disa raste
është edhe fatale, siç mund të jetë të folurit e pakontrolluar në
vendin e punës dhe me kolegët. Ka disa gjëra që personat që punojnë në
të njëjtin vend nuk duhet t‘i dinë për njëri-tjetrin: planet për të
bërë një fëmijë, zënkat me bashkëshortët, lindjen e një dashurie të re.
Por ka gojë që zor se ia dalin për t‘i mbajtur sekretet kyçur. Ka nga
ata që flasin vetëm për të dëgjuar se si tingëllon zëri i tyre, të
tjerë flasin se nuk kanë ç‘të bëjnë, apo se nuk kanë me kë ta bëjnë,
duke harruar se kështu bëjnë më shumë dëm se sa zgjidhin punë. Duke
qenë se kalojmë pjesën më të madhe të kohës në punë, pra ndajmë një
sasi të madhe të kohës me kolegët, rreziku më i madh qëndron në vendin
e punës. Disa prej nesh e kanë të vështirë që të bëjnë dallimin mes
biznesit dhe miqësisë dhe kjo i çon në situata shpesh të komplikuara
dhe pa rrugëdalje. Duhet pasur gjithmonë parasysh se ka një ambient
shoqëror, një ambient pune dhe një ambient miqsh. Nëse nuk arrijmë që
të bëjmë dallimin dhe të flasim gjërat e gabuara në ambientet e
gabuara, atëherë do të përballemi me probleme. Shumë persona nuk e
kuptojnë se ato që nxjerrin nga goja në vendin e punës kanë një ndikim
shumë të madh në imazhin e tyre profesional. Llafazanët, që nuk
rreshtin së treguari për veten, apo për të tjerët, konsiderohen si
jokompetentë, joprodhimtarë dhe që nuk meritojnë të promovohen
profesionalisht. Ja disa këshilla për të shmangur "diarrenë e fjalëve"
në vendin e punës.

Informacion për pagën

Rroga
juaj është një çështje shumë më personale nga sa mund ta mendoni. ثshtë
një çështje që ju takon dhe duhet të mbetet vetëm mes jush dhe
punëdhënësit tuaj. Nëse e rrëfeni do të thotë që nuk jeni të aftë për
të mbajtur një sekret me vlerë për ju.

Problemet mjekësore

Edhe
pse mund të mendoni të kundërtën, realiteti është se askush në vendin e
punës nuk do t‘ia dijë për dhimbjet tuaja të kurrizit, ndërhyrjen e
fundit kirurgjikale, problemet e fertilitetit, apo se sa e pasur është
kutia jote e ndihmës së shpejtë me ilaçe. Ndërsa, nëse punëdhënësi juaj
do të merrte vesh për sa më sipër, atëherë me siguri që do të mendonte
se kishte të bënte me një person problematik, të papërqendruar
tërësisht në punë dhe mbi të gjitha që mund t‘i kushtonte shtrenjtë
ndërmarrjes.

Thashethemet

Për një gjë të jeni
plotësisht të sigurt, që nëse bëni thashetheme me ndokënd, ai patjetër
do t‘u thotë edhe të tjerëve në lidhje me bisedën tuaj. Si rregull nëse
një koleg bën thashetheme me ju, ai do të bëjë thashetheme edhe për ju.


Ankesa për punën

Ankimet e vazhdueshme për
ngarkesën në punë, stresin që përjetoni, apo shoqërinë e pakëndshme që
ju rrethon do t‘ju shndërrojë në personin që nuk do të marrë asnjëherë
ftesë për drekë. Nëse nuk ndani të njëjtin mendim me politikën e
kompanisë dhe mënyrën e procedimit të gjërave, adresojani vërejtjet
tuaja një kanali zyrtar, ose heshtni, por mos bëni thashetheme për
vendin i cili ju jep bukën.

Vlera e blerjeve

Mos
u jepni të tjerëve shumë informacion në lidhje me mënyrën dhe koston e
jetësës suaj. Do të përdorej gjithmonë për keq në momentin më të keq.

Detaje intime

Mos
ia besoni detajet intime, ato në lidhje me jetën personale askujt.
Kolegët, bashkëpunëtorët me të cilët ndani ditën dhe vendin e punës nuk
do të hezitonin që informacionin ta përdornin kundra jush.

Politika dhe feja

"Njerëzit
kanë mendime pasiononte dhe të fuqishme për të dyja çështjet e
mësipërme. Nëse do të shpreheshin me të njëjtin pasion me të cilin
mendoni, apo diskutoni me familjarë e miqtë e afërm për politikën dhe
fenë, atëherë pa e kuptuar do të bënit që disa njerëz të largoheshin
prej jush dhe në këtë mënyrë karriera juaj do të dëmtohej shumë.

Ndryshimet e mënyrës së jetësës

Zënkat,
ndarjet, divorcet, planet për të bërë fëmijë duhet të ndahen me kolegët
vetëm në rastin kur është e domosdoshme njohja e tyre, pra, kur në
njëfarë mënyre gjërat janë bërë zyrtare. Në rast të kundërt, e gjithë
jeta juaj private do të bëhet objekt diskutimesh e madje edhe shakash
nëpër tavolina kolegësh, të cilët nuk do të hezitojnë të përflasin
intimitete, të cilat ju vetë nuk ua ka mbajtur goja kyçur. Ajo çka
është më e keqja, se jeta jote private mund të shfytyrohet e
shtrembërohet, por ta dini se zanafilla ishit ju.

Profilet e ndryshme sociale, apo blogjet

Ajo
çka thoni në komunitetin e rrjetit shoqëror apo në blogun tuaj personal
mund të jetë shumë më e dëmshme nga ato që mund të thoni personalisht.
Komentet online shihen nga shumë sy dhe nëse jeni në një ditë të keqe,
një shpërthim inati mund t‘ju dëmtojë shumë.

Pikëpamjet negative të kolegëve

Nëse
nuk bini dakord me mendimin e një kolegu, me veshjen, mënyrën e
jetësës, aftësitë profesionale, atëherë përballeni personalisht atë
person në vend që ta përflisni lart e poshtëë me kolegë të tjerë që
qëllojnë të jenë miq të tutë, sa edhe të tutë. Dhe mos harroni që vendi
i punës nuk është shesh beteje dhe do të ishte vendi i fundit për
lindjen dhe ashpërsimin e kontradiktave.

Dhimbjet e kokës dhe "fundjavat e egra"

Nuk
ka asgjë të keqe që të kalosh fundjava të veçanta, por mos ua trego ato
shokëve të punës. Pra, çka ndodh të shtunën e të dielën mos ua rrëfe
kolegëve të hënën. ثshtë një informacion që do të bënte të dukeshit
joprofesional.

Problemet personale dhe marrëdhëniet brenda e jashtë zyre

Romancat
afatshkurtra, sidomos kur janë të përsëritura, e bëjnë punëdhënësin të
mendojë se jeni një person i paqëndrueshëm. Kur ato janë brenda zyrës
është akoma më keq, pasi bëhen qendër thashethemesh. Për të qenë sa më
në rregull mjafton të ndjekësh rregullin: mos jep informacion në vendin
ku merr paratë.

G.Shqip
 
Titulli: Sekretet që nuk duhet t‘i ndash me shokët e punës

Sa i përket rrogës unë do të kisha thënë se kjo në shumicën e rasteve, mbron punëdhënësit,
se vetëm nëse tregon se sa fiton, punëtorët mund ta dijnë veten se ku janë. Përndryshe,
nuk flet vetëm një që është i kënaqur me rrogën. Punëdhënësit, për ta shmangur rrëmujën
që do të krijohej çdo ditë duke pritur dikush tek dera për t'ia rritur pagën, e kanë ndaluar këtë
me status dhe shënohet gjithashtu në Marrëveshtjen e punës në mes të punëdhënësit
dhe punëtorit se ndalohet dhënja e informatës për pagesën.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top