Sekretet qe duart tregojne per ne.........

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Ne duar mund te zbulojme shume gjera mbi Ate, sepse ka nje mardhenie mes formes se gishtave dhe personalitetit.
Duart thone shume per ne dhe per njerezit qe duam.Nuk po flasim per leximin e te ardhmes ne pellemben e dores apo per praktika te tjera me shume ose me pak magjike, por per kerkime shume serioze qe kane zbuluar disa sekrete qe mbahen vetem midis gishterinjve, pellembes dhe majave te gishtave.
Ne linjat dhe shputat e duarve, ne vizat e majave te gishtave dhe ne gjatesine e gishatve mund te gjurmojme “kompozicione” qe shprehin disa ane te personalitetit tone. Le te zbulojne disa.
Tek meshkujt, gishti i unazes me i gjate se gishti tregues, ne fakt tregon cilesi te fertilitetit te larte, por edhe nje nivel te larte te agresivitetit.
Megjithate kur diferenca midis gishtit tregues dhe gishtit te unazes eshte e bollshme, shkencetaret tregojne se, jemi prane nje personi i cili mund te zbuloje nje talent te shenuar per muzike.
A keni vene re qe ne doren e partnerit tuaj gishti tregues dhe i unazes, jane pothuajse te se njejtes gjatesi?
Kjo karakteristike tregon, sipas eksperteve, nje mashkull me aftesi oratorike te medha por edhe nje prirje ndaj depresionit.
John Manning, kerkues ne universitetin e Liverpool-it, shqyrtoi dhe krahasoi me qindra duar, ku rezultatet e studimit te tij i prezantoi ne librin ”The finger book”.
Sipas Manning gjatesia e gishtave eshte e ndikuar nga nivelet e testosteronit, nga kjo rezulton se krahasimi mes gjatesise se treguesit dhe te unazes tregon lidhjen midis mashkulloritetit dhe feminilitetit.
Gishti i unazes “i zhvilluar” eshte nje karakteristike tipike mashkullore, ndersa nese dominon gishti tregues, do te thote se pjesa femerore eshte shume e theksuar.
Jo gjithkush eshte dakord me perfundimet e Manning, por Peter L. Hurd, profesor i psikologjise ne universitetin e Alberta, beson se lidhja midis gjatesise se gishtit te unazes dhe testosteronit eshte tashme e sigurt.
Burrat me gishtin e unazes me te gjate se gishtin tregues tregojne agresion te larte dhe perdorimin e forces fizike. Ne te kunderten kush ka nje gisht tregues me te gjate sesa ai i unazes tregon ndjeshmeri dhe aftesi te shquara te te folurit.
Po ka dicka edhe per zonjat, sipas nje studimi ne Journal of Sexual Medicine, ndjeshmeria eshte e gjitha e fokusuar ne majat e gishatve me lidhje te drejtperdrejte edhe me kapacitetin orgazmik.
Sipas studimit ndjeshmeria e lekures se majave te gishtave luan nje rol te rendesishem ne jeten seksuale te femrave, grate me te ndjeshme ndaj stimujve te prekshem kane me shume gjasa per te patur nje orgazem gjate mardhenieve seksuale dhe orgazma me te shpeshta.
Me pak fjale, prekja eshte konfirmuar si nje nga shqisat me te rendesishme ne dashuri dhe ne vecanti ne gjetjen e nje partneri qe dine te na kenaqin plotesisht. Duart jane nje nga armet me te fuqishme te joshjes, ne cdo kuptim!

267243_242525495758879_141388129205950_1115782_3604172_n.jpg
 
Pe: Sekretet qe duart tregojne per ne.........

Egziston me duket kjo teme
 
Pe: Sekretet qe duart tregojne per ne.........

Kta per mua jan budalliqe dhe gjera pagane :D
 
Pe: Sekretet qe duart tregojne per ne.........

Duart....tek nje mashkull i shoh shum duart ...menyren sesi i leviz, sesi i kuron etj.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top