Bilderberg
Anëtar i ri
Sekretet e NAT0-s për Kosovën i shkonin Rusisë pëmes Estonisë
Berlin, 21 nëntor - ثshtë arrestuar një zyrtar i lartë i qeverisë estoneze, i cili me vite Rusisë i kishte dorëzuar sekretet më të mëdha të NAT0-s dhe Bashkimit Evropian. Për Brukselin zyrtar ky rast është baras me katastrofën, shkruan revista gjermane "Shpigel" online. Komunikimi ndërmjet top spiunit dhe oficerit të tij për lidhje është zhvilluar si në kohën e "luftës së ftohtë". Për shkëmbimin e onformacioneve me lidhjen ruse, 61-vjeçari Herman Sim, sipas hetimeve, ka përdorë një radioaparat të vjetër të modifikuar, i cili në shikim të parë dukej si kujtim nga kohët e kaluara. Mirëpo, ajo që zyrtari i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes së Estonisë dërgonte në Moskë, ishte tepër aktuale. Sim, bashkë me bashkëshorten është arrestuar më 21 shtator. Ka pasur akces në të gjitha dukumentet dhe vendimet sekrete të Bashkimit Evropian dhe NAT0-s. Supozohet se shërbimit sekret rus i ka përcjellë të gjitha analizat e besueshme të Aleancës ushtarake perëndimore për krizën e Kosovës, luftën në Gjeorgji dhe programin mbtojtës raketor. Organet e sigurimit kanë frikë nga "dëmi historik". Që nga fundi i "luftës së ftohtë", asnjë skandal spiunazhi nuk ka pasur aq pasoja të gjera. Ky rast është edhe një shembull sesa zgjerimi i NAT0-s dhe i BE-së ndaj Evropës Lindore e ka bërë të lëndueshme Aleancën ushtarake përëndimore, përfundon "Shpigel".
Kosova.com - Sekretet e NAT0-s për Kosovën i shkonin Rusisë pëmes Estonisë