Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka pritur të martën në një takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Francës në vendin tonë, Delphine Borione, e cila këto ditë përmbyll misionin në Republikën e Kosovës.
Presidenti Sejdiu falënderoi për mbështetjen dhe ndihmën e gjithanshme që Franca u ka dhënë institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe përpjekjeve të popullit të saj për liri e pavarësi.
Po kështu, presidenti Sejdiu vlerësoi punën e ambasadores Borione, gjatë mandatit të saj në vendin tonë dhe i dëshiroi asaj suksese në karrierën e mëtejme.
*Telegrafi*