elbruna
Anëtar i Respektuar
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënën në një intervistë ekskluzive për BBC-në se Kosova për dy vjet të funksionimit si shtet ka bërë maksimumin e saj. Ai tha se pritjet për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, kanë qenë më të mëdha, por se kjo gjë ka qenë e pamundur, edhe për shkak të procesit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë edhe për shkak të luftës diplomatike të Serbisë kundër njohjes së Kosovës.
Lidhur me mundësinë e bisedimeve me Serbinë, presidenti Sejdiu ka thënë se, me Beogradin jemi të gatshëm të bisedojmë për të gjitha çështjet që janë me interes vital për të dy vendet, për të dy popujt, si tërësi nacionale, ndërsa ka shtuar se, asnjëherë nuk do të bisedojmë për çështje që kanë të bëjnë me statusin.
Presidenti Sejdiu ka thënë se me Beogradin mund të bisedojmë për tema që janë praktike – por ka përsëritur se me Beogradin nuk mund të bisedohet në tema për çfarë ata kanë iluzione në kokën e tyre, për të pasur rolin hegjemon ndaj të tjerëve në Kosovë dhe në Evropën Juglindore, për të pasur rolin hegjemon në sjelljen e brendshme të njerëzve në Kosovë, por absolutisht ata s'mund të jenë padron i Kosovës.
I pyetur se cilat do të jenë objektivat e shtetit të Kosovës në vitin e tretë të pavarësisë, presidenti Sejdiu ka përmendur përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave dhe joshjen e investimeve nga jashtë.
“Në vitin e tretë do të bëjmë shumë punë posaçërisht në përmbushjen e kritereve në liberalizimin e vizave, që kanë të bëjnë me joshje të investimeve të jashtme dhe që kanë të bëjnë posaçërisht në planin e brendshëm dhe sundimin e ligjit. Ajo që do të jetë funksionim i shtetit ligjor të funksionojë me kapacitete të mira”, ka thënë ai.
/BBC/Telegrafi/