Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Sejdiu kërkon ndihmë nga Ceriç për njohjen e Kosovës

  • Nga hmm
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
“Republika e Kosovës është shtet sekular, i cili i respekton liritë dhe të drejtat e të gjitha bashkësive fetare të vendit tonë”, tha presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi që pati të enjten me Mustafa Ceriç, kryetar i Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili po qëndron për vizitë disaditëshe në Kosovë me ftesën e homologut të tij nga Kosova, Naim Tërnava.

Presidenti Sejdiu përgëzoi drejtuesit e bashkësive islame të të dyja vendeve për bashkëpunimin e ngushtë. Ai theksoi se institucionet e Republikës së Kosovë e vlerësojnë lart punën e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe kontributin që po jep ajo për forcimin e shtetit demokratik të Kosovës, si dhe kërkoi nga Ceriç që të vazhdojë të punojë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet e botës islame, në të cilat Bashkësia Islame e Bosnjës e Hercegovinës mund të ndikojë drejtpërdrejt.

Në këtë takim - siç theksohet në një komunikatë të Presidencës - u bisedua edhe për frymën e tolerancës dhe të bashkëpunimit, të respektit reciprok ndërmjet pjesëtarëve të besimeve fetare të njërit vend dhe të vendit tjetër, por edhe të bashkëpunimit në mes popujve.

“Tashmë kemi shënuar shekullin e gjashtë të islamit në Ballkan dhe ne dëshirojmë që këtë traditë t’ia prezantojmë Evropës dhe botës në mënyrë më të mirë”, pohoi Ceriç.
Ne, vijoi ai, do t’i rindërtojmë marrëdhëniet e natyrshme, si dy vende me shumicë myslimane autoktone në këtë pjesë të Evropës.

Presidenti Sejdiu dhe Ceriç u angazhuan për intensifikimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve, pavarësisht faktit që Bosnja e Hercegovina ende nuk e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Porse, në këtë kontekst, Ceriç pohoi se ai vinte në Kosovë me ftesën e myftiut të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, me dëshirën që afria në mes popullit shqiptar dhe atij boshnjak, por edhe në mes të gjithë popujve të tjerë vullnetmirë të rajonit, të ruhet e të thellohet edhe më tej, në mënyrë që gjeneratat e ardhshme të mos i përjetojnë tragjeditë dhe gjenocidin që e kanë përjetuar paraardhësit e tyre. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back