Republic Of Kosovo
Ado !
Presidenti Fatmir Sejdiu përshëndeti të martën Arabinë Saudite për vendimin e saj për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai vlerësoi se kjo është një nxitje e veçantë për Gjirin e Arabisë Saudite dhe vendet e Konferencës Islamike.
Sejdiu ka shprehur bindjen se tani do të shtohet numri i njohjeve për Kosovën.
Njohjen nga Arabia Saudite presidenti Fatmir Sejdiu e ka cilësuar edhe si një shans të mirë për ndërtimin dhe zhvillimin e raporteve të Kosovës me atë pjesë të botës.
Arabia Saudite është shtet me ndikim më të madh në botën arabe dhe kjo i ka hapur rrugë edhe vendeve tjera arabe ta njohin Kosovën. Deri sot Kosovën e kanë njohur 58 shtete të botës.
Ndërkaq, Ministria e Jashtme e Kosovës ka marrë konfirmimin zyrtar për njohjen nga Arabia Saudite. Ministri Skënder Hyseni tha se njoftimi ka arritur mbrëmë vonë.
Sipas Hysenit, ditët e ardhshme dy ministritë do të këmbejnë notat për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
Kjo njohje, tha shefi i diplomacisë kosovare, është shumë e rëndësishme për Kosovën, ndërsa së shpejti priten njohje të reja. /RTK/Telegrafi/