Sejdiu: Beogradi të mos mbështesë strukturat paralele në Kosovë

Lauri

Anunnak
Besim Abazi
Zëri i Amerikës
05-11-2009

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë trysni mbi Beogradin, për t'i dhënë fund mbështetjes së strukturave paralele në Kosovë, që sipas tij, nuk janë as në interesin e vetë qytetarëve serbe. Në një bisedë për Zërin e Amerikës, ai tha se forcave politike në Serbi të cilat janë mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar, duhet t'u thuhet se veprimet e tyre nuk janë në pajtim më këtë mbështetje.
"Unë i kuptoj proceset e mbështetjeve që jepen edhe me aspektin e liberalizimit të vizave etj. Por, megjithatë, nëse i hyjmë një analize më të thellë, do të shohim se Beogradi nuk e ka dëshmuar pro evropianizmin e vet dhe përkundrazi, ka disa qasje të tjera për të krijuar paralele se 'kemi dikë pas shpine edhe më të fortë që në të do të mbështetemi'. Keni parasysh vizitën e para disa ditëve të presidentit të Federatës Ruse, zotit Medvedev, mesazhet që ai dha për Beogradin. Cilat ishin? Ishin mesazhe joracionale, për të penguar një lëvizje pozitive, flas, të të gjithë vendeve në kompozicion në politikat evropiane, në politikat properëndimore, në interesin real që këto vende duhet të kenë".
Presidenti Sejdiu, tha se gjatë dhjetë viteve të shkuara ka munguar një qasje më e vendosur e pranisë civile ndërkombëtare ndaj gjendjes në veriun e Kosovës, jo nëpërmjet forcës, por veprimeve që tash po bëhen hap pas hapi nga Misioni i Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë.
"Unë s'dua të hedh fajin si tërësi në kuptimin e asaj se domosdo ka rezultuar si pasojë e angazhimit maksimal të një faktori që ka qenë dominant këtu, sepse janë edhe faje të tjera do të thoja. Por, megjithatë, e them se ky proces i inkurajimit, proces, do të thoja i rikthimit të qytetarëve në shtëpitë e veta, proces i bindjes së tyre të jetojnë me realitetin, proces i lënies anash të veprimeve të këqija siç kanë qenë veprimet e strukturave paralele, i rojeve të urës dhe pjesëve të tjera, kanë qenë një tip i tolerancës që misioni ndërkombëtarë në Kosovë e ka bërë", tha presidenti Sejdiu
Veriu i vendit vazhdon të jetë skenë e kundërshtimeve më të ashpra ndaj pavarësisë së Kosovës, e cila është njohur deri tash nga 62 vende të botës. Por ka disa muaj që nuk ka ndodhur asnjë njohje dhe shumë vëzhgues e lidhin këtë me çështjen e Gjykatës Ndërkombëtarë të Drejtësisë e cila me një dhjetor do të fillojë shytimin e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, një kërkesë kjo e shtruar nga Beogradi. Presidenti Sejdiu beson se njohje të reja do të ndodhin së shpejti dhe posaçërisht pas mendimit të Gjykatës që sipas tij do të jetë në favor të Kosovës.
"Atë që unë e pres, do të jetë mbështetje e vullnetit politik. S'mund të jetë vendim tjetër, s'mund të jetë qëndrim tjetër i shprehur. Nuk ka fuqi argumentesh që mund ta rrëzojnë një lëvizje të karakterit 'sui generis' në të gjitha zhvillimet që ka pasur Kosova".
Presidenti Sejdiu tha se Kosova tash ndodhet edhe para një procesi të rëndësishëm atë të zgjedhjeve që sipas tij janë me peshe të madhe për të shprehur pjekurinë shtetërore dhe kulturën politike të vendit. Duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve e posaçërisht atyre të komunitetit serb për pjesëmarrje në votime, ai tha se më e rëndësishmja është që edhe pas zgjedhjeve të vazhdojë qëndrueshmëria politike në vend, por pa dashur të parashikojë nëse do të ketë ndryshme në marrëdhëniet politike në shkallë vendi pas këtij procesi.
"Unë them se në kohë sigurisht se do të ketë analiza të cilat mund të sjellin, të themi, qasjen e re për ecje më dinamike në zhvillimin e proceseve demokratike në Kosovë. Dhe e them me të pran se do të jetë një etablim i mirë në pushtetin lokal, që realisht mund të shprehë edhe forcën politike të partive politike të Kosovës", tha presidenti Sejdiu.
Më 15 nëntor Kosova mban zgjedhjet e para për pushtetin lokal që nga shpallja e pavarësisë dhe të parat që organizohen në tërësi nga institucionet e saj.

YouTube - Sejdiu mbi Qendrimin e Beogradit
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top