Seat Leon Cupra R me 256 kuaj fuqi

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Nga Spanja arrin Seati më i fuqishëm ndonjëherë. Seat Leon Cupra R vjen i pajisur me motorin turbo dhe 256 kuaj fuqi.

Seat Leon Cupra R paraqet majin e ofertës së prodhuesit spanjoll. Ai është më i fuqishëm edhe se automjeti i njohur WTCC i Seatit i cili është pajisur me motorin me naftë.

Seati më i fuqishëm ka të integruar të njëjtin motor i cili këtë punë e bën edhe nën kapakun e modelit të Volkswagenit Scirocco R. Bëhet fjalë për motorin TSI turbo prej dy litrash dhe 256 kuaj fuqi.

I pajisur me këtë motor, Leon Cupra R është në gjendje të arrij 100 kilometra në orë për 6.1 sekonda, derisa shpejtësia maksimale e përcaktuar është 250 km/h. Me gjithë këto performansa, shpenzimi mesatar prej 8.1 litrash në 100 kilometra nuk duket edhe aq i madh.

Premiera e këtij automjeti do të bëhet në panairin e Frankfurtit në mes të muajit shtator.
*telegrafi*
 
sben se eshte nafte makina o benzine o se blej fare
 
Back
Top