Ado
FISEBILIL-LAH
Mustafa Sarniç, ambasador i Republikës së Turqisë në Prishtinë, ka deklaruar se Turqia do të lobojë fuqishëm për njohjen e shtetit të Kosovës, ndërsa ka shtuar se, pas njohjes së Kosovës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që shumë shpejt të njëjtën gjë ta bëjnë vende të tjera arabe, si Katari, Jordani...
Ambasadori në largim, i cili do të fillojë një mision diplomatik në Greqi, në një intervistë për gazetën “Zëri”, ka thënë se Turqia jo vetëm që do të lobojë të vendet arabe, por ajo do të lobojë nëpër të gjitha vendet e botës që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që ta bëjnë atë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Sarniç ka thënë se shkaqet e mosnjohjes së Kosovës nga vende të ndryshme arabe mund të jenë të ndryshme, por se ato duhet të analizohen veç e veç. Sidoqoftë, ai pret njohje të shpejt të Kosovës edhe nga shtetet të thera arabe. “Pas njohjes së Kosovës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që shumë shpejt të njëjtën gjë ta bëjnë vende të tjera arabe, si Katari, Jordani”, ka thënë Sarniç, për të cilin sfida kryesore për të ardhmen e Kosovës, është ekonomia e dobët e saj. /Telegrafi/