Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Schmitt: Osmanët nuk i kanë çliruar shqiptarët (Video)

Lauri

Anunnak
Oliver Schmitt, profesor i Historisë së Evropës Juglindore në Universitetin e Vjenës, si dhe anëtar i Jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka thënë se osmanët nuk i kanë çliruar shqiptarët.

Kjo deklaratë vjen pasi ditë më parë myftiu i Kosovës, Naim Tërnava osmanët i konsideroi, çlirues të shqiptarëve.



“Nuk do të thosha që osmanët paskan çliruar shqiptarët, çliruar nga kush, kush okupoi. Sepse shqiptarët në mesjetë ishin pjesë e botës politike e kulturore ballkanike dhe nuk kishin nevojë për çlirim”, u shpreh Schmitt.

Schmitt është profesor i historisë së Evropës Juglindore në Universitetin e Vjenës.

Ndryshe, Oliver Schmitt një ditë më parë edhe zyrtarisht u shpall anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Këtë nder ai vendosi që ta shpaguajë përmes një bashkëpunimi që Akademia e Kosovës pritet ta ketë me Akademinë e Shkencave të Austrisë.

Në një bisedë për Klan Kosovën, ai e përmendi edhe një figurë të rëndësishme historike të Kosovës, Hasan Prishtinën, i cili sipas tij meriton të përfshihet në historinë evropiane.
/ Telegrafi.
 
Titulli: Schmitt: Osmanët nuk i kanë çliruar shqiptarët (Video)

Cfare di ore Schmitt-i ne krahasim me Terrnaven per Histori:chh
Schmitt-i mundet me fol per besime fetare se sa per histori tash
e ka marre primatin Terrnava
::kafe:::chh
 
Pe: Schmitt: Osmanët nuk i kanë çliruar shqiptarët (Video)

Haha, i paskan mbushur si duket xhepin.
PO ku ka më tepër korrupsion se në Europë?

Ishim pjesë e ballkanit po, pse kush e mohon këtë?


Po pse s'na tregon ky pse Europa na la copa
në 5 shtete? Apo s'ishim ne Europë?

Po nejse, pasi ky e thot, edhe ashtu duhet të jetë!
 
Titulli: Schmitt: Osmanët nuk i kanë çliruar shqiptarët (Video)

Tani Shmiti u pelqen, se tha diqka qe u pelqen edhe ketyre ne forum lool. Deri dje e ofendonin haha ! Jane bere njerezit si magjupt qe themi ne kendej, kah t'fryn era, shkojne !
 
Titulli: Schmitt: Osmanët nuk i kanë çliruar shqiptarët (Video)

O do e zgjidhim kete punen e turkut ne o ska, Lol.. Kemi kaq vjet qe e lagu se lagu...
 

Konkursi Letërsisë

  • Gëzuar ditëlindjen dashuri

    Votat: 4 23.5%
  • Fjalë drite nga babagjyshi

    Votat: 9 52.9%
  • Diku.. Aty ...

    Votat: 8 47.1%
Back
Top