Schizophrenia (Skicofrenia)

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Skicofrenia është semundje shumë komplekse, ku edhe simptomat janë
tepër komplekse. Sa i përket diagnozës psikiatrike të skicofrenisë ka
shumë mosmarrëveshje. Këtu do të prezentohen disa teori të ndryshme për
diagnozën, shkaqet dhe tretmanet duke u bazuar në manualet e
diagnostifikimit sipas DSM IV ose ICD 10 (F20-F29).

Skicofrenia
është formë e përseritur dhe shpeshherë kronike e sjelljes anormale që
i referohet asaj që shumë prej nesh quajnë 'çmenduri'.

Psikiatri
zvicerian Eugen Bleueler ka perdorur nocionin “skizofreni” për herë të
parë, fjalë kjo e cila vjen nga greqishtja dhe do të thotë “ shpirt i
ndarë”.Psikiatërt
e klasifikojnë skicofreninë si psikozë. Me këtë ata nënkuptojnë, sipas
mendimit të tyre, një person nuk mund t’i dalloj mendimet, idetë,
perceptimet dhe imagjinatat e tyre intenzive nga realiteti (peceptimi i
ndarë, idetë dhe vlerat që njerëzit e tjerë në atë kulturë i mbajnë si
të vërteta). Përveç këtyre simptomeve, personi mund të dëgjoj zëra, apo
besojnë që njerëzit e tjerë mund të ju lexojnë mendjen dhe kontrollojnë
mendimet e tyre.

Shumica e
psikiatërve i konsiderojnë këto simptome si çrregullim psikiatrik. Për
t’i trajtuar këto simptome ata zakonisht u japin pacientëve barna të
forta për qetësim (benzodiazepine - tranquillisers). Megjithatë çdokush
nuk i beson këto mendime të këtyre episodave psikologjike. Ide
alternative për këtë është se këto janë reaksione natyrale dhe logjike
përshkak të ndonjë ngjarje të keqe në jetë; me fjalë të tjera nga
ndonjë shqetësimi të madh. Shumë njerëz preferojnë ta shikojnë
skicofreninë në mënyrë të përgjithshme. Ata e theksojnë nevojën për të
menduar për përvojat individuale dhe rëndësinë për të kuptuar se çka do
të thojnë këto përvoja për atë individ.

Për shembull dëgjimi zërave, në disa kultura të ndyshme dhe në disa sisteme besimtare spirituale ka kuptim tjetër domethënës.

Diagnostifikimi sipas DSM IV

Një
përson skicofren duhet të ketë të paktën këto simptome sipas manualit
të diagnistifikimt, që përdorët nëpër qëndra psikiatrike. A: Simptomat karakteristike

Dy
(ose më tepër) nga simptomat e më poshtme, prezente në një pjesë kohe
rreth një mujore (ose edhe me pak) jane të mjaftueshme për te
percaktuar pacientin si skizofren:
1. Deluzione
2. Halucinacione
3. Fjalim/mendim i çrregullt (jo i rrjedhshëm)
4. Sjellje katatone, ose çrregullsi e theksuar në sjellje
5.
Simptoma negative - humbje e funksioneve normale, si psh: mungese
iniciative, mungesë dëshire, varferim (ose bllokim i plotë) fjalimi,
etj.

B: اrregullimi në jetën soociale/profesionale:
اrregullim,
i tillë që rënja në prodhimtari të jetë e dukshme nga ç'ka qenë para
shfaqjes fillestare te simptomave, në një ose më teper fusha të
funksionimit si psh: puna, marredhenjet interpersonale, kujdesi per
vetën... etj, gjatë një periudhe kohore kuptimplote pas shfaqjës së
sëmundjes ose simptomeve skicofrenik

C: Kohëzgjatja:

Shenja
të vazhdueshme të shqetësimeve duhet të jenë shfaqur gjatë 6 muajve të
fundit. Kjo periudhë 6-mujore duhet të përfshije të pakten një muaj që
nga shfaqja e simptomeve nga grupi A (faza aktive e simpomave), dhe
mund të përfshijë periudha të simptomeve si fazen aktive te keqësimit
ose fazën e shfaqjës se simptomeve pozitive (dmth. permirësim në
funksione te ndryshme).Këto
simptome mund të jenë të njejta me sëmundjet tjera mentale siq janë
çrregullimi bipolar dhe çrregullim skicoafektive apo mund të jenë
rezultat i ndonjë problemi fizik. Psikiatërt dallojnë gjatë diagnozës se skicofrenisë disa sipmtomeve pozitive dhe negative.
 
Simptomet pozitive përfshijnë:


* Mendime të çrregulluara
* Halucinime, si dëgjime të zërave apo tingujve
* Deluzionet
* Iluzionet


Simptomet negative përfshijnë:


* kur ndjehen të pa interesuar dhe pa emocionalisht të zbrazët
* pamundësi për t’u koncentruar
* dëshira për të qëndruar larg prej njerëzve
* nevojë për te u ndjerë të mbrojtur

Simptomet pozitve

Mendime të çrregulluara

Një
person i cili përjeton mendime të çrregulluara nuk është në gjendje të
vazhdojë mendimin në mënyrë logjike, dhe idetë e tyre shfaqen si të
përziera dhe nuk kanë kuptim për të tjerët. Kjo mund ta bëjë bisedën me
ata shumë vështirë kështu që kjo mund ti shtojë ndjenjat e izolimit dhe
vetmisë. Ata e ndjejnë vetën jo të kuptuar. Halucinimet

http://www.psikologji.com/images/stories/Semundje/Schizophrenia/schizophrenie_niv3.jpg

Halucinacionet definohen si: Eksperienca sensuale (shqisore) që nuk
shkaktohen nga stimuj të jashtëm aktuale (të vertetë). Në shumicën e
rasteve tek skizofrenët këto përjetime (eksperienca) janë auditore
(zëra).
Pra, disa njerëz dëgjojnë zëra që të tjerët
përreth tyre nuk i dëgjojnë. Këto zëra mund të jenë të njohura,
miqësore apo kritike. Zërat mund të bisedojnë për mendimet apo sjelljet
e personit që i dëgjon zërat, apo ju tregojnë çka të bëjnë. Pra,
shumica e pacientëve degjojnë zëra që komentojnë sjelljet e tyre ose ju
japin instruksione. Prap të tjerë degjojnë zëra që diskutojne me
njëri-tjetrin. Tek pacientet skicofren në shumë raste këto zëra
shkaktojnë frike - por te disa të tjerë këto zëra mund të kenë edhe
efekt qetësues. Cave (kujdes): Vetëm nëse dikush dëgjon zëra nuk do të thotë që janë skicofrenik.
Bazuar
në disa hulumtime katër përqind i popullësisë dëgjon zëra, dhe për
shumicën këta zëra nuk janë problem. Por njerëzit që e kanë diagnozën e
skicofrenisë duket që ata dëgjojnë zëra më së shumti zëra kritik apo
jo-miqësor. Ata ndoshta kanë dëgjuar zëra gjatë tërë jetës së tyre
mirëpo për shkak të ndonjë shqetësimi të madh në jetë i bënë ata që t’i
dëgjojnë zërat më shumë dhe më vështirë që të jetojnë me ta. Njerëzit
ndonjëherë dëgjojnë poashtu edhe tingllime në vend të zërave. Deluzionet
Halucinimet
në shumicën e rasteve janë të shoqeruara me simptoma të tjera, dhe
veçanerisht deluzionet. Njerëzit qe përjetojnë halucinacione ndjejnë
nevojën t’i shpjegojnë këto zera. Këto shpjegime shpesh përfshijne ide
deluzive. Këto janë ide të gabuara, të pabazuara në realitet. Shpesh
deluzionet është e vështire të percaktohen si të tilla. Ato mund të
jenë edhe fakte të verteta apo realitet. Në të shumtën e rasteve
psikologet binden mbi të qenurit ose jo te nje ideje deluzioni bazuar
mbi insistimin dhe mbrojtjen me çdo kusht të ideve të tilla nga
pacientët skicofren, shpesh e shoqeruar me fakte absurde, alogjike.
Pacientë deluzivë e kanë të pamundur të perceptojnë (kuptojnë) atë çka
të tjerët mendojnë lidhur me idenë e tyre, dhe janë të pazotë të
ndalojnë mendimet mbi keto deluzione, si edhe të vazhdojnë te flasin
mbi to papushim. Deluzionet më të shpeshta janë ato që dikush tjetër po
u imponon keto mendime ne kokë, njerezit rreth e qark janë te aftë të
lexojnë keto mendime nga mendja e pacientit, ose qe pacienti eshte i
kontrolluar nga forca te jashtme misterioze. Shumë deluzione kane
përmbajtje vetemadhështie ose paranoide.Psikollogji
 
Une mendoj se njerezite ketu per te kuptuar skizofrenine kane nevoje te dine:
Skizofrenia eshte semnundje mendore kur pacienti:
1.Veshtersia e te levizurit dhe te folurit ne menyre te qellimshme nga pacienti.
2.Pacienti ka perceptimin qe levizjet qe ai ben nuk jane te shkaktuar nga ai vete,nga vetevetja.
3.Moskuptimi i qellimeve te te tjereve qe i rethojne.Ata perceptojne ne menyre te gabuar sikur te tjeret duan te flasin me ta,sikur te tjeret duan ti sulmojne ata per ti bere keq,zera qe i vijne nga persona te tjere kur ata te tjeret nuk ekzistojne,ose nuk flasin.
Ne kemi tre nivele te ndergjegjes tone:
1.Ndergjegjja e qellimeve te levizjeve tona ne jeten e perditshme.
2.Ndergjegja e qellimeve tona.
3.Ndergjegja e qellimeve te te tjereve.
Skizofrenet kane nje Humbje te madhe ne keto tre nivele.
 
Redaktimi i fundit:
Kombe te ndryshme kane perqindje te ndryshme te kapjes nga kjo semundje.Une mendoj se ne kombin shqiptar po riten shume rastet pikerisht ne piken e trete "ndergjegja e qellimeve te tjreve".Ku jo se degjojne zera e te tjera... ,por thjesht nuk arrijne mire te vleresojne realisht qellimet e te tjereve ndaj tyre.,e cila mendoj eshte faza fillestare qe te con drejt moskuptimit te plote te te tjereve.
 
skizofrenia ka nje komponent te rendesishem gjenetik, dmth personi eshte i programuar qe ne lindje qe do behet skizofren.
sjelljet katatonike, ekolalia, izolimi social, jane ne fazen e fundit te semundjes, pasi shpesh here kjo fillon me sipmtoma qe duken depresive
kjo per faktin se halucinacione pamore dhe degjimore kane dhe sem. te tjera psikiatrike.
zakonisht qe nga koha e fillimit te semundjes e deri ne fazen perfundimtare kur persinii duhet te mbahet ne nje institucion spikiatrik per pjsesn tejter te jetes se tij, kalojne shume hsume vite.
 
Titulli: Schizophrenia (Skicofrenia)

skizofrenia ka nje komponent te rendesishem gjenetik, dmth personi eshte i programuar qe ne lindje qe do behet skizofren.
sjelljet katatonike, ekolalia, izolimi social, jane ne fazen e fundit te semundjes, pasi shpesh here kjo fillon me sipmtoma qe duken depresive
kjo per faktin se halucinacione pamore dhe degjimore kane dhe sem. te tjera psikiatrike.
zakonisht qe nga koha e fillimit te semundjes e deri ne fazen perfundimtare kur persinii duhet te mbahet ne nje institucion spikiatrik per pjsesn tejter te jetes se tij, kalojne shume hsume vite.

Qe ne lindje 100% e sigurt kjo? Une kam kaluar shume kohe me koleget e mi neper spitale dhe universitete te ndryshme. Te medhenjt thone qe eshte genetic po nuk i dihet prababiliteti do te thote qe seshte e then qe do ta ket femija se sben sepse e ka par babai,nena, etc. Schizophrenia ka rrenjet greke,dhe eshte semundje mendore, ka lidhje me hallucionet,iluzion,dhe skan organizim fjalimi ose mendimi ( e kan te corientuar.Shkaku i schizophrenia nuk eshte vetem genetic ka shume e shume te tjera.
 
Titulli: Schizophrenia (Skicofrenia)

nuk e di sa e vertet eshte por kam degjuar o lexuar diku qe skizofrenet kane shume te zhvilluar shqisen e gjashte
 
Titulli: Schizophrenia (Skicofrenia)

Qe ne lindje 100% e sigurt kjo? Une kam kaluar shume kohe me koleget e mi neper spitale dhe universitete te ndryshme. Te medhenjt thone qe eshte genetic po nuk i dihet prababiliteti do te thote qe seshte e then qe do ta ket femija se sben sepse e ka par babai,nena, etc. Schizophrenia ka rrenjet greke,dhe eshte semundje mendore, ka lidhje me hallucionet,iluzion,dhe skan organizim fjalimi ose mendimi ( e kan te corientuar.Shkaku i schizophrenia nuk eshte vetem genetic ka shume e shume te tjera.

po qe ne lindje eshte i programuar, biles qe ne barkun e nenes.
keta te medhenjte( ku hyj dhe une) thone qe ka elemente gjenetike: kjo nuk do te thote qe e ka babia apo nena do e kete patjeter dhe femija sepse kjo qe thuaj ti eshte trashegueshmeri ose trashegimi. me gjenetike nuk nenkuptohet vetem trashegimia apo jo?
megjithate per te qene me e sakte po te shpjegoj qe skizofrenia gjendet me nje incidence 10% ne prinderit e skizofreneve, 7% ne vellezerit dhe motrat e skizofreneve, dhe deri ne 14% ne femijet e priderve skizofrene.
faktore te tjere jane:stresi, vulnerabiliteti emocional i personit.
crregullimet me te rendesishme te skizofrenise jane crreg e mendimit. haluzinazione kane dhe crreg te tjera psikiatrike, ne rastin e skizofrenise ato jane degjimore.
ka crregullime te affektivitetit, crregullime te Unit
 
Titulli: Schizophrenia (Skicofrenia)

po qe ne lindje eshte i programuar, biles qe ne barkun e nenes.
keta te medhenjte( ku hyj dhe une) thone qe ka elemente gjenetike: kjo nuk do te thote qe e ka babia apo nena do e kete patjeter dhe femija sepse kjo qe thuaj ti eshte trashegueshmeri ose trashegimi. me gjenetike nuk nenkuptohet vetem trashegimia apo jo?
megjithate per te qene me e sakte po te shpjegoj qe skizofrenia gjendet me nje incidence 10% ne prinderit e skizofreneve, 7% ne vellezerit dhe motrat e skizofreneve, dhe deri ne 14% ne femijet e priderve skizofrene.
faktore te tjere jane:stresi, vulnerabiliteti emocional i personit.
crregullimet me te rendesishme te skizofrenise jane crreg e mendimit. haluzinazione kane dhe crreg te tjera psikiatrike, ne rastin e skizofrenise ato jane degjimore.
ka crregullime te affektivitetit, crregullime te Unit

Motra une e di qe eshte gjenetike po sdo te thote 100% qe do dali femija schizophren
 
Titulli: Schizophrenia (Skicofrenia)

te rrojme vet! haa
 
Titulli: Schizophrenia (Skicofrenia)

Skizofrenia, ‘kriza’ e shoqërisë moderne

اfarë është skizofrenia? Përgjigja në këtë pyetje do të ndryshojë varësisht nga orientimi teorik i “ekspertit” të cilin pyesim. E vërteta është se, sot, askush nuk mund të deklarojë me autoritet çfarë saktësisht është skizofrenia, apo çfarë e shkakton këtë çrregullim...Luljeta Tahiri,
studente në degën e psikologjisë, Universiteti ’FV’
(Mentor: dr. Mimoza Shahini)
Sidoqoftë, shumë ekspertë pajtohen që ky term i referohet një çrregullimi shkatërrues, apo grup çrregullimesh, i cili prekë afërsisht 1% të popullsisë në të gjithë botën. Ajo është një sindromë që nënkupton njohjen tepër të gabuar të realitetit të brendshëm dhe të jashtëm, gjatë të cilit personi i prekur reagon në mënyra që dëmtojnë jetën e tij/ose të saj. Kjo njohje e gabuar e realitetit, që është dhe thelbi psikotik i sëmundjes, manifestohet me çrregullimet e perceptimit, mendimit, emocionit, të folurit dhe aktivitetit fizik.
Shenjat janë mendime të përgjithshme të indikatorëve fizik të sëmundjes, si hipertensioni p.sh. simptomat janë sjellje që lidhen me çrregullime si deluzionet, fiksimi në larjen e shpeshtë të duarve, p.sh. Në listën e çrregullimeve mendore në dsm-4, nuk janë të njohura shenja në të cilat do të bazohej diagnoza, diagnoza bazohet komplet në shfaqjen e simptomave i.e., vëzhgimit të sjelljes dhe deklarimeve të vet personit.
Skizofrenia ka qenë problematikë në kuptimin e shkaktarëve dhe klasifikimit që kur është përshkruar për herë të parë, para mëse një shekulli, fillimisht si çmenduri. Gjithashtu, është bërë shumë e stigmatizuar dhe gjendje e pakuptueshme. Skizofrenia tani mund të diagnostikohet seriozisht duke përdorur kriteret e zhvilluara gjatë dekadave të kaluara, dhe është e njohur si diagnozë ekzistuese në sistemet e klasifikimeve internacionale.
Shiko fotografinë 1799406
Sidoqoftë, diagnoza përfshinë një grup të larmishëm të individëve, tek të cilët shfaqen në mënyra të ndryshme dhe kërkojnë një rreth të gjerë të trajtimit të vërtetë terapeutik, Bleuer (1911), kur së pari përdori termin, iu referua si “grupi i skizofrenëve”. Si rezultat i shfaqjeve të ndryshme të simptomave, Persons (1986) dhe Bentall dhe kolegët (1988) kanë argumentuar për simptome të individëve si halucinacione, deluzione, dhe çrregullim të mendimeve, më tepër se për diagnozë.
Në DSM-IV-TR, skizofrenia definohet me grupin e simptomave karakteristike, si halucinacione, deluzione apo simptome negative, keqësim në marrëdhëniet shoqërore, profesionale, apo marrëdhëniet interpersonale; dhe shenja të vazhdueshme të shqetësimeve për së paku 6 muaj. Veç kësaj, çrregullimi skizoafektiv dhe çrregullimi i humorit me tipare psikotike janë përjashtuar, dhe shqetësimi nuk ka të bëjë me efekte të drejtpërdrejta psikologjike apo me gjendje të përgjithshme mjekësore.
Epidemiologjia
Skizofrenia llogaritet të ketë përfshirë nga 0.5% deri në 1% të njerëzve në gjithë botën. Ajo mund të paraqitet në çdo moshë, por mosha kur më së shpeshti paraqiten episodet e para psikotike është 21 vjeç te meshkujt, dhe 27 vjeç te femra.
Nga personat me skizofreni, 9 nga 10 meshkuj dhe vetëm 2 nga 3 femra mund t’u paraqitet në të 30-at. Mosha e paraqitjes me gjasë ka të bëjë edhe me kontrollin gjenetik edhe me atë ambiental, por ende nuk dihet pse te femrat sëmundja paraqitet më vonë sesa te meshkujt. Njerëzit me skizofreni rrezikohen nga sjellja suicidale.
Rreth 1/3 e tyre tentojnë vetëvrasje, dhe 1 në 10 përfundimisht vrasin veten. Faktorët e rrezikut për vetëvrasje përfshijnë gjininë mashkullore, të moshës më të re se 30 vjeç, të papunë, me depresion të mëhershëm, me trajtim të mëhershëm të depresionit, me histori të abuzimit të substancave dhe ata të cilët janë lëshuar së fundi nga spitali.
Etiologjia
Shkaktarët e çrregullimit të skizofrenisë ende nuk dihen. Siç shkroi Langfeldt më 1939, pacientët me këtë diagnozë më tepër janë heterogjenë. Në përgjithësi disa pacientë kanë çrregullime të ngjashme me skizofreninë, derisa të tjerët kanë çrregullime të ngjashme me çrregullim të humorit.
Në bazë të disa rezultateve, çrregullimi me sa duket ka ngjashmëri me natyrën episodike të çrregullimit të humorit. Megjithatë, disa të dhëna, dëshmojnë një lidhje të ngushtë me skizofreninë.
Në mbështetje të lidhjes me çrregullimin e humorit, disa studime kanë treguar se pacientët me çrregullim të skizofrenisë, si grup, kanë më shume simptome efektive (veçanërisht mania), dhe rezultate më të mira sesa pacientët me skizofreni.
Veç kësaj, dukuria në rritje e çrregullimeve të humorit tek të afërmit e pacientit me çrregullimin skizofreniform, ndikon në lidhje me çrregullimet e humorit. Kështu, të dhënat biologjike dhe ato epidemiologjike janë më të qëndrueshme me hipotezat se kategoria diagnostike aktuale, definon një grup pacientësh, disa prej të cilëve kanë çrregullim të ngjashëm me skizofreninë, deri sa të tjerët kanë çrregullim të ngjashëm me çrregullim të humorit.
Ndonëse patogjeneza e skizofrenisë mbetet mister, kërkimet e dekadës së fundit me teknologji të reja kanë rritur njohuritë tona mbi çrregullimin dhe kanë filluar të ndriçojnë copëza të reja të enigmës.
Shiko fotografinë 1799407
Sistemet neurotransmetuese
Një nga teoritë që diskutohet më gjerë për shkakun biologjik të skizofrenisë është hipoteza e dopaminës. Kjo hipotezë bazohet në idenë se, mekanizmi i veprimit i mjekimit antipsikotik mund të hedhë dritë në fizpatologjinë e çrregullimeve skizofrenike që këto barna mjekojnë.
Barnat antipsikotike kanë treguar se bllokojnë sitet e receptorëve dopaminikë në tru. Kjo ka bërë që, studiuesit të spekulojnë se skizofrenia mund të përfshijë nivele të ekzagjeruara të veprimtarisë së dopaminës si neurotransmetues. Efikasiteti klinik i barnave neuroleptikë, lidhet ngushtësisht me aftësinë e tyre për bllokimin më shumë të receptorëve të dopaminës se tipit II(D2) se sa të tipit të I-rë (D1), dhe në këtë mënyrë tipi II i receptorit merr vëmendje të madhe. Kohët e fundit, janë zbuluar tipat e receptorëve III, IV,V, (D3,D4,D5), por roli i tyre nuk njihet ende.
Hipoteza e dopaminës mund të shpjegojë efektet e barnave antipsikotike në skizofreni, por ajo paraqet disa probleme. Ndërmjet sistemeve të tjera neurondokrinë që implikohen në patogjenezën e shizofrenisë, janë ato të serotoninës, norepinefrinës dhe të acidit gamma-aminobutirik(GABA), por që asnjë nuk është aq i qëndrueshëm.
Një hipotezë e re tregon se në shizofreninë luajnë rol edhe anomalitë e glutamatit, që është një neurotransmetues dominant i korteksit cerebral.
Disfunskionet e trurit
Te pacientët me sëmundje të skizofrenisë paraqitet një deficit relativ i aktivizimit në rajonin inferior parafrontal të trurit, ndërsa pacienti është duke kryer një detyrë të veçantë psikologjike.
Edhe pse, disa të dhëna tregojnë se pacientët me çrregullim të skizofrenisë mund t’i kenë të zgjeruara ventrikulët e trurit, të llogaritura me tomografi dhe përmes pamjeve me anë të rezonancës magnetike, të dhëna të tjera tregojnë se, ndryshe nga zgjerimi i parë në skizofreni, zgjerimi ventrikular tek çrregullimi skizofreniaform nuk lidhet as me rezultatin as me matjet biologjike.
Shiko fotografinë 1799408
Matje të tjera biologjike
Edhe pse studimet e imazhit të trurit tregojnë për një ngjashmëri midis çrregullimit të skizofreniaform dhe skizofrenisë, të paktën një studim i aktivitetit elektrodermal tregoi një ndryshim. Pacientët me skizofreni që kishin lindur gjatë muajve të dimrit dhe pranverës (një periudhë e rrezikut të lartë për lindjen e këtyre pacientëve) kishin reagime të larta përçuese të lëkurës, por kjo lidhje mungon te pacientët me çrregullim të skizofreniaform.
Domethënia dhe kuptimi i këtij studimi të vetëm janë të vështira për t'u interpretuar, por rezultatet tregojnë kujdes në supozimin e ngjashmërisë në mes të pacientëve me skizofreni dhe atyre me çrregullim skizofreniaform. Të dhënat nga të paktën një studim i përcjellë me sy në dy grupe, gjithashtu tregojnë se ata mund të ndryshojnë në disa masa biologjike.
Gjenetika
Shkaku i bazës gjenetike në çrregullimet skizofrenike është përkrahur nga një varg studimesh, duke përfshirë studimet e adaptimit, të cilat tregojnë për një varg studimesh, duke përfshirë studimet e adaptimit, të cilat tregojnë për një përqindje të rëndësishme të skizofrenisë në të afërmit biologjikë të individëve skizofrenë të rritur në mjedise të ndryshme dhe, studimet binjakëve që tregojnë një konkordancë më të lartë për skizofreni në mes binjakëve identikë sesa në mes të binjakëve biovularë.
Megjithatë, studime të ndryshme mbi transmetimin gjenetik nxjerrin rezultate kontradiktore. Kështu p.sh., pacientët skizofrenë me anomali të mëdha të trurit, duket se kanë më pak të afërt biologjikë me skizofreni se sa pacientët pa patologji të shprehur trunore. Kështu, kontributi i gjenetikës në zhvillimin e skizofrenisë ndoshta varion nga pacienti në pacient, dhe pacientët “skizofrenë” duhet të ndahen në nëngrupe më homogjene përpara se të merret ndonjë informacion i kuptimit rreth bazës gjenetike të këtij grupi çrregullimesh.
Ambienti
Asnjë prej faktorëve ambientalë nuk është provuar të influencojë në etiologjinë e skizofrenisë. Disa studime sugjerojnë se ekspozimi ndaj infeksioneve virale ose kequshqyerja në uterus, mund të predisponojnë për skizofreni, duke ndryshuar zhvillimin e trurit.
Simptomat karakteristike
Skizofrenia afekton të menduarit, ndjenjat, lëvizjen dhe sjelljen. Një nga vështirësitë më të mëdha për ata që studiojnë skizofreninë është të mësojnë dhe të kuptojnë shumëllojshmërinë e shenjave dhe simptomave që duken në shtrirjen e dëmtimeve kognitive dhe emocionale.
Simptomat karakteristike përfshijnë mosfunksionimin gati në të gjitha kapacitetet me të cilat truri i njeriut është në gjendje të perceptojë, të mendojë, gjuha, kujtesa dhe funksionet tjera zbatuese. Simptomat ndonjëherë ndahen në dy grupe: pozitive dhe negative.
Simptomat pozitive (halucinacionet, deluzionet, të folurit e ç’organizuar, sjellja shumë e ç’organizuar ose katatonike) karakterizohen me shfaqjen e diçkaje qe s’do duhej të shfaqej. Simptomat negative (sheshimi emocional, mungesa e të folurit spontan, mungesa e iniciativës) karakterizohen me mungesën e diçkaje që do duhej të shfaqej.
Shiko fotografinë 1799409
Simptomat pozitive
Simptomat pozitive janë shfaqje të ndjesive, besimeve dhe sjelljeve të cilat normalisht nuk shfaqen. Këto janë simptome që bien mjaftë në sy ndërsa njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për to.
اrregullimet në procesin e të menduarit
Procesi i të menduarit mund të çrregullohet në atë mënyrë që një mendim nuk lidhet direkt me mendimin paraprak. Apo, mendja mund të luaj në atë mënyrë që gjërat të cilat nuk janë të vërteta të duken si të vërteta. Mendimet mund të ndërpriten në gjysmë, sikur diçka e ndalon aftësinë e tyre që të mendojnë qartë. Kjo e vështirëson mjaftë bisedën e tyre me të tjerët. Gjithashtu, mund t’u duket se mendimet e tyre po transmetohen aq zëshëm, saqë të tjerët mund t’i dëgjojnë.
Deluzionet
Deluzionet janë besime të pavërteta. Ekzistojnë disa lloje të ndryshme të deluzioneve. Nëse beson se të tjerët po mundohen të të lëndojnë, e në fakt s’është e vërtetë, atëherë vuani nga deluzioni paranoik. Kjo mund të jetë një përvojë e tmerrshme sepse duket aq e vërtetë. Deluzionet lidhen me ambientin dhe duket se lidhen direkt me ty, edhe pse s’kanë të bëjnë fare me ty. Për shembull: mund të të duket se njerëzit po flasin për ty, apo mesazhe personale speciale po të komunikohen përmes TV-së, radios apo ndonjë mediumi tjetër. Deluzionet somatike janë besime të gabuara për trupin tënd, p.sh. që një sëmundje e tmerrshme ekziston në trupin tënd apo diçka nga jashtë ka hyrë ne trupin tënd apo po të kalon nëpër tru.
Deluzionet e madhështisë paraqiten kur ti beson se je shumë i veçantë apo ke fuqi apo aftësi të veçanta.
Shiko fotografinë 1799410
Halucinacionet
Kur ti dëgjon, sheh, ndjen aromë, shijon apo ndjen diçka që në të vërtetë nuk është, ti ke halucinacione. Ekzistojnë 5 lloje të ndryshme të halucinacioneve:
Dëgjimore - dëgjon gjëra që të tjerët nuk i dëgjojnë
Pamore - sheh gjëra që të tjerët nuk i shohin
Nuhatje - nuhatë gjëra që të tjerët nuk i nuhasin
Prekje - ndjen që diçka po të prek lëkurën, pa të prekur fare
Shijon - shijon diçka që nuk është aty.
Simptomat negative
Simptomat negative janë mungesë e aftësive të rëndësishme. Disa nga to përfshijnë:
* Paaftësinë që të shijojnë aktivitetet e ndryshme.
* Energji të ulët.
* Shprehje të zbrazëta dhe të topitura të fytyrës, apo kanë më pak lëvizje të fytyrës sidhe lëvizje fizike.
* Motivacion të ulët.
* Vështirësi në iniciativa.
* Paaftësi për të bërë shokë apo për të mbajtur shoqëri, apo s’duan të kenë fare shokë.

Edhepse në shikim të parë këto simptome mund të duken më pak përçarëse se zërat, mendimet e çuditshme, apo deluzionet, ato mund të afektojnë jetën tuaj mjaftë. Fatmirësisht, antipsikotikët e rinj ndihmojnë shumë në trajtimin e simptomave negative.
Simptomat kognitive
Simptomat kognitive i referohen vështirësive me koncentrimin dhe kujtesën:
* Të menduarit e çrregulluar.
* Të menduarit e ngadalësuar.
* Vështirësi në të kuptuar.
* Koncentrim i dobët.
* Kujtesë e dobët.
* Vështirësi në shprehjen e mendimeve.
* Vështirësi në integrimin e mendimeve.

Mënyrat e trajtimit
Pas një episodi të skizofrenisë, duhet të vazhdohet me barna antipsikotike nga 12 deri në 24 muaj. Nëse personi ndjehet mirë atëherë duhet të ndërpritet, sepse ka pak fakte se ilaçi mund të ndihmojë tutje, për shkak të rrezikut të diskensia tardive, dhe efekteve të tjera anësore. Pacientët të cilët kanë pasur episode të shpeshëhershme apo simptome të vazhdueshme, zakonisht vazhdojnë me medikamente për vite të tëra, dhe duhet të mbikëqyren rregullisht. Klozapina ka një rol të rëndësishëm në reagimin e dobët të pacientit. Gjithashtu, mund të ulë rrezikun për vetëvrasje.
Simptomat negative nuk përmirësohen me antipsikotikë, as me klozapinë. Përkundrazi, ekziston një mit se barërat i shkaktojnë ato. Ngjashëm, medikamentet kanë efekt të pakët në përgjithësi, për të mirë apo për të keq, në simptomat kognitive, edhepse antipsikotikët jotipik mund të bëjnë përmirësime të vogla.
Trajtimet e përgjithshme fizike
Benzodiazepina është e dobishme për qetësim për një kohë të shkurtër.
Antidepresantët duhet të përdoren në mënyrë normale gjatë ngjarjeve depresive në shizofreni. ECT nuk është efektive, përveç shtangimit katatonik.
Trajtimet psikologjike
Dy intervenimet që përdoren më së shumti, janë forma e terapisë familjare dhe TBK.Përveç këtyre intervenimeve specifike, duhet të dimë se një marrëdhënie me psikoterapi mbështetëse është pjesë përbërëse e menaxhimit (sikur në të gjitha sëmundjet e tjera kronike).
Përkrahja e familjes është mëse e domosdoshme. Terapia familjare fokusohet në të mësuarit rreth sëmundjes, dhe në ndryshimin e sjelljes së familjes. Një rishikim i fundit sistematik konfirmon efektet e saj, por është mjaftë e vështirë që të implemetohet, për shkak të përmbajtjes praktike dhe asaj financiare.
TBK duket të jetë efikase kundër halucinacioneve auditive dhe deluzioneve, dhe po përdoret si komponent i pandashëm në menaxhimin e skizofrenisë, posaçërisht për trajtimin e simptomave të mbetura.
Shiko fotografinë 1799411
 
Back
Top