Ado
FISEBILIL-LAH
-  
											
- Anëtarësuar më
 - Jul 19, 2008
 
 -  
											
- Mesazhe
 - 5,209
 
 -  
											
- Reagimet e mara
 - 225
 
 -  
											
- Mosha
 - 37
 
 -  
											
- Vendndodhja
 - Prishtinë/Republic Of Kosova...
 
Shefi i misionit të Britanisë së Madhe në OKB, ambasadori John Sawers ka deklaruar për BBC se mendimi këshillues i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk do të përcaktojë asgjë, por do të jetë një këshillë për diçka që ka ndodhur në të kaluarën e jo një udhëzim për të ardhmen.
Ambasadori Sawers, i cili ishte kundërshtar i fuqishëm i rezolutës serbe, tha se nuk ka dyshim në ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, dhe as në ligjshmërinë e njohjes së kësaj pavarësie nga Britania e Madhe.
“Mendoj se gjëja që bie më së shumti në sy nga votimi i sotëm ishte se më shumë vende e kishin të pamundur të mbështesin rezolutën serbe se sa që votuan në favor të saj. Nga 80 vende që ose abstenuan ose votuan kundër, shumica prej tyre ishin vende kryesore të BE-së dhe vende perëndimore, me të cilat duhet të bashkëpunojë ngushtë Serbia, derisa po ecën drejt integrimeve në BE dhe në strukturat euroatlantike. Nuk mendoj se ishte një rezultat i mirë për Serbinë. Ata e morën miratimin tani, por shumë vende në mënyrë të qartë ndanë rezervat e tyre të cilat ne i ngritëm rreth lëvizjes serbe”, ka thënë ai. /Telegrafi/