Sarandë, tritol makinës se kreut të grupit të gatshëm

  • Hapësi i temës Hapësi i temës WxP
  • Start date Start date

WxP

Staf në FV.AL
Adm
Shpërthim tritoli në makinën e komandantit të grupit të gatshëm polisicë së Sarandës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:34 të mëngjesit të sotëm.

Nga të dhënat paraprake mësohet se një sasi e konsiderueshme tritoli është vendosur në makinën e tip audi me targa të huaja W33BFA në pronësi të Aleksandër Lilo, komandant i grupit të gatshëm të policisë së Sarandës.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se automjeti ka qënë i parkuar pranë banesës së Lilos, në lagjen numër 4 ndërkohë që nga shpërthimi i fuqishëm i cili është dëgjuar në të gjithë qytetin nuk ka pasur të lënduar, përvec disa xhamave të banesave përreth.

Ndërkohë është gritur grupi i gatshëm i cili po heton shkaqet e shpërthimit bën me dije se dyshimet e para kanë të bëjnë me detyrën që ka Lilo pasi kjo është hera e dytë që ndodh një ngjarje e tillë.
(e.m/BalkanWeb)
 

Attachments

  • 43031.jpg
    43031.jpg
    27.4 KB · Shikime: 2
Back
Top