Sarandë, plagoset dy vjeçari, i bie tulla në kokë

Albanian27

Anëtar i ri
saranda-varferi.jpg
Një tullë i ka shpëtuar nga dora një punëtori që po punonte në katin e lartë të një pallati në ndërtim në qytetin e Sarandës, duke goditur fatkeqësisht një foshnjë vetëm dy vjeç, bëhet e ditur nga policia e Sarandës.

Foshnja është plagosur rëndë dhe pas një mjekimi në spitalin e Sarandës, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e qytetit të Janinës.

Fëmija gjendej në karrocë në praninë e nënës së vet dhe gjyshit kur ndodhi ngjarja fatkeqe, e cila rikthen edhe një herë në vëmendje kushtet e munguara të sigurisë në industrinë e ndërtimit. Ndërtimi është bërë industria me më shumë aksidente në Shqipëri, si për sa i takon punëtorëve që punojnë në të, ashtu edhe kalimtarëve që detyrohen të ecin poshtë pallateve të papërfunduara ku rrallë ose shumë rrallë gjenden masat e nevojshme mbrojtëse.t/ch
 
Back
Top