Sarandë, bie nga kati i 4-t i hotelit, maturanti në gjendje kome

ida angel

:)
V.I.P
SARANDث- Një maturant nga Bubullima e Lushnjes rezulton të jetë hedhur nga kati i katërt i një ndërtese në qytetin e Sarandës, ndërsa ndodhej atje për pushime në fundjavë.
53208_2.jpg

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i të riut i cili pasi ka qëndruar për disa orë në spitalin civil të Sarandës është dërguar me urgjencë në mëngjes drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Burime zyrtare të Spitalit Ushtarak tregojnë për News 24 se i riu ndodhet aktualisht në gjendje kome të thellë me pak shpresa për të mbijetuar, ndërsa po punohet për identifikimin e tij.

Të njëjtat burime pohojnë se djaloshi gjatë momentit fatal mendohet të ketë qënë nën efektin e drogave të forta që mund ta kenë cuar atë në vetëvrasje.
(el.me/News24/BalkanWeb)
 
Titulli: Sarandë, bie nga kati i 4-t i hotelit, maturanti në gjendje kome

Sarandë: Donte të urinonte nga ballkoni, bie nga kati i katërt

52976.jpg

SARANDE- Një i ri nga Bubullima e Lushnjes, me pushime në Sarandë, ka rënë nga kati i katërt i një hoteli në qytetin bregdetar. Françesko Mino, 17 vjeç, ka qenë në gjendje të dehur pasi po festonte me miqtë e tij kur rreth orës 4:30 doli në ballkonin e Hotel Eldorado për të urinuar.

Këtu, sipas burimeve policore, i riu ka humbur ekuilibrin duke përfunduar përtokë. Mësohet se ai ka pësuar disa dëmtime në veshkë dhe është dërguar më pas në spitalin e Sarandës. Mjekët vendas kanë gjykuar që do të ishte më mirë për të të kurohej në Tiranë dhe më pas është nisur me urgjencë drejt kryeqytetit.

Shqiptarja
 

Attachments

  • 52976.jpg
    52976.jpg
    33.4 KB · Shikime: 0
Back
Top