Titulli: Sao Tome e Principe shteti i 89-të që njeh Kosovën
Republika e اadit është vendi i 91 që njeh shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës. Përmes një note verbale dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Qeveria e Republikës së اadit ka konfirmuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.
“Qeveria e اadit njofton MPJ të Republikës së Kosovës se Republika e اadit edhe formalisht njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në notën verbale të Qeverisë së اadit.
Një muaj më parë (02 maj 2012), ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në Ambasadën e اadit në Paris kishte zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të اadit, Moussa Faki Mahamat.
Në këtë takim, ministri Hoxhaj kishte marr konfirmimin nga homologu i tij, që Republika e اadit shumë shpejt do të publikojë vendimin për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.
Njohja e Republikës së اadit vjen në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucioneve tjera të përfshira në procesin e njohjeve po bëjnë përpjekje maksimale për përmbylljen e plotë të këtij procesi.
اadi ndodhet në pjesën qendrore-veriore të Afrikës. اadi në veri kufizohet me Libinë, në lindje me Sudanin, në jug me Republikën e Afrikës Qendrore, në jug-perëndim me Kamerunin e Nigerinë dhe në veri-perëndim me Nigerin.
Republika e اadit zë një sipërfaqe prej 1,284 milion km2 në brendi të Afrikës Veriore dhe në të banojnë diçka më shumë se 10 milion banorë. Kryeqytet اadit është N´Xhamena (N´Djamena). Gjuhë zyrtare shtetërore janë frëngjishtja dhe arabishtja. Që nga 1996, sipas kushtetutës së miratuar është një republikë presidenciale.