Sami Nuredini nga fshati Krushopek i Sarajit është heroi më i ri i Shkupit dhe Maqedonisë pas shpëtimit të një vajze që ishte hedhur në ujrat e lumit Vardar. Dy ditë më parë, Nuredini u fut në ujrat e ftohta për të nxjerrë një vajzë 24 vjeçare, që ishte hedhur për tu vetëvrarë. Ngjarja që gjeti një hapësirë të konsiderueshme në media, i mahniti të gjithë për humanitetin e adoleshentit Sami Nuredini. Vetë Nuredini rrëfen se është zhytur në ujë vetëm për ta shpëtuar vajzën edhe pse asnjëherë më parë nuk është gjetur në një situatë të tillë. “E pashë shumë keq duke e marrë uji, nuk dija si të reagojë shumë keq më erdhi ta shohë në ujë, i hoqa rrobat dhe shkova. Asnjë nuk i jepte ndihmë dhe ashtu më erdhi nuk e di si të them”, u shpreh Sami Nuredini , shpëtues. Për gjestin e tij, Sami Nuredinit iu dha një shumë prej 2 mijë Euro si shpërblim dhe një ofertë punë në supermarketin Tineks. “ثshtë mirë që tragjeditë të rrallohen por shembujt e humanitetit dhe dhënies të ndihmës të jenë më të shpeshta”, tha Vlladimir Todoroviç, kryetar i komunës Qendër. Sami Nuredini nga zv/kryeministri Abdylaqim Ademi mori portretin e Nënës Terezë, në shenjë respekti për ndërhyrjen e tij në shpëtimin e jetës së vajzës afër Urës së Gurit. Adoleshenti Nuredini thotë se nëse do të ishte e nevojshme do të kishte vepruar në mënyrë të njëjtë edhe në të ardhmen.
alsat-m